Author: tirana

Kreu i shtetit nuk heziton të jetë në stadium sa herë luan kombëtarja, ndërkohë që e ka bërë publik afeksionin e tij në rang klubesh të huaja. Ai është tifoz me Celtic, gjigantin e Skocisë në futboll. Ai ka fluturuar drejt Skocisë për ta parë nga afër skuadrën e zemrës në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit, ku luan shqiptari ynë kuqezi, Myrto Uzuni. Kjo ndeshje do të luhet në kuadrin e Ligës së Europës. Paraprakisht është ndalur në shtëpinë e ish-kapitenit tonë të kombëtares, Rudi Vata, një mik i tij, por edhe ish-futbollist i njohur në këtë vend, ku edhe jeton. Meta…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, është regjistruar 1 viktimë nga virusi. Nga krahu tjetër, 17 persona janë shpallur të infektuar me virusin. Sa i përket të shëruarve në këtë interval kohor, ato janë 86. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza…

Read More

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në miratim projektligjin për bashkëqeverisjen, që u bërë temë debati sot në mbledhje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Në fund të mbledhjes, Komisioni i Ligjeve e ka miratuar pr.ligjin me 12 vota pro, ndërsa 6 deputetë kanë votuar kundër. Projektligji përbën një nismë për rikonceptimin dhe riorganizimin institucional të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative, por edhe në proceset e tjera politikbërëse dhe vendimmarrëse. Objektivi final i tij është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë ndaj…

Read More

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë sot publike detaje për situatën e COVID-19 në vendin tonë. Rakacolli tha se nga virusi Covid-19 po infektohen dhe po humbin jetën edhe moshat e reja, ndaj sipas saj, të gjithë duhet të bëjnë vaksinën pa asnjë dyshim. “Situata e infeksionit paraqitet deri diku e stabilizuar, me një tendencë të lehtë në rënie. Ne ja dedikojmë këtë vaksinimit. Vazhdojmë të kemi të shtruar nëpër spitale, si dhe jetë të humbura. Ajo që dua unë të ritheksoj është se shumica e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, po ashtu edhe ajo e jetëve…

Read More

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës është duke punuar për rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të qytetarëve të Tiranës. Për këtë arsye, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin e kontraktorit gjerman CES Consulting Engineers, Karl Philip Khugin, me të cilin nënshkroi një marrëveshje për realizimin e dy projekteve të rëndësishme për furnizimin me ujë dhe rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit që financohen nga SwedFund. “Projekti i parë ka të bëjë me unazën e presionit. Ne kemi sjellë një linjë direkt nga Bovilla, pra është shtuar prurja në Tiranë. Kemi zgjeruar gjithashtu…

Read More

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Semi dhe Iliri së fundmi kanë pasur një debat shumë të fortë që madje është shoqëruar me ofendime. E gjitha nisi gjatë një diskutimi ku Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, i cili nuk e ka pritur aspak mirë. Pas këtij gjesti, ai i është kthyer konkurrentes duke e quajtur “e paedukatë”. Semi e ka sqaruar këtë ngjarje në dhomën e rrëfimit duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se ishte talluar. “Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e…

Read More

Gjatë fjalës së Ermonela Felajt, opozita ka ndërhyrë vazhdimisht duke mos e lënë të flasë. Kryetarja e Komisionit, Klotida Bushka ka kërkuar që të respektohet radha dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, por Gazment Bardhi nuk është “bindur” duke vijuar përplasjen me Felajn. Pjesë nga debati: Gazmend Bardhi: Ta tregoj ty! Ty ta tregoj dhe një gjë të tillë! Po vazhdo atje fjalën me projektligjin. Të lutem tërhiqi vëmendjen të qëndroj brenda temës. Ermonela Felaj: Atë tregoja dikujt tjetër. Nëse nuk do të dëgjosh, mungesa jote nuk është shqetësuese për askënd. Për sa jemi në një komision je i detyruar të më…

Read More

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryeministri Albin Kurti janë përplasur ashpër në Kuvendin e Kosovës për çështjen e veriut të vendit. Haradinaj tha se dyshon që Kurti i ndërmori dy veprime për aksione policore në veri, me qëllim që këtë pjesë të Kosovës “ta dorëzojë”. Ndërsa Kurti u tha se në veri nuk ka pasur kurrë më parë më shumë rend e ligj sesa tash. “Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot sesa kurdoherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. A ka shumë…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Në fjalën e saj, ministrja e cilësoi këtë projektligj si një mekanizëm të fuqishëm demokratik në duar të qytetarëve. “Ky Projektakt pasqyron vizionin dhe synimin e Këshillit të Ministrave te Republikëse së Shqipërisë për krijimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës të vendimmarrjes me publikun, si një garanci për realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme, brenda aparatit të pushtetit ekzekutiv.”-tha ndër të tjera ministrja në fjalën e saj. -Pjesë nga fjala e ministres Spiropali në Komisionin…

Read More

Në Rusi çështja e vdekjes së 4 turistëve nga Moska në një hotel në fshatin Qerret në Kavajë ka shkuar deri në nivelet më të lartë të shtetit rus. Vetë Alexander Bastrykin kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, që është ekuivalente si KLP në Tiranë ka udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore atje për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të shtetasve rusë.

Read More

Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel. Mësohet se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur. Nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit. Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe,…

Read More

Astrologu Jorgo Pulla, ka bërë parashikimin e tre mujorit të fundit të vitit, ku dhe ka treguar se si do të jetë situata politike në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Pulla shprehet se nga 15 dhjetori deri më 27 mars do të zgjidhen çështjet politike në Shqipëri. “Do të kemi në muajin nëntor, 15-Nëntor, 20 Dhjetor dhe deri më 27 Mars,  të 2022 do të  kenë përfunduar gjërat dhe do t’i zgjidhen”- u shpreh ai. 

Read More