Author: tirana

Paloma ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se është dhunuar vite më parë nga bashkëshorti. Ajo zbuloi se bashkëshorti e ka përplasur në tokë, madje e ka kërcënuar dhe me thikë. Paloma tha se ka duruar 8 vite me radhë, mirëpo në vitet e fundit, situata u rëndua. ‘Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori…

Read More

Semi dhe Donaldi kanë qenë miq të mirë jashtë dhe vazhdojnë të rujnë raportin edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Teksa pjesa më e madhe e tyre janë në gjumë, ata po komentonin lojën e deritanishme dhe të ndajnë me njëri-tjetrin aspekte nga jeta e tyre private. Semi i tregoi Donaldit se që adoleshente dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë e një fëmije. Me rritjen prioritetet ndryshuan dhe ajo kuptoi se kjo gjë nuk ishte dhe aq e lehtë. Semi: Kam dashur shumë të bëhesha nënë Donaldi: E pse nuk u bëre? Me Bojkenin…

Read More

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli pranon se PD është në një udhëkryq të madh, por si çdo sfidë tjetër edhe kjo sfidë mund të kthehet në një oportunitet të madh për ta kthyer këtë parti në një alternativë të shqiptarëve për të larguar nga pushteti Edi Ramën. “Nuk kam qenë kurrë jashtë PD edhe kur formalisht mund të dukej. Është një moment i një udhëkryqi të madh të opozitës në tërësi dhe PD në veçanti, një krizë që po kthehet në një sfidë dhe si çdo sfidë ka mundësi të kthehet në një oportunitet të madh për të bërë një…

Read More

Hurmat, fruta të pasura me ushqyes, kanë vërtetuar se janë aleatë të vlefshëm për zemrën dhe rregullojnë funksionet e zorrëve. Le të shohim më në detaje. Fruta ushqyese dhe të pasura me energji, që kanë vlera laksative dhe diuretike. Ato janë gjithashtu të pasura me kripëra minerale, dhe veçanërisht me kalium, thelbësore për ruajtjen e lëngjeve në qeliza. Shquhen për sasinë e lartë të vitaminës C, veçanërisht tek frutat shumë të pjekura. Kur ajo është e papjekur është e pasur me tanin i cili i jep një shije të idhët. Në fund të procesit të pjekjes, tanina zvogëlohet ndërsa sheqernat…

Read More

Nuk mungojnë reagimet e mazhorancës ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. I fundit që ka komentuar është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit, gjatë një interviste dhënë në Top News ka komplimentuar Bashën për përjashtimin e Sali Berishës. Ai tha se Basha u tregua lider. ‘Duhet vlerësuar, Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën, meriton respekt’, është shprehur Veliaj gjatë intervistës së tij.

Read More

Ju kujtohet proverba e famshme e shekullit të 19-të mbi mollët? Anglezët thonë vërtetë se “një mollë në ditë i thotë mjekut ik” e këtë e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit. Mollët janë një nga frutat më me shumë varietete dhe vlera e janë të përhapura në të gjithë botën. Mund të konsumoni më shumë se 100 varietete të tyre dhe të merrni menjëherë një dozë të plotë vlerash. Një studim i publikuar së fundëmi në revistën Harvard Health, tregon mbi të dhënat domethënëse që ekspertët kanë gjetur për mollët dhe shëndetin. Vlerat e mollëve në shëndet: Konsiderohen si fruit…

Read More

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën. Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk…

Read More

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Ferizajt, pasi akuzohet se ka sulmuar fizikisht mësuesen e vajzës së saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok. Shkak është bërë një vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, dhe 35-vjeçarja e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime në trup. “Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës…

Read More

Presidenti Erdogan tha se do të reagonin në një formë tjetër ndaj grupeve të kurdëve në Siri, të cilat konsiderohen si terroriste nga Turqia. Gjatë fjalës së tij pasi doli nga falja e namazit të së premtes, Erdogan tha se Turqia do të përballet ndryshe tashmë me këto grupe, gjë që u përkthye si sinjali i një ndërhyrjeje tjetër të Turqisë në Siri. “Siç e dini, jo vetëm në veri, porn ë të gjithë Sirinë operojnë këto grupe terroriste që mbështeten edhe nga koalicioni si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me armë dhe mjete të tjera. Durimit tonë i…

Read More

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht 2 të tjerë. Mësohet se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija pasi shtetasi me inicialet A.T, 45 vjeç, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas. Gjatë…

Read More

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë. Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda. Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve. Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin…

Read More