Author: tirana

Gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 77 patenta dhe janë ndëshkuar 2340 shoferë. Policia bën me dije se të gjithë shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke paralajmëruar se gjatë fundjavës do të intensifikohen kontrollet duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Ndër të tjera mësohet se vetëm në 48 orë janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Read More

Aureola Gaçe është një nga artistet më energjike dhe shpërthyese të skenës shqiptare. Aq fuqi sa ka në zërin e saj, aq ka edhe në fizikun e saj dhe për këtë Aurela di si të kujdeset. Në një video të postuar në “Instagram”, këngëtarja shkruan: “Duke pritur 47-vjetorin (nesër dmth). Të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, shpirtëror, psikologjik është dashuri jo vetëm për veten, aq më shumë dashuri shpërndajnë, aq më shumë japim në familje, në shoqëri. Unë të paktën kështu e shoh, e kështu veproj”, shkruan Aurela. View this post on Instagram A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau…

Read More

Ka përfunduar këqyrja e fletëve të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore për KZAZ nr. 1, që i përket qarkut të Shkodrës. Sipas shifrave të nxjerra nga KQZ, shihet se pas verifikimit, Partisë Socialiste i është shtuar 1 votë, pasi në kuti ka patur 692 vota, në krahasim me 691 që ishin numëruar pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë PD dhe LSI kanë dalë me nga 1 votë më pak. Më konkretisht, pas verifikimit LSI ka 57 vota, ndërsa PD 761. Edhe PSD ka dalë me 2 vota më pak pas verifikimeve të rezultatit. Kujtojmë se KQZ do të rinumërojë…

Read More

Pas 6 vitesh, Adele tashmë ka publikuar këngën e saj të re. Ajo titullohet “Easy On Me”, një baladë emocionale e luajtur në piano, që u publikua në mesnatë, duke iu ofruar fansave perlën e parë të albumit të saj të ri, të titulluar “30”. “Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u divorcuar në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj mirëkuptim. “Unë ndryshova dhe ju vendosa ju të dyve në radhë të parë”, thotë ajo, “por tani unë po heq dorë”. Në klipin e këngës, regjisori Xavier…

Read More

Ndonëse vajzat e showbizz-it përpiqen të ruajnë veçantinë e tyre duke mos u shfaqur me të njëjtin ‘look’ në daljet e tyre televizive, ka shumë raste kur ato inspirohen nga njëra-tjetra apo në mënyrë të rastësishme bëjnë ‘xing’ me veshjet e tyre. Rasti i Elhaida Danit dhe Xhensila Myrtezaj është më “i freskëti”. Ato kanë zgjedhur të dyja të njëjtën xhaketë, që në pjesën e përparme ka të hapur një zemër të qëndisur me gurë, e cila ekspozon edhe bustin. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra, pasi Elhaida e ka në ngjyrën rozë, ndërsa Xhensila në të zezë. E…

Read More

Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit është më e komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Kemi parë puthje, përqafime, deklarata të ëmbla, surpriza romantike, e së fundmi kanë nisur edhe xhelozitë. Fifi duket se nuk e përballon dot vëmendjen që Graniti i jep vajzave të tjera të shtëpisë dhe nuk ka hezituar të ironizojë afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte. Pak minuta më pas Fifi ka qëndruar e vetme në shtratin e saj, e përlotur teksa i thotë Granitit se nuk dëshiron që të bëhet pengesë përballë një…

Read More

Gazetari Artan Hoxha shkruan se Policia e Shtetit e ka mbyllur me bilanc negativ ultimatumin 100 ditësh të vendosur nga kryeministri Edi Rama më datën 8 korrik.about:blank Ai shkruan se lufta ndaj kanbizimit të vendit shënoi dështim. Sipas tij ngjarjet që ndodhën këto 100 ditë nuk do mjaftonte një natë dimri për ti treguar. Reagimi i Hoxhës

Read More

Prej disa muaj në media është raportuar se Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët. U tha se kënga ka përfunduar dhe se pritej xhirimi i videoklipit. Ndërkohë, vetë tre artistët nuk e kanë konfirmuar diçka të tillë. Deri sot, kur si “padashje” konfirmuan se kënga është gati dhe do lançohet së shpejti. Të tre ata publikuan në rrjetet sociale foto nga xhirimi i klipit në të njëjtën kohë. Teksa si konfirmimim për bashkëpunimin e tyre shërbyen komentet në postimet e njëri-tjetrit. “Gati, gati edhe paak”- shkroi Xhensila, kurse Majk shkëputi një varg…

Read More

U kap 6 herë me kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’ . Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës…

Read More

Dalja e fundit e Victoria Beckham në Instagram ka shokuar rrjetin mbarë. Pse? Për shkak të fytyrës së saj “të re”. Duket se 47-vjeçarja nuk i ka rezistuar dot botoksit dhe fillerave, duke ndryshuar pamjen e saj. Sigurisht, ndryshimi u vu re menjëherë dhe në Twitter vërshuan komentet ku të gjithë i drejtoheshin Victoria-s me fjalët “Cfarë i ke bërë vetes?”. Victoria nuk preferoi t’i komentojë këto ndryshime, por i komentuan gjerë e gjatë të tjerët për të. Për shumë vite, Beckham ka ruajtur pamjen e saj natyrale dhe “të paprekur” nga gjilpërat, mirëpo duket se kalimi i viteve bën…

Read More

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD nga Lulzim Basha do të “fikë” lëvizjen e ish-liderit Sali Berisha. Sipas Nanos në këtë mënyrë vula e PD do ti mbetet Bashës. “Kuvendi që mbledh Basha është legal. Ai mund ta bëjë nëse delegatët janë në linjën e tij. Në këtë mënyrë dhe Berisha fiket me lëvizjen e tij. Vula mbetet në duart e Bashës dhe vula është e rëndësishme”, tha Nano për MCN Tv.

Read More