Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Greqi. Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin. Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke.
Author: tirana
Prindërit shqiptarë kanë një mënyrë të tyre të ushtruarit të dhunës ndaj fëmijës dhe kur ata mendojnë se nuk ka. Organizata “Hyperactivity Albania” ka kryer një raport studimor në lidhje me ndikimin që ka sjellja prindërore në zhvillimin e fëmijës dhe ka dalë në disa përfundime shqetësuese. “Parime të vjetra ku prindërit përdorin metoda shkatërruese të edukimit të fëmijës janë ndryshuar për shkak të kohëve moderne dhe tani fëmijët janë subjekt i një hipervigjilence prindërore (fenomeni i ri që i referohet një ndjeshmërie maksimale shqisore ndaj mjedisit)”, shkruhet në raportin e Hyperactivity Albania. Në raport shkruhet se tashmë ka një…
Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së Shtetit. Ai ka vendosur që t’u japë detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve. Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar orët jashtë orarit. Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të…
Shtatëdhjetë mijë euro të padeklaruar ishin gati të transferoheshin në Shqipëri nga porti i Brindizit. Ato u zbuluan nga personeli nga Agjencia Doganore dhe Guardia di Finanza brenda një porte kurth në shkallët e hyrjes së një autobusi udhëtimi. Automjeti po nisej për në Durrës dhe shoferi u ndalua për këto para të padeklaruara. Kujtojmë se shuma e padeklaruar në pikat kufitare është deri në 10 mijë euro.
“Ana e errët e sportit” quhet një seri dokumentarësh në Netflix, ku së fundi është bërë protagonist me rrëfimin e tij, Luciano Moggi, ish-drejtues i Juventusit në kohën e “Calciopoli”-t të famshëm, i cili ka rrëfyer edhe tmerrin e atyre ditëve. Tashmë me 84 vite mbi supe, Moggi, që ka pasur një eksperiencë edhe te Partizani si drejtor teknik, ka rrëfyer se gjatë 10 ditëve të para ka menduar shpeshherë vetëvrasjen, pasi e kishte të pamundur të dilte nga shtëpia. “Më vinte turp të ecja në rrugë dhe në ato momente, mund ta pranoj se kam menduar shpesh edhe vetëvrasjen.…
Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën. “Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiq. Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiq duket se iu referua anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Seanca është caktuar për…
Italia në alarm, për atë që mund të rezultojë një e premte e zezë. Numërimi mbrapsht ka nisur tashmë për 15 tetorin kur certifikata shëndetësore, apo “green pass” do të bëhet e detyrueshme për miliona punonjës, në sektorin publik e privat. Vendi kërcënohet nga kaosi, ndërsa punonjësit e porteve kanë paralajmëruar se do të hynjë në grevë të përgjithshme nëse nuk tërhiqet apo shtyhet vendimi, që kushtëzon qasjen në punë me dëshminë e vaksinës apo testit negativ të Covid-19. Megjithatë zëra nga përfaqësuesit e punonjësve portuale, pohojnë se janë të gatshëm të negociojnë dhe se mund të pranonin edhe një…
Arrestimet nga policia në mes të qytetit të Beratit kanë shtangur qytetarët. Por siç duket kjo ka qenë vetëm një skenë xhirimi e një filmi turk ku skena me makinat e policisë për momentin ka bërë që të gjithë të habiteshin kur policët nxorën armët për të bërë arrestimin e personit që po ndiqnin. Personi kapet dhe arrestohet ashtu siç ndodh në një aksion të mirëfilltë policie por i shoqëruari ka qenë një aktor turk i cili po realizonte skenën e një filmi që pritet të publikohet së shpejti.
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e saj. Burime për tirananews.al konfirmojnë se Kryetari i saj Edi Rama ka thirrur këtë të premte Kryesinë për të analizuar situatën e deritanishme dhe disa vendime të rëndësishme organizative. Më konkretisht, Kryesia do të miratojë vendimet të cilat u propozuan në Asamblenë Socialiste të pak kohë më parë, duke filluar nga ngritja e komisionit për analizën zgjedhore, tek zgjedhja e strukturave të reja në parti dhe fushata e anëtarësimeve të reja, raporton tirananews.al Mësohet se mbledhja do të zhvillohen në orën 08:00 ndërsa gjithçka ka qenë organizuar në kohë rekord…
Moderatorja Dajana Shabani në nisje të emisionit të saj mbrëmjen e djeshme shpërtheu ndaj të gjithëve atyre që e kritikojnë për personazhet që ajo zgjedh të ketë në krah në programet e saj, duke filluar që nga ‘Zogu i Tiranës’ vite më parë dhe trashmë ish-konkurrenten e ‘Përputhen +40’ Lulin. “Më duhet të sqaroj diçka se e keni berë ketë gabim si me zogun si me Lulin, bëni një ngatërresë të madhe, se e more se nuk e more. Kolegët ndahen nga miqtë, miqtë e mi janë shume të lexuar dhe shumë besnik. Kjo ndahet nga puna, unë zgjedh t’i…
Më 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikanë në Shqipëri. Aplikimet do të jenë të hapur deri më 10 nëntor, por jo të gjithë dinë sesi t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur. Jo rrallë herë ndodh që qytetarë të ndryshëm të ofrojnë si shërbim hedhjen e lotarisë amerikane kundrejt pagesës. Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese. “Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan…
Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhinjo Dest është një nga talentet më të mëdha të katalansve. 20-vjeçari ka realizuar një supergol mëngjesin e sotëm me kombëtaren e tij Amerikën në sfidën ndaj Kosta Rikës. Dest lëshoi një silurë me të majtën në minutën e 25-të të takimit duke mposhtur portierin kundërshtar që nuk kishte asnjë shans për ta pritur. Goli është bërë viral duke treguar aftësitë e tij I cili këtë sezon nuk po shkëlqen shumë me Barcelonën për shkak të krizës në rezultate që po kalojnë blaugranasit.