Author: tirana

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë edhe këtë të hënë në protestë kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe të bukës. Për të tretën ditë me radhë, qytetarët kanë mbushur rrugën përpara kryeministrisë teksa kërkojnë llogari nga qeveria për rritjen e çmimeve. Me pankarta nëpër duar, ata thonë se rritja e çmimeve është e përballushme për shumicën e qytetarëve të thjeshtë të cilët jetojnë me të ardhura minimale. Një prej qytetarëve në protestë thotë se po jeton në një diktaturë më të egër se sa në periudhën e komunizmit. Duke iu drejtuar qeverisë, ai shprehet se kryeministri ka…

Read More

Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh brenda grupit parlamentar të PD se ish-kryeministri është e kaluara, që duhet të ishte larguar me kohë. Ai shtoi se për Berishën ka respekt, por theksoi se tani po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive dhe asgjësuese. “Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai?…

Read More

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate ku kryefjalë e së cilave ishte raporti i kryedemokratit Basha me ish-kryeministrin Sali Berisha. Për deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka, Partia Demokratike duhet t’i rikthehet ndryshimit. Por, ndryshe janë shprehur Albana Vokshi dhe Edmond Spaho të cilët gjatë debateve janë shprehur se nëse duhet të kthehet apo jo “Berishizmi” e vendos Kuvendi dhe anëtarsia. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për mbledhjen e Kuvendit. Debati Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu spo…

Read More

  Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një intervistë ekskluzive pas rikthimit në Shqipëri. Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej. “Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është…

Read More

Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin. Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët. I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron,…

Read More

Aktorja e famshme, Angelina Jolie është shumë e emocionuar për publikimin e librit të saj të ri:‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth’.Të shtunën, Angelina organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten. “Kur fëmijët dhe të rinjtë kanë agjencinë, fuqinë dhe njohuritë për të folur, ata mund të ndryshojnë jetën, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të barabartë,”– shkroi aktorja në Instagram. “Ky është mesazhi i librit tonë të ri, i cili është shkruar në konsultim me…

Read More

Gjuha shqipe është shkruar me alfabete të ndryshme që kanë qenë në përdorim në rajon. Në periudhën Osmane gjuhën shqipe e gjejmë të shkruar edhe me alfabet arab. Klerikët shqiptar shpesh herë na kanë sjellë tekse dhe shkrime me përmbajtje fetare në gjuhën shqipe. Në këto dy fletë kemi pjesë ilahi në turqishten e vjetër dhe në shqip. Karakteristikë është mënyra e të shkruarit shqip. Duke qenë me përmbajtje fetare, në shkrim kemi edhe fjalë me terminologji arabe.Tek një nga poezitë: “Hadha ilahi arnavuça” – “Kjo është ilahi shqip”Kaligrafia e përdorur është nesih. Teksti është ndarë në katër kolona. Ndarja…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki: 143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has. Janë 6274 pacientë aktivë…

Read More

Astrit Patozi / Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejtësi të admirueshme ndaj zhvillimeve politike, ndërkohë që në Shqipëri duket sikur koha ka ngecur në vend.Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme situata në Prishtinë duket se ka ndryshuar rrënjësisht, ndërsa në Tiranë këneta ngjan të jetë e patrazuar, edhe pse “foltoret” e ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti 8 vjet më parë vazhdojnë të jenë i vetmi lajm i rëndësishëm politik.Kosova ka ndërruar brezin e tretë të politikanëve në pak vite dhe po përgatitet, ndoshta pa shumë dhimbje, për të kartërtin, ndërsa tek ne pas 31…

Read More

Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, gënjeshtarëve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e Partisë Demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të…

Read More

E shkëputur nga shkolla dekada më parë, palestinezja e moshuar Xhihad Battu ka arritur të marrë diplomën e saj bachelor në Sheriatin Islam në moshën 85 -vjeçare. Gruaja palestineze lindi në vitin 1936 në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, në mes të një kryengritjeje palestineze që kërkonte dhënien fund të migrimit hebre në Palestinë. Ajo u emërua Xhihad nga familja e saj, një emër arab që do të thotë “përpjekje”. Xhihadi ndoqi shkollën në qytetin e saj të lindjes Mujaydil afër qytetit të Nazaretit deri në vitin 1948 kur palestinezët përjetuan dëbime masive nga shtëpitë dhe qytetet e tyre nën…

Read More