Author: tirana

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar nga “foltorja” me demokratët e Beratit se javën e ardhshme do të njoftohet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 së delegatëve. “Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t’i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër”, tha Berisha.…

Read More

Një demokrat që ishte i pranishëm në “foltoren” e Sali Berishës në Berat ka ngritur dolli për ish kryeministrin. Ai tha se e mbante babai i tij në çantë dhe dollinë e ngre se është burrë shembullor. Berisha nuk ka mbajtur dot të qeshurën gjatë të gjithë këtij momenti. Ndërsa Bashës i tha “haram” për mundimin në çadër ku u plevitos dhe rezistencën tek parlamenti ku u helmua në gaz. Demokrati: Do t’i bëj thirrje Lulzim Bashës, haram e paç mundimin tim në çadër që u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time tek parlamenti që u helmuam me gaz.…

Read More

Pak çaste na ndajnë nga fillimi i spektaklit të kësaj të premteje. Banorët po marrin pak kohë për të pushuar dhe për të diskutuar me njëri-tjetrin. Ata kanë zgjedhur një temë sa interesante aq edhe të frikshme për të diskutuar. Donaldi, Kledi, Sabiani dhe Iliri i kanë rrëfyer njëri-tjetrit disa momente të vështira sa i përket udhëtimeve me makinë. Donaldi tregoi se teksa ishte duke udhëtuar në orët e para të mëngjesit, makina e tij humbi kontrollin dhe doli tërësisht nga rruga. ‘’Ishte ora 05;00 e mëngjesit, kishim pirë pak më parë. Mua më zuri gjumi dhe përfundova në një…

Read More

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Iva Tiço, Jerina Lalaj, Zana Turku dhe Desantila Vatnikaj, të cilat mes verës dhe gështenjave ndanë rrëfime të sinqerta. Iva zgjodhi lakrorin si afrodiziakun më të mirë para një fundjave në çift, ndërsa Dasantila i bëri një ftesë live së ëmës për të darkuar. Nga ana tjetër, Jerina Lalaj u vu përballë një tjetër zgjedhjeje, të përshëndeste live personin më të rëndësishëm të jetës ose ta kthente gotën e verës me fund. Ajo nuk ngurroi të përshëndeste ‘live’ dy prindërit e saj, duke i cilësuar si njerëzit më të…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin apo jo rritje të pensioneve për pensionistët. Por nga ana tjetër ajo garantoi të gjithë pensionistët se çdo vit do të jetë i garantuar bonusi i pensioneve, i cili do të jetë si një linjë e buxhetuar më vete. “Rikujtoj se ne çdo vit bëjmë një indeksiom të pensioneve, i cili shkon në linjë me normat e inflacionit, pra çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit, duke mbrojtur gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e…

Read More

4 plumbat që i morën jetën Elton Mermalit, ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, duket se kanë hapur “hesape” të vjetra në qytetin e Lushnjes. Edhe pse në vendin ku u gjet pa jetë 38-vjeçari nuk kishte asnjë gëzhojë dhe asnjë provë të vlefshme që mund të çojë në kapjen e autorëve, sërish hetuesit duket se nuk janë pa gjë. Mësohet se për vrasjen e tij ka dy persona, si të dyshuar kryesor lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që në qytetin e Lushnjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentet e fundit të jetës së Memali, gjithashtu i njohur si…

Read More

Një reper tepër i njohur në Suedi u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri për vdekje. 19-vjeçari Einar, emri i vërtetë i të cilit ishte Nils Gronberg, u vra në rrethinat e kryeqytetit dhe deri në këtë moment, asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen. Kjo ngjarje vjen vetëm 3 muaj pasi një këngëtar rival i tij, Yasin u dënua me 10 muaj burg për tentativën e rrëmbimit të Einar, i cili u mbajt në një apartament dhe u dhunua. Suedia ka vuajtur dhunën e bandave për vite dhe ka kaluar nga një nga vendet me nivelet më të…

Read More

Deklaratat e kryeministrit për ngritjen e satelitëve shqiptar në hapësirë surprizuan jo pak ambientin politik dhe mediatik. Ish-kryeministri Sali Berisha nga Berati u shpreh se e gjithë kjo situatë është një plan i Ramës për të hutuar qytetarët. “Kreu i meduzës do t’i hutojë shqiptarët me arnautë 1 dhe arnautë 2. Satelit 1 dhe satelit 2. Problemi i shqiptarëve qenka sateliti. I thotë fermerëve që tashmë i keni të dhënat me satelit. Një mashtrues dhe i pashpirt. Nëse shqiptarët 8 vite me parë qëndronin në krye të vendeve të rajonit për rrogën mesatare, sot janë të fundit dhe marrin 30%…

Read More

Qeveria ka prezantuar sot organizimin e buxhetit për vitin 2022 në të gjithë sektorët. Ministrja e Kulturës Elva Margariti është ndalur veçanërisht në atë që ajo e quajti fundi i sagës për banesën e Toptanëve. “Ajo që dua të ndaj është përfundimi i sagës së banesës së toptanasve. Qeveria shqiptare ka miratuar shpronësimin e pronarëve në zonën e toptanasve që do të kalojë tashmë me projektin e rijetëzëimit të kësaj godine historike për Tiranën. Kjo nismë sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit kaloi në një ngjarje edhe tragjike për t’i dhënë fund ashtu…

Read More

Elon Musk, shef i ”Tesla Motors”, mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX. Musk është tashmë personi më i pasur në botë me një vlerësim aktual prej 241 miliardë dollarësh. Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë. Analisti i ”Morgan Stanley” dhe Adam Jones tha se që nga fillimi i tij në 2002, SpaceX “ka sfiduar çdo ide të paramenduar…

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit. “Dy lajme shumë të rëndësishme për policinë, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave për ata punonjës që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, që do ta çojë deri në 150% pagat për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit dhe lajmi i dytë shumë i rëndësishëm është rritja e konsiderueshme në policinë e shtetit në infrastrukturën dixhitale. Kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha ai. Një tjetër lajm të mirë kishte edhe…

Read More