Author: tirana

Pediatrja Lira Gjika e ftuar në Dritare TV tha se deri në moshën 2-vjeçare, fëmijët nuk duhet të përdorin telefonin. Përdorimi i mjeteve teknologjike, u shpreh Gjika, është i dëmshëm në mënyrë të veçantë për të folurën. “T’i japësh fëmijës telefonin që të rrijë urtë, tregon se je një prind i papërgjegjshëm. Telefoni deri në moshën 2-vjeç nuk duhet përdorur. Është shumë i dëmshëm sidomos për të folurën. Gjuha ndërtohet nga marrëdhëniet njeri me njeri. Ndërsa kur i japim telefoni gjuha zhvillohet nëpërmjet sendit dhe jo njeriut. Ky është një problem që sot shkencëtarët e bërtasin me të madhe. Edhe…

Read More

Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme e cila kalb lëkurën është në rritje në Angli, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit. Bakteret që gjenden normalisht në vendet si Afrika e Jugut dhe India, tani po shihen edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një numër në rritje të vazhdueshme. Donovanosis ose klebsiella granulomatis krijon lezione rreth ijëve dhe organeve gjenitale të cilat mund të kthehen në ulcera me erë të keqe nëse nuk trajtohen. Të dhënat nga Shëndeti Publik në Angli tregojnë se në 2016 u raportuan 19 rastet të infeksionit, por që u rritën ndjeshëm në 30 deri në vitin…

Read More

Ish presidenti Bujar Nishani, i cili është në mbështetje të hapur të Berishës në nismën e tij për t’u rikthyer në krye të PD dhe largimit të Bashës, është shprehur kundër të gjithë atyre që artikulojnë tezën e shkrirjes së PD dhe të largimit të atyre politikanëve që kanë mbi 20 vite në politike. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, Nishani thotë se të gjithë ata që i përmbahen kësdaj teze apriori, kanë probleme të mëdha integriteti. Postimi i plote i Nishanit: Në zhvillimet e debatit politik të kohëve të fundit, po tentohet ti jepet vokacion dy tezave.…

Read More

Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë. Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. Por a do të shkojë Edi Rama në Komisionin Hetimor që ka ngritur opozita? Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, anëtare e këtij komisioni u shpreh se “Nuk besoj që do të jetë hera e parë, kryeministri ka ardhur edhe herë të tjera…

Read More

Ministria e Drejtësisë ka nisur verifikimet mbi procedurat se si është emëruar në detyrë drejtori i paraburgimit 313 në Tiranë. Ky shtetas e mori detyrën gjatë kohës kur u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Durrës. Por, nuk ka ende të dhëna konkrete se përse institucionet përgjegjëse mbyllën sytë përpara këtij fakti, duke e komanduar gjatë 2020, Edison Metaj, si titular të burgut më të rëndësishëm, brenda të cilit aplikohet regjimi i ashpër 41 bissKy katapultim i tij ndodhi gjatë kohës që ishte nën gjykim dhe kur u shpall fajtor, teksa ndaj Metaj rëndonte akuza e falsifikimit të…

Read More

Analisti Mustafa Nano vettingun e politikanëve e konsideroi si fars politike, pasi me bërjen e reformës në drejtësi mjafton një ligj ku çdo politikan duhet të justifikojë pasurinë e deklaruar. Pjesë nga intervista në MCN Tv Rikthehet nisma për vettingun e politikanëve. A mund të jetë kjo një manovër për të larguar Sali Berishën nga partia, por edhe nga politika institucionale, tashmë edhe në mënyrë legale? Nano: Mund të shihet dhe kështu por duhet të penetrojmë në mendjen e Bashës. Këtë ide e ka hedhur dhe Berisha si ide pa e ditur se ai do paralizohej i pari, por skam…

Read More

Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një intervistë ekskluzive pas rikthimit në Shqipëri. Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej. “Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është normale.…

Read More

Mbrëmjen e nesërme, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve. Autoriteti rrugor shqiptar se si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese. Njoftimi i ARRSH Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të…

Read More

Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë…

Read More

Ju jeni ende duke shkumëzuar pas një grindjeje me partnerin tuaj dhe ndërsa as nuk doni të jeni pranë tij, nuk mund të ndaloni t’i shkruani atij në telefonin tuaj. Ju shkruani diçka në nervat tuaja dhe e fshini atë. Pastaj vendosni tre pika dhe i fshini ato. Ju jeni në një rrugë pa krye, duke u dridhur nga pakënaqësia me mënyrën se si kanë dalë gjërat, por nuk jeni të sigurt se cilën rrugë do të merrni më pas. Të dish se çfarë të dërgosh pas një lufte mund të të ndihmojë të shpëtosh nga ky fshirje e pafund.…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan Colin Powell. Në një postim në Twitter, diplomatja Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve. Më tej Kim shkruan se çfarëdo sfide që dilte përpara, Powell do i jepte këshillat më të mira Presidentit që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Duke kujtuar kohën që ka punuar në sekretarinë e tij, Kim thotë se Powell pavarësisht angazhimeve që kishte, ai gjente kohën për t’i dhënë nxitje atyre që e rrethonin.…

Read More

57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6…

Read More