Nga Eduart Halimi Mandati i anëtarëve të KPK (vettingu i shkallës së parë) të zgjedhur në mes të fushatës elektorale të 2017, mbaron në korrik të v.2022, ndërsa i antarëve të KPA (Apelit) në 2026 (neni 179/b pika 8 e Kushtetutës). Megjithatë debati ka nisur një vit më parë, pasi kërkohet që të ndryshohet Kushtetuta për të zgjatur këtë afat (5 vjeçar) vetëm për KPK. Si avokat i sektorit privat prej 4 vjetesh, po ndaj një opinion të shkurtër me pyetje e përgjigjie te thjeshta, i cili shpreh mendimin tim personal pavarsisht afilacionit me familjen time politike dhe larg retorikës.PYETJET…
Author: tirana
Çmimi i gazit në Evropë gjatë tregtimit në bursën londineze ICE sot sërish u rrit në mbi 1 200 dollarë për 1 000 metra kub, më saktësisht 1 230 dollarë. Çmimet e kontratave për fuçi për nëntorin në Holandë u rritën në 1 229 dollarë për 1 000 metra kub apo 102,5 euro për megavat-orë. Pas rritjes fillestare sot në mëngjes, çmimi i gazit deri diku u ngadalësua dhe është në nivelin prej 1 208 dollarësh për 1 000 metra kub. Rritja e përgjithshme e çmimit prej fillimit të ditës është rreth 7,6 për qind. I ashtuquajturi indeksi i gazit…
Rudina Demniri, e njohur si Paloma, në një bisedë me Monika Lubonjën në “Big Brother Vip”, ka rrëfyer se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, muzikanti Alandy, për 8 vjet me radhë. Gazetarja e njohur ka treguar të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai. Sipas versionit të Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit. “Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që…
Kryeministri slloven Janez Jansa, që për 6 muaj mban edhe rolin e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, ka komentuar një mision të disa eurodeputetëve në Lubjanë, duke i cilësuar si “kukulla të Sorosit”. Një postim i vjetër që slloveni i kishte bërë retëeet, por që tregonte pakënaqësinë tij të sotme ndaj misionit, ende në process që ka si objektiv monitorimin e lirisë së shtypit në atë vend. Ndër pjesëtarët e misionit, ishin edhe disa deputetë holandez si Sophie In’t Veld, diçka që shtyu reagimin e kryeministrit Mark Rutte, që cilësoi si të papërshtatshëm postimin dhe e dënuar në mënyrë…
Edy Reja është kritikuar jo pak, shpesh për zgjedhjet e bëra dhe mbi të gjitha për skemën e tij të preferuar 3-5-2 që zbeh disa elementë të vyer. Së fundmi, italiani u kritikua edhe për fatin që la Armando Brojën në stol në sfidën ndaj Polonisë, kritika që erdhën nga ish të famshëm si Altin Lala. Në më shumë se një herë edhe presidenti Duka është detyruar të dal publikisht të konfirmojë besimin e tij ndaj Edy Reja. Italiani u ul në stolin e kuqezi në një moment të vështirë pasi eksperimentimit të dështuar me Panucci. Që nga 17 prilli…
Policia e Vlorës ka sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka arrestuar një 25-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me administratorët e njësive bashkiake njoftuan nisjen e fushatës derë më derë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19. Veliaj tha se teksa Tirana vitin tjetër do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet që e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar. “Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën. Vitin që vjen, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur të…
Certifikata shëndetësore COVID-19, nga sot, është bërë e detyrueshme për të gjithë punëtorët në Itali. Me këtë certifikatë, të gjithë atyre u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij. Më shumë se 85% e italianëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë së paku një dozë të vaksinës anti-COVID, por rreth tre milionë punëtorë vlerësohet se janë ende të pavaksinuar. Vendimi për ta bërë certifikatën të detyrueshme është një nga masat më të ashpra në botë kundër sëmundjes COVID-19. Një punëtor pa të rrezikon të pezullohet nga puna pa…
Një në dy pacientë vuajnë nga “Covid i zgjatur” edhe gjashtë muaj pas rikuperimit, sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open. Sistemet dhe organizatat shëndetësore duhet të përgatisin pacientët për efektet psikologjike dhe fizike që mund të prekin një numër të konsiderueshëm, theksojnë shkencëtarët. Sipas të dhënave nga dhjetori i 2019, afërsisht 240 milionë persona në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus. Simptomat më të zakonshme që kanë raportuar janë lodhje, gulçim, dhimbje gjoksi ose kyçesh dhe humbje të shijes ose nuhatjes. Hulumtuesit analizuan 57 raporte nga e gjithë bota të 250,351 të rriturve dhe fëmijëve të…
Policia e Tiranës ka arrestuar në dalje të Kamzës një 32-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt. Në pranga ka rënë i riu E. Sh., i cili i kishte marrë emigrantët në Pogradec me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, janë arrestuar në kryeqytet edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin…
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i cili do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë, që i referohet periudhës nga 16 marsi deri më 15 shtator. Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga presidentja Vjosa Osmani e cila udhëtoi të mërkurën për New York, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç. Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin, i cili ditë më parë u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë…
E diela e 17 tetorit ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të jetë edhe një ditë pa makina. Krahas ndalimit të qarkullimit të automjeteve për datat 16 dhe 17 tetor, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona prej ditës së premte 15 tetor. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë shpërndarë njoftimet tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos parkojmë duke filluar nga data 15 tetor në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli);…