Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në intervistën për Supersport pas ndeshjes, foli me superlativa pas ndeshjes për Armando Brojën, tregoi objektivat për sfidat e radhës si dhe konfirmoi se për sfidën ndaj Polonisë janë shitur të gjitha biletat. NDESHJA MË E MIRË: Rezultati shumë i mirë i dobishëm për klasifikimin në transfertë. Ekipi nuk është se dha maksimumin, ka akoma më shumë për të dhënë. Rezultati padyshim na kënaq shumë dhe na mban në lojë për ndeshjen me Poloninë në Tiranë. BROJA: Luajtëm më mirë se ata, bënë atë shtyllën e pamerituar. Nuk është mendjemadhësi, por kjo…
Author: tirana
Aktori i mirënjohur i humorit Shqiptar, Sejfulla Myftari i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ka ndarë historitë që kanë shënjuar karrierën e tij artistike. Ndër të tjera foli edhe për një dhuratë që i kishte dërguar kryeministri Edi Rama, por që ai e kishte keqkuptuar në momentin e parë kur e pa. Ester Bylyku: Cila është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhuratë, ishte në një kuti të bukur. U gëzova unë, oooo thash, më ka sjellë lekë. Ester Bylyku: Mos më thuaj që të kishte…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Policia njofton se është arrestuar 20-vjeçari G.M., dhe 24-vjeçari Isak Mehmetaj, pasi fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën. Fillimisht 24-vjeçari deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar, por nga hetimet rezultoi se Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues në fshatin Mushan Shkodër, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark. Mehmedaj në G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.…
Ekspertët e Pallatit Mbretëror kanë shumë rezerva për filmin e ri që i dedikohet Lady Dianas, rolin e së cilës e luan aktorja e njohur Kristen Stewart. Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William. Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, William dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris. Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për…
Një efektiv policie është proceduar penalisht në Korçë pasi rezulton të jetë përfshirë në sherrin e ndodhur mes një grupi të rinjsh një ditë më parë në këtë qytet. Sipas njoftimit të Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, efektivi me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë, gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit. Ai nuk ka deklaruar se është punonjës policie dhe as nuk ka bërë raportimin e ngjarjes. Efektivi 21-vjeçar akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa një 22-vjeçar me inicialet A.K., është proceduar për plagosjen e…
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Rusi ku raportihet për të paktën 16 viktima, pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në zonën Tatarstan. Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut. Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave. Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë. https://twitter.com/SergyGus/status/1447111736285409281?s=20
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçare, e cila akuzohet për trafikim të të miturve. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me ininciale S.K, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”. Gjithashtu janë ndaluar dhe 9 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë Vihen në pranga 10 shtetas, për…
Në vitin 2020 morën leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Evropian 37,592 shtetas shqiptarë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. 52% e tyre e morën për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe më pas renditen arsye të tjera, pa u specifikuar. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia. Në rajon, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna për vitin 2020 e mban Serbia,…
Ekstradohet nga Greqia Afrim Kocaqi, i cili ishte shpallur në kërkim për pastrim i produkteve të veprës penale. Burime zyrtare bënë me dije se 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011. Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi…
Policia e Vlorës ka zbardhur 6 vjedhje të ndodhura në qytet, duke arrestuar një prej autorëve e shpallur në kërkim bashkëpunëtorin. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së…
E ftuara e kësaj mbrëmje në emisionin “Expuls” me Ronaldo Sharkën ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Luli. Që prej daljes së parë ne ekran Luli është etikuar si një ndër femrat të cilat nuk e “çan kokën” për asgjë dhe i thotë të gjitha gjërat ashtu si ajo i mendon, pa dorashka. E pyetur nga gazetari se kush nga dy figurat politike më të rëndësishme në vend, Edi apo Luli është më tërheqës. Pa hezituar ajo zgjodhi kryeministrin, pasi sipas Lulit është më seksi dhe burrë, ndërsa kreu i PD-së tepër i urtë. “Lul Basha është i bukur, i sjellshëm,…
Filmi i fundit i Daniel Craig ne rolin e James Bond, pati mbreme premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar. Ne nje event te organizuar me detaje, qe te fusnin ne atmosferen e filmit me te famshem britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë se Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritesit e veçante te të ftuarve VIP, te cilet u bene pjese te shfaqjes premiere. Ne fjalen e mbajtur ne fillim te eventit, Veliaj tha se me premierën e këtij filmi nis edhe një “sprint” marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.…