Duket se seanca parlamentare nuk prodhon vetëm debate por edhe “paqe”. Ndryshe nga aktrimi politik i zakonshëm ku thuajse të gjithë shfaqen si armiq me të gjithë, fotografi Agim Rama ka fokusuar një moment. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku deputetët socialistë Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë futur në mes demokratin Luan Baçi dhe të tre shfaqen të buzëqeshur. Natyrisht që ata i bashkon veç të tjerash përkushtimi i madh për hallet e popullit për të cilat punojnë pa u lodhur ditë e natë që t’i zgjidhin.
Author: tirana
“Kam lajme të mrekullueshme. Po mendoj që të shkruaj një libër vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, me këto fjalë Britney Spears ka zbuluar se do të sjellë një libër të ri në vitin 2022. Ky njoftim vjen disa ditë pasi 39-vjeçarja fitoi lirinë nga babai i saj, Jamie Spears, i cili hoqi dorë nga kujdestaria e së bijës pas plot 13 vitesh. Lajmin e ka konfirmuar më herët po ashtu edhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, e cila u shpreh se 39-vjeçarja “kishte përfunduar së…
Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka personazhe që janë mjaft të talentuar si dhe që kanë shënuar suksese gjatë karrierës së tyre. Ata shpeshherë diskutojnë rreth profesionit që kanë si dhe zbulojnë mjaft detaje interesante. Ditën e sotme, ishte Arjola e cila në bisedë me Monikën dhe Sheilën ka treguar se është në pritje të publikimit të një filmi me metrazh të shkurtër, ku pjesë e stafit është edhe ajo. ‘’Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak’’,-…
Dashi Nesër do të ndjeni keqardhje për ata që ju rrethojnë, sidomos për ata persona të cilët duket se nuk po u buzëqesh fati aq shumë sa ju. Nëse keni gjë në dorë do të keni tendencën për ta ndarë me ta. Pavarësisht se një xhest për t’u vlerësuar bëni kujdes dhe mos neglizhoni veten. Demi Në bisedat që do të keni me partnerin apo miq të ngushtë do të preferoni të diskutoni për tema të pazakonta nesër, si gjëra të çuditshme e mistere që nuk kanë shpjegim, pasi ju duket shumë intriguese. Binjakët Nëse një koleg ndan me nesër…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvend se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë “Albania” dhe “Albania 2”. Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës, por kreu i qeverisë i mëshoi fjalës së tij. “The do blejmë drona. Jo. Do blejmë drona. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2. Sepse për ne Shqipëria nuk është tokë e xanum”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje. Kështu Shqipëria…
Vetëm 24 orë pas episodit të fundit të dhunshëm që ndodhi në “Wembley”, pasi përkrahësit hungarezë sulmuan policinë dhe stafin e sigurisë gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës kundër Anglisë mbrëmjen e së martës, “tre luanët” mund të përballën me një dënim të mundshëm nga UEFA, për ndeshjen finale të “EURO 2020”-ës. Një lajm i cili sjell ujë në mullirin e Shqipërisë, sepse ndeshja e radhës e Anglisë është pikërisht ajo e 12 nëntorit, për kualifikueset e Katar 2022, ndaj kuqezinjëve. Seanca e UEFA-s për këtë çështje është caktuar për këtë të hënë dhe do të jetë një mbledhje që…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi i janë gjetur në banesë dy granata luftarake. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar. Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë këtë pasdite një takim me një delegacion nga Senati Amerikan. Rreth orës 15:20 delegacioni amerikan ka mbërritur në selinë e PD, i kryesuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ajo që i ka pritur nga jashtë selisë e më pas e ka shoqëruar ambasadoren Kim dhe delegacionin amerikan në PD. Mësohet se në takim me kryedemokratin Basha do të jenë disa zyrtarë të Senatit Amerikan, si dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Pasi mijëra persona protestuan në Paris dhe qytete të tjera franceze në gusht dhe shtator kundër propozimit për vaksinim me detyrim pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike, mbrëmjen e djeshme senati francez hedh poshtë këtë propozim. Propozimi i paraqitur nga Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre deLa Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre, brenda kornizës të rendit të ditës të rezervuar për grupin socialist, ekolog dhe republikan u rrëzua me 262 vota që ishin kundër vaksinimit me detyrim, ndërsa 64 vota ishin pro vaksinimit të detyrueshëm. Kujtojmë se parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht,…
Ndërsa yjet bëjnë që disa shenja të Horoskopit të kërkojnë partnerët e tyre edhe pas përfundimit të lidhjes, ka disa shenja të Horoskopit që nuk do të kthehen kurrë tek ish-t e tyre as me pagesë. Këto shenja nuk i fshihen ish-t të tyre sepse ndihen të hidhur, siç besojnë disa. Për ta, përsëritja thjesht nuk është stili i tyre. Për mirë apo për keq, lexoni më poshtë pesë shenja që do t’i ktheheshin ish -it të tyre vetëm nëse ferri do të ngrinte. Bricjapi-Nëse asgjë tjetër, Bricjapët njihen për vendosmërinë e tyre. Siç e shohin ata, kthimi tek dikush…
Qindra miliona dollarë bien në duart e mashtruesve kibernetik çdo vit. Hajdutët përdorin disa hile të mirëmenduara që i vënë në funksion përmes pajisjeve të tyre elektronike. Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur që të marrim një mesazh mashtrues i cili tenton të vjedhë të dhëna nga pajisjet tona, por për të mësuar më shumë rreth këtyre skemave, ekspertët kanë nxjerrë disa nga metodat më të përdorura. Oferta të rreme pune Mashtruesit synojnë punëkërkuesit me oferta punësimi si blerës misteriozë të ngarkuar me vlerësimin e shërbimeve të transferit bankar. Viktimat duhet të testojnë transferimet nga llogaritë e tyre bankare. Beqarë…
Kanë vijuar debatet e ashpra në Kuvend teksa Erion Braçe ka replikuar me Lulzim Bashën. Ky i fundit ka akuzuar për firmosjen e disa VKM-ve kur Braçe ka qenë zv.kryeministër. Por Braçe i përmendi Bashës faktin se pasi akuzon oligarkët, vetë shkon dhe fle në komplekset e tyre. “Të dy palët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së. Këtu po i bashkohem bashës në thirrjen; hetoheni privatizimin OSSHE-së, e jo kot se dua unë. Por për këtë tabelën këtu. U privatizua për të transferuan vjedhjen në energji. Vjedhja në OSSH ishte 34/100 lekë. Në 2013; 45/100 lekë. 330 milion…