Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka disa shenja shumë delikate të cilave u duhet kushtuar vëmendje. Nëse partneri juaj fërkon hundën, prek qafën ose mbyll sytë, ka shumë të ngjarë që ai të mos j’ua thotë të vërtetën. Shumica prej nesh përdor gënjeshtra të vogla në jetën e përditshme dhe kjo është deri diku pranueshme, por kur bëhet fjalë për partnerët tanë, sinqeriteti është shumë i rëndësishëm. Atëherë, si ta kuptoni nëse partneri juaj po ju gënjen? Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka disa shenja shumë delikate që duhet kushtuar vëmendjen. Nick Davis dhe Sophie Zadeh janë ekspertë…
Author: tirana
Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli rreth pjesëmarrjes së gazetares në “Big Brother VIP”. Ai tha se tashmë që e shoqja është brenda reality show-t, atij i kanë mbetur të gjitha punët. Megjithatë, Alandi shtoi se shpreson që Paloma të qëndrojë sa më gjatë aty, pasi është për atë format.about:blank “I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do…
Këngëtarja Enca Haxhia, shpesh është kritikuar dhe ekspozuar për përdorimin e tepërt të Photoshop në fotot e saj. Vetë ndjekësit e saj apo faqe e portale të ndryshme kanë vënë në dukje sesa keq i editon Enca fotot dhe shpesh herë dështon duke edituar ca pjesë, duke lënë ca të tjera dhe duke nënkuptuar dukshëm përdorimin e Photoshop-it. Po nuk ka ngelur me kaq! Këngëtarja i paska rënë në sy dhe medias amerikane buzzyusa.com, e cila e ka renditur në vendin e 16 për përdorimin e dështuar të Photoshop. ‘’Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has,…
Paraditen e sotme balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer për fillimet e jetesës së tij në Siçili dhe vështirësitë përgjatë karrierës. Ai tregoi se fillimisht punonte si mësues i këtij arti tek një shkollë private, por pagesa ishte tepër e ulët dhe aspak motivuese. “Ma jepte rrogën si me lugë kafeje, në fund të muajit kërkoja 5 lekshat nëpër shtëpi“,-tha ai. Iliri tregoi se pas 4 vjetësh vendosi që të hiqte dorë dhe të hapte institucionin e tij personal. Ky veprim solli sipas Ilirit edhe një sërë kërcënimesh nga ish-pronarja dhe familja e saj. “Më kërcënuan disa herë. I thash që…
Reshjet e shiut, më të mëdhatë e viteve të fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kryeqytetin e vendit, Athinë, duke përmbytur shumë shtëpi dhe ambiente tregtare. Autoritetet lokale thanë se shërbimi zjarrëfikës ka marrë më shumë se 400 telefonata për evakuime ose përmbyetje, ndërsa dhjetra pemë janë rrëzuar duke shkaktuar dëme në automjete. Trafiku në rrugët e Athinës është kaotik, po ashtu shumë ura dhe nyje lidhëse të arterieve kryesore të kryeqytetit janë përmbytur. Për momentin nuk raportohen dëme në njerëz, edhe pse autoritetet kanë apeluar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë 24 orëve të ardhshme, pasi…
Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë Komisioni hetimor për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita është rrëzuar pasi nuk ka marrë votat e nevojshme për miratim. Ngritja e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro ndërsa Komisioni për Bechetti-nu rrëzua me 46 vota pro dhe 77 kundër.
Autori i golit të Polonisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë pranon se gaboi që shkoi duke festuar pranë tifozëve shqiptarë, por këtë e bëri nën efektin e emocioneve dhe jo për të provokuar. Karol Sviderski ishte heroi i polakëve, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77-të. Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur prej tij. Futbollisti polak, i rrëmbyer nga emocionet, zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar, pasi tifozët shqiptarë menjëherë reaguan duke hedhur shishe në drejtim të tij. Megjithatë, Sviderski merr përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve. Në…
Roza Lati është një nga vajzat më energjike të ekranit, e çiltër dhe pa komplekse. Së fundmi ajo është bërë pjesë e serialit “Nina”, ndërsa në këtë kohë me temperatura të ulta ka kujtuar se çfarë ka bërë një vit më parë. Me një foto me rroba banje, ku duken qartë muskujt e barkut dhe trupi i palestruar, Roza shkruan se kjo ishte ajo çfarë po bëntë më 14 tetor të vitit 2020. Dhe i japim të drejtë! Ku ka më mirë se të jesh afër detit! View this post on Instagram A post shared by Roza Lati (@roza_lati)
Ndryshe nga viti i shkuar ekspertët e Shëndetit Publik paralajmërojnë se përveç Covid në qarkullim gjatë stinës së ftohtë do të jetë dhe gripi. Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka izoluar ndonjë rast, por të dhënat nga shtetet europiane flasin për prani të virusit. “Vjet nuk kemi pasur grip. Po duhet të kemi parasysh që vjet kishim një mbyllje më të madhe,” shprehet Silva Bino. Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive Silva Bino tregon pasojat bashkëqarkullimit të koronavirusit dhe gripit. Mbrojtja më e mirë sipas Binos është vaksinimi. Mbi 200 mijë doza anti grip pritet të vijnë…
Ish presidenti Bujar Nishani i ka cilësuar fyese për demokracinë amerikane deklaratat e tij pas takimit me delegacionin e Senatit të SHBA sot në selinë blu. Sipas Nishanit, deklaratat e Bashës janë hipokrizi ekstreme pasi sipas tij ndërsa ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, vetë ai është manipulatori i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. “Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension. Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen…
Të gjithë janë sy e veshë tek banorët e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht ata kanë qëndruar më shumë se një javë me njëri tjetrin dhe janë familjarizuar. Por ky afrim i tyre ka shtyrë që shumë persona të flasin për jetën dhe të shkuarën e tyre, gjë që disa e kanë patur të vështirë pasi ajo çfarë kanë kaluar nuk ka qenë fare e lehtë. Një prej tyre është Arjola Demiri e cila ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë i cili na ka lënë të gjithëve në shok. Ajo e nisi duke treguar historinë e divorcit të…