Armando Broja erdhi me besimin se do të bënte gol dhe ia doli. Ndonëse ishte i dëmtuar, ai tregon se ishte gati për të luajtur për fanellën e kombëtares dhe ishte pikërisht ai që i dha një fitore të rëndësishme. Në fund të këtij takimi, ai tha se ka besim se do të mund që të ruajnë vendin e dytë në grup, e ndërsa thekson se përtej fitores së sotme duhet të jenë me këmbë në tokë për sfidën me Poloninë “Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë…
Author: tirana
Duhej një fitore ndaj Hungarisë për të mbajtur gjallë ëndrrën Katar 2022 dhe e bëmë sërish falë Armando Brojës, që ashtu si në “Elbasan Arena”, edhe në Budapest erdhi nga stoli për të bërë lëmsh mbrojtjen maxhare dhe për të dërguar topin në rrjetë. Shqipëria e Rejës bind sërish dhe rregullon bilancin ndaj një Hungarie, që na kishte mposhtur gjithmonë, por atëherë nuk luante Armando Broja, i cili ka shënuar dy golat e vetëm në histori, në portën maxhare, duke na dhënë një tjetër 3-pikësh, që na mban në vendin e dytë me 15 pikë. Kuqezinjtë bëjnë një ndeshje mjaft…
Shqipëria përballet me Hungarinë në “Puscas Arena” të Budapestit, me mision marrjen e një tjetër 3-pikëshi, që do t’i mbante kuqezinjtë në vendin e dytë dhe do të mbante gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës Katar 2022. Një 45 minutësh që nuk prodhoi asnjë goditje në portë. Shqipëria ka zhbllokuar rezultatin përballë Hungarisë në minutën e 80 falë një super goli të Brojas. Ndërsa në minutën e 58′, ishte tjetër shans i artë për Uzunin, që del i vetëm përballë portierit, provon të spostohet djathta, gjuan, por ndalet nga portieri Gulashi që devijon rrezikun në këndore.
‘Për’puthen Prime’ ka nisur vrullshëm. Një përballje mes Brunos dhe Hysenit, ish të dashurit të Alvisës, ka shkaktuar debat. Bruno iu kundërvu Hysenit përse ky i fundit thotë gjithë kohës që e ka lënë Alvisën. Ndërkohë Alvisa iu kundërvu duke thënë se ata janë ndarë, ndërsa argumentit të Hysenit se e kishte mbajtur gjatë periudhës që kanë qenë në lidhje, Alvisa iu kundërpërgjigj se ka punuar për këtë ditë dhe ia faktojnë siguracionet. Debati: Hyseni: Ka mundësi të mos flasësh për mua, fol për vete Bruno: Për ca ke hyrë? Hyseni: Për atë që ke hyrë edhe ti! Bruno: Të…
Kantautori i njohur Gjergj Leka ka reaguar mbi arrestimin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci për shpërdorim detyrë. Me një postim në Facebook, Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të gjithë do ju jenë mirënjohës. “Te dashur miq gjykatës, miq të muzikës e të së vërtetës…..Ketë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni në kafaz e hidhjani sa më larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vetë estetika! Ndyrësire mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos që e pushoi nga puna legeni!”- shkruan ai.
Mishi i rritur në laborator deri më sot është përdorur kryesisht i grirë, por sipas studiuesve, projekti synon të imitojë koncentratin e mermerit të mishit të njohur si “wagyu”, që e dallon atë nga llojet e tjera të mishit të viçit. Studiuesit fillimisht nxorën qeliza gjedhësh nga lopët e zeza japoneze dhe më pas përdorën një bio-printer 3D për të krijuar muskuj individualë, enë gjaku dhe fibra të shëndosha. Më pas, në mënyrë manuale, ata i vendosën fibrat së bashku për të krijuar mishin. Për momentin nuk bëhet fjalë për ta provuar, pasi siç thonë studiuesit, mishi i laboratorit nuk…
Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombetare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjtik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proçes dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjitik. Kriza energjitike e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasojë e…
Mbrojtësi tepër i rëndësishëm i kombëtares, Berat Gjimshiti ka lënë fushën i dëmtuar në minutën e 30, në ndeshjen tepër të rëndësishme me Hungarinë që po luhet mbrëmjn e sotme në shtëpinë e kësaj të fundit. Gjimshiti pati një përplasje me portierin Etrit Berisha dhe me mbrojtësin Ismajli gjatë një aksioni në portën kuq e zi. Nuk dihet nëse dëmtimi ishte i rëndë dhe a do ndikojë për ndeshjen e të martës kundër Polonisë. Gjimshiti u zëvendësua nga Frederik Veseli.
Për disa persona muzika është pjesë tepër e rëndësishme e jetës së tyre të përditshme. Muzika na shoqëron në çdo moment si në ato të trishtuara dhe të gëzuara e sigurisht që energjia që të ofron nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Ajo është shumë e lidhur me humorin tonë, prandaj na bën të ndjehemi të lumtur, energjikë, të relaksuar apo të trishtuar. Kjo është arsyeja kryesore se pse muzika është studiuar si një formë terapeutike për të shëruar njerëzit. Në veçanti terapia e muzikës mund të përdoret si një formë e meditimit, ku pacienti mund të hyjë në…
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjën e kësaj të shtune në Elbasan. Konkretisht në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan pranë fshatit Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “. Në një kohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, probleme të konsiderueshme ka pasur edhe me bllokimin e trafikut…
Ditën e sotme në emisionin “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel, ka qenë I ftuar gazetari Blendi Fevziu. Ai është rikthyer pas 40 vitesh në shkollën e tij fillore në Tiranë ku ka kujtuar plot nostalgji dhe emocione momentet e kaluara aty. Blendi ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga emisioni, e cila është një kornizë me karakteristikat dhe notat e Blendit, por sigurisht nuk mund tu shpëtonte as pyetjeve të fëmijëve. Madje një vajzë ka qenë kurioze nëse ai ka qenë gjithmonë tullac, e ndonëse paksa në siklet nuk ka ngurruar të përgjigjet. “Jo, kam qenë me…
Ditën e sotme në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë” në Top Channel, historia e Kaltrës së vogël, një fëmijë i spektrit autik. Oresti, shoku I saj i klasës ka dashur ta surprizojë me disa veshje dhe lodra, pasi ai e donte shumë dhe ishte prekur nga historia e saj. Kaltra, një vajzë e vogël, të cilën fatkeqësitë e kishin prekur njëra pas tjetrës. Teksa ishte 6 muajshe nëna e saj ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme dhe ja kishte lënë vajzën amanet një të afërmes së burrit, derisa ajo të kthehej nga spitali. Por nuk u kthye më kurrë,…