Author: tirana

Agron Duka ka deklaruar se lideri i PD, Lulzim Basha ka bërë gabime të mëdha gjatë qëndrimit në opozitë. Ai madje tha se në zgjedhjet e fundit vetë partitë opozitare kishin pak shpresa se mund t’i fitonin zgjedhjet. “Ishim të detyruar që kapitenit të skuadrës, Bashës, të mos i jepnim pikë negative pasi ishim përballë një gare elektorale. E dinim që ishim në vështirësi sepse kishim lënë reformën territoriale dhe reformën zgjedhore e bëri siç donte (Rama), por nuk mund të thonim që do të humbim. Kjo ka qenë arsyeja”, tha Duka në emisionin “Now”.

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate për mediat në lidhje me ndeshjen e të martës Shqipër-Poloni, ku mes tifozëve pati përplasje, shprehet se këto incidente nuk na nderojnë aspak dhe se gjithçka u provokua nga tifozët polak të cilët njihen për sjelljet e tyre problematike. “Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të…

Read More

Nga David Mccloskey/ Ne jemi të mbushur me histori spiunësh. “No Time to Die”, ishte filmi i fundit i Xhejms Bond, që nisi të shfaqet në kinematë e mbarë botës javën e kaluar, si pjesa e 25-të e kësaj sage. Unë jam një konsumator i madh i historive të spiunazhit. Madje kam shkruar vetë një roman spiunazhi. Gjithashtu jam një ish-analist i CIA-s. Dhe nëse thrillerët e Hollivudit apo librat me spiunë, janë burimi juaj kryesor mbi selinë e agjencisë së famshme në Lengli, atëherë shanset janë që gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n të jetë e gabuar. Në…

Read More

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një burg në Nafplions të Greqisë, ku një rumun është rrahur nga një shqiptar dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Raportohet se 39-vjeçari nga Rumania ishte burgosur për shkak se akuzohet se murosi gruan e tij në Kyparissa. Në spital u zbulua se rumuni nuk kishte ndonjë dëmtim të rëndë, megjithatë u vendos që të ndërrohej qelia dhe të mos lihej më me shqiptarin. Historia tragjike mes Rumunit dhe gruas së tij, filloi vite më parë, pasi viktima, e quajtur Monika Gius , ishte abuzuar disa herë nga burri i saj. Gjurmët…

Read More

Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të produkteve të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN. “Familjet që përdorin propan dhe naftë për ngrohje ka të ngjarë të shpenzojnë shumë më tepër se vitin e kaluar”, tha EIA. Vitin e kaluar, shumë çmime të energjisë arritën në nivelet më të ulëta shumëvjeçare për shkak të shkatërrimit të kërkesës nga pandemia e COVID 19. Çmimi me shumicë i gazit natyror, karburanti më i përdorur…

Read More

Komisioni Evropian ka prezantuar të mërkurën një paketë masash, me qëllim të lehtësimit të krizës me çmime të gazit, të cilat mund të rriten si asnjëherë më parë në Evropë. Në mesin e propozimeve ka qenë blerja e përbashkët e karburanteve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zvogëlimi i takasvae. Çmimet e energjisë kanë prekur nivele rekorde për arsye të ndryshme, përfshirë kërkesën e madhe për gaz natyror, teksa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia e koronavirusit. Komisioni Evropian ka qenë nën presion për të vepruar mbi krizën e çmimeve. Çmimi i gazit është rritur për 250 për qind prej…

Read More

Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Fier. Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Është publikuar traileri më i ri i serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit që ka mbajtur të mbërthyer shikuesit, do të transmetohet më 3 dhjetor. Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia. Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë. Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.

Read More

Rastet e shtuara me delta te gratë shtatzëna janë rritur shumë kohët e fundit në vendin tonë. Astrit Bimbashi gjinekolog-obsteter u shpreh sonte se se varianti Delta është shfaqur më agresiv tek gratë shtatzëna duke çuar dhe në rritjen e numrit të fataliteteve. Bimbashi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë thirrje që të gjithë gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksinën anti Covid si një mënyrë për të shmangur rëndimin e gjendjes së mëtejshme në rast infektimi. Ai është shprehur se studimet e deri tanishme kanë treguar se vaksina nuk ka asnjë ndikim negativ te nënat shtatzëna. “Çfarë…

Read More

Edhe pse vetëm pak ditë kanë kaluar që nga fillimi i programit më të ndjekur në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”, nuk mungojnë debatet, zënkat, argëtimi e sigurisht dashuria. Këtë sezon nuk kanë munguar gjithashtu as momentet e trishta dhe lotët që i kanë bërë bashkë banorët. Por ajo që ka ndodhur së fundmi është një debat mes këngëtares Sheila Haxhiraj dhe modeles Beniada Nishani. Teksa të gjithë ishin ulur duke konsumuar diçka për të ngrënë, Sheila dhe Beniada filluan të flisnin për shenjat e horoskopit, ku papritur e gjithë biseda u kthye në një “debat” plot kunja dhe…

Read More

Për të 6-shtën ditë radhazi, banorët e Laprakës kanë bllokuar dy rrugët kryesore të lagjes në shenjë indinjate ndaj qeverisë dhe ARRSH për mbajtjen në fshehtësi të projektit të Unazës, loti sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri. Banorët e dalë në protestë deklaruan se rastësisht janë njohur dy javë me pare me projektin e rrugës. Sipas banorëve, projekti i lotit të Unazës prek 700 shtëpi banimi me mbi 1 mijë familje. Banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën nga nesër, nëse qeveria nuk ulet në bisedime për të zgjidhur çështjet e strehimit të mbi 1000 familjeve që m eten pa…

Read More

Prej disa ditësh në rrjet është bërë virale një video nga Dance Reality Show-t, “T’ka mami yll”, ku koreografi Albi Nako dhe anëtarja tjetër e jurisë, Erjona Rusi bënë disa komente ndaj vajzës 8-vjeçare, Liana, duke u konsideruar si bullizëm. Të ftuar në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin, ata kanë folur lidhur me këtë situatë, duke theksuar që për qëllim nuk ishte denigrimi i 8-vjeçares. “Për të qenë të vërtetë, sot këtu do duhet të ishte i pranishëm babai i Lianës, po nuk e pa të arsyeshme për shkak të trysnisë që ka prej ditësh. Liana është vajza e…

Read More