Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, është përmbysur në kanal. Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit. Ky është një…
Author: tirana
Banorët e Evias Veriore jetuan një natë makthi mbrëmë, që pas makthit të zjarrtë të verës. Moti i keq ka shkaktuar fatkeqësi të reja të mëdha në zonë. Gjatë gjithë natës, shira të dendur goditën zonën tashmë të plagosur, duke shkaktuar dëme të mëdha. Stuhia ‘Athina’ ka goditur Agia Anna në Evian Veriore të Greqisë. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia. Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia. Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet…
Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër. Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme. Depresioni ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Ai mund të shkaktojë probleme emocionale, funksionale dhe fizike. Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare. Kjo si pasojë e modeleve jo reale me…
Aktori shqiptar Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit Cekja, ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’. Cekja ka treguar ndër të tjera edhe problemin që ka pasur me Interpolin, pasi akuzohej për trafik droge dhe femrash. Ester Bylyku: Cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten? Sejfulla Myftari (Cekja): Ka pasur shumë, por më kujtohet një në 1995 ku më akuzuan për trafik droge mua dhe Fadil Hasën. Ne ishim në një koncert, na ndaloi policia dhe na kërkoi emrat, më pas vazhduam. Më pas…
Nje 42-vjecar ka rene ne pranga pasi akuzohet se ka dhunuar nje 52-vjecar. Ngjarja ndodhi ne Hamallaj. Burime zyrtare nga policia bene me dije se pas hekurave per “Dhuna në familje”, shtetasi me inicialet M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj te Durresit. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj. Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi…
Edhe e sotmja pritet të jetë një ditë me shi, e karakterizuar përgjithësisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore. Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, Ku më të shpeshta vranësirat mbeten në Qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të…
Talebanët i kërkuan Uashingtonit të shtunën që të lirojnë rezervat e bllokuara të bankës qendrore të Afganistanit, gjatë një takimi me një delegacion amerikan në Katar, dialogu i parë ballë për ballë në një nivel të lartë që kur grupi islamik mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në fund të gushtit. Ministri në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, i cili kryeson delegacionin afgan në bisedimet dy-ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, tha se delegacioni amerikan në seancën hapëse premtoi se do të mbështesë ndihmën humanitare për vendin e tij të goditur nga trazirat dhe se…
Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit europian në një intervistë për Radio Televizionin Spanjoll RTVE. Rama tha se tani nuk flitet më për çfarë duhet të bëjmë ne, por për mënyrën si kanë vendosur të punojnë ata me ne dhe në rajon. Ai u shpreh optimist për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Spanjës duke përshëndetur qëndrimin e kryeministrit Sanchez. Teksa sa i takon influencave të Rusisë e Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se nuk është mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Europës që të jetë i izoluar dhe terren gri, por se për Shqipërinë,…
Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që do të përçohen në dekada. Qeveria iu përgjigj situatës, duke shkurtuar buxhetin e arsimit në mes të vitit me 12 milionë euro (3.5%). Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi…
Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjetike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjetik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proces dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjetik. Kriza energjetike e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasojë e…
Një event i organizuar nga ambasada britanike në Shqipëri, për premierën e filmit “No time to Die”, ka bërë bashkë disa figura të politikës, shoëbizit dhe të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Në këtë event ka qenë e ftuar ambasadorja amerikane Yuri Kim, kreu i SPAK, Arben Kraja, kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtori i ri i Policisë Gledis Nano, ndërsa nga familja e kryeministrit ishte i pranishëm Greg Rama.
Me një “pasaportë” të certifikatës së vaksinimit dhe ID-ve të tyre, të vaksinuarit plotësisht kthehen në përditshmërinë e tyre si para pandemisë nw Greqi. Ata do mund të argëtohen si më parë, pa maska, pa kufizime. Masat e reja që janë në fuqi sonte, edhe në zonat e kuqe në restorante dhe dyqane argëtimi, shoqërohen me kontrolle gjithëpërfshirëse pasi të pavaksinuarit do të vazhdojnë të ecin me maska dhe teste në të gjithë territorin. Punëtorët e çdo vendi ku njerëzit shkojnë, kontrollojnë certifikatat e tyre të vaksinimit për të parandaluar që njerëzit e pavaksinuar të hyjnë në ambiente të mbyllura.…