Pas një promovimi disa mujor, kënga e re e artistes Adele tashmë është publikuar. “Easy On Me”, një baladë me melodi emocionale të luajtur në piano, u publikua në mesnatën e Mbretërisë së Bashkuar, duke iu ofruar fansave pamjen e parë të albumit të saj të ri, të titulluar “30”. Ky do të jetë vazhdimi i saj për albumet masivisht të suksesshme si: “19”, “21” dhe “25”, shkruan BBC. “Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u larguar nga martesa e saj në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të…
Author: tirana
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje ‘live’ me emisionin ‘Breaking’ zbardhi disa detaje nga mbledhja e Kryesisë që u zhvillua sot në selinë e Partisë Socialiste. Ashtu si Rama pak më herët para tij, edhe Veliaj tha se PS është në një proces reflektimi dhe rifreskimi me të rinj. “PS do të bëjë një mega fushatë për përfshirjen e të rinjve. Ka shumë të rinj që duan të futen në politikë, ka energji të mirë. Pra në çdo institucion funksionon ky parim. Gabimi fatal që mund të bëjë PS është të shohë një opozitë të shkatërruar dhe të kalojë në…
Presidenti rus, Vladimir Putin, u “tall” me një gazetare amerikane me eksperiencë në fushën e biznesit. Ngjarja ndodhi në një studio ditën e mërkurë në forumin “Russian Energy Week”. Ai i tha gazetares Hadley Gamble që është shumë e bukur për të kuptuar argumentin e tij kompleks. Gazetarja i kishte bërë presion Putinin mbi raportet që tregonin se ai ka ndaluar furnizimin e Europës me gaz në mënyrë që Rusia të rriste çmimet. Pasi lideri i Rusisë hodhi poshtë akuzat, ajo e pyeti sesi Moska mund të bindë partnerët europianë që Rusia është një burim i besueshëm kur ka raporte…
Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, ka njoftuar këtë të premte se e hëna e 18 tetorit, do të shënojë dhe nisjen e vitit të ri akademik, për të gjitha ciklet e arsimit, pa përfshirë këtu vitin e parë master, që do të nisë më 10 nëntor. Ai tha se studentëve dhe pedagogëve u ka munguar mësimi në auditore dhe rikthimi, do të bëhet duke respektuar të gjitha rregulloret, duke ndjekur dhe modelet e vendeve fqinje. Hoxha theksoi më tej, se është diskutuar që disa nga programet e studimit të zhvillohen në gjuhën angleze, me qëllim afrimin e studentëve…
Greqia është në vorbullën e motit të keq pasi fenomenet e motit intensive u shfaqen që nga mëngjesi i së enjtes në pothuajse të gjithë territorin, duke shkaktuar përmbytje të rrezikshme, fatkeqësi dhe madje kaos në rrugët kryesore. Orët kritike do të jenë kryesisht nga ora 03:00 pas mesnate kur pritet që fenomenet të intensifikohen përsëri. Ndërkohë sipas MeteoAlb, në Shqipëri dita e nesërme pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore. Po gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti…
Deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh se Lulzim Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, sepse do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai tha se Basha ka projekt vetëm rutinën parlamentare. “Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua.…
Gazetari Alfred Lela gjatë një interviste televizive, është shprehur se Sali Berisha momentalisht brenda bazës ka më shumë mbështetës të anëtarëve në PD.about:blank “PD ndodhet në një krizë lidershipi, është krizë manaxheriale, nuk i takon vetëm liderit por edhe atyre që Basha ka ndarë pushtetin. Sigurisht është edhe krizë besimi që krijon debatin, si pasojë e frustrimit e një lidershipi të paqartë. Deri kur Basha e pezulloi Berishën nga PD ishte perceptimi se të paktën pushteti në PD ishte ndarë në dysh, pra Basha-Berisha. Dy liderat kanë besimin brenda PD. Nga kjo ndarje nga akti i vetëm i lidershipit nën…
Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria ka në plan të dërgojë në hapësirë dy satelitë deri vitin e ardhshëm. Këto deklarata janë komentuar me ironi nga ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, se austronauti i parë mund të jetë Basha. “PD ka dominuar jetën politike shqiptare në 30 vitet e pluralizimit politik. Është një parti e madhe e cila i ka kapacitetet të eci para, pavarësisht krizës së lidershipit. Ka një krizë por është vetëm e lidershipit.about:blank Sot që ka nisur një lëvizje, baza dhe PD është e bashkuar dhe iniciativa për të…
Bashkia e Tropojës pas shumë vitesh ka hequr posterin e Sali Berishës nga Pallati i Kulturës së Bajram Curri, që e mbante në ballinën e institucionit. Ndër vite kjo bashki është drejtuar nga demokratë, por edhe nga socialistë përgjatë dy viteve të fundit, por portreti gjigant i Berishës ka qëndruar në këtë institucion. Por sot bashkia ka vendosur ta heq banderolën, veprim që vjen në një kohë kur ai është shpallur nga SHBA person “non grata” pasi akuzohet nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion.
Ngjarja e shëmtuar e hedhjes së sendeve të forta dhe bidonave të ujit ndaj lojtarëve polakë, në ndeshje kualifikuese të Botërorit, ka dëmtuar jo pak imazhin e Shqipërisë dhe tifozerisë së saj. Megjithatë një intervistë për “Top Channel”, drejtori juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu, njëkohësisht dhe i ngarkuar për t’u marrë me këtë çështje, na tregon më tepër për masat që po merren për të minimizuar dëmet. “Në radhë të parë do të doja të bëja dallimin midis 20.000 tifozëve korrektë dhe disa individëve, që kanë një përgjegjësi individuale për ato veprime që kanë kryer dhe ata do të dalin…
Akrepi është një ndër shenjat më interesante të zodiakut, e njëkohësisht edhe një ndër më të vështirat. Doni të dini se ç’fsheh kjo shenjë? Zbulojeni si më poshtë: Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv/agresive. Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë…
Duke nisur nga java e ardhshme me mijëra profesionistë të shkencave mjekësore teknike do të vijojnë fazën e dytë të konkurimit për vendet e lira të punës, si: infermier, fizioterapist, logopedi, mami, si dhe teknik imazherie dhe teknik laboratori. Pas vlerësimit të konkurimit me dosje, QSHA ka shpallur tashmë kalendarin me datat e testimit për kandidatët që do të garojnë në secilin profil mjekësor për të siguruar një kontratë pune në poliklinika, qendra shëndetësore dhe spitalet e të gjitha niveleve në vend. Infermierët janë të parët që do t’i nënshtrohen testit të informatizuar. Duke qenë se numri i kandidatëve që…