Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet Plymout dhe Bolton Wanderers, në kuadër të kampionatit Ligue One në Angli. Në ndeshjen e cila përfundoi 3-0 për vendasit lojtari i Plymouth pas një aksioni të gjatë realizoi me pellgut një gol mjaft të vështirë, raporton La Gazzeta dello Sport. La Gazzeta dello Sport. /albeu.com/
Author: tirana
Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. “Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj. Dy…
Pas këngëtares Semi Jaupaj, edhe aktorja Arjola Demiri ka treguar më shumë seç duhet për publikun, duke ekspozuar pjesët e saj intime. Teksa po bisedonte në pishinë më banorët e tjerë, aktorja ka humbur kontrollin e rrobave të saj të banjos, duke treguar më shumë seç duket. Megjithatë e evidentoi vetë si fakt, duke e kaluar dhe me të qeshura.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama nga Foltorja që po mban në qytetin e Beratit, ku është pritur nga mbështetësit. Berisha është shprehur se PD do të përgatitet për protesta që Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë, por shtoi se fillimisht PD duhet të zgjidhë problemet e brendshme, pasi kryetari Lulzim Basha është marrë peng nga Edi rama. “Të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi vullnet-vjedhur. Ia çojmë këtë mesazh atij. Ne fillimisht duhet të zgjidhim problemin tonë, pasi Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili…
Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe siguron qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për transportin ndërqytetës. “Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët” tha ai. Por a do të ndodhë e njëjta gjë edhe për transportin urban? Gonxhe nuk dha siguri duke u shprehur se kjo është kompetencë e bashkive për të menaxhuar situatën për transportin brenda qytetit. “Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai në ABC.…
Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Kretën mbrëmjen e sotme në vetëm 8 minuta. Lëkundja më e fortë ishte 3.9 e shkallës rihter 10 km në juglindje të Arkalochorit me thellësi 5 km. Ndërkohë pas pak minutash është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 i pasuar nga më i fundit me magnitudë 3.1 ballë. Prej disa kohësh Kreta është kthyer në një epiqendër tërmetesh në Greqi, veçanërisht Arkalochori ku pak javë më parë u shënua edhe një viktimë. Mediat greke kanë shpërndarë edhe një udhëzues për qytetarët se çfarë duhet të bëjnë në rast tërmeti. Ajo sugjeron të gjithë…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar ditën e sotme ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz, shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy zyrtarëve rusë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, janë publikuar edhe emrat e dy zyrtarëve rusë, të cilët janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev. Ky i fundit nuk e ka për herë të parë dëbimin nga një shtet, pasi në janar të këtij viti qeveria shqiptare e shpalli “non grata”, me…
Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” nuk sugjeron marrjen e një doze të tretë për individët e shëndetshëm por inkurajon që të bëjnë një gjë të tillë moshat e thyera. Nga SHBA në një intervistë për Euronews Albania, z. Domi tha se nuk përkrah as vaksinimit për fëmijët nën 16 vjeç. “Për moshat e thyera dhe ato që kanë sëmundje, një dozë e tretë do të ketë avantazh. Për individë të shëndetshëm doza e tretë nuk do të shtonë ndonjë avantazh afatgjatë. Avantazhet për fëmijët nën 16 vjeç janë minimale. Duke mos pasur një avantazh nuk jam…
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium. Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve. FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më…
Akademia Shqiptare e Forcave të Armatosura (AFA) po organizon Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes (SCSDS) 2021, ku marrin pjesë dhe shumë vende të tjera. Qëllimi i SCSDS është të edukojë oficerë ushtarakë (OF5) dhe zyrtarë civilë nga Shqipëria, NATO dhe vendet partnere në nivelin strategjik. Kursi u përpilua nga studentë nga Shqipëria, Gjermania, Greqia, Bullgaria, Kosova, Italia dhe Gjeorgjia. Në këtë aderim, AFA ftoi si lektor dhe anëtarë të fakultetit të Kolegjit të Mbrojtjes Baltike për mësimdhënie. Dr. Sandis Šraders dhe COL (ret.) Dr. Clirim Toci dhanë leksione në SCSDS për disa çështje që sfidojnë mjedisin…
Stefania Nobile dhe Wanna Marchi, dy personazhet më të përfolura në Itali, ishin sot në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku përmes intervistës ekskluzive treguan se si ndjehen pasi u akuzuan dhe vuajtën dënimin me 10 vite burg. Wanna dikur mbretëresha e teleshitjeve në Itali dhe Stefania, vajza që se braktisi kurrë, folën mbi skandalin me teleshitjet apo gjykimin e publikut Italian. Sot nënë e bijë jetojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, e pikërisht për vendin tonë u shprehen me fjalët më të bukura dhe vlerësuese. Respekti, dinjiteti dhe nderi ishin 3 cilësitë që Stefania ka gjetur në Shqipëri,…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pallatet e përfunduara në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Rama nuk e ka zbuluar vendndodhjen por kërkon nga komentuesit ta gjejnë se ku ndodhet ky qytet. “A e gjeni dot ku është ky qytet?”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krah fotove.