Shkrimtari, poeti dhe ish-deputeti Visar Zhiti ka kujtuar përplasjen që ka pasur disa vite më parë me ish-Presidentin Bujar Nishanin. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Zhiti është shprehur se ish-Presidenti e dinte mirë se ato që thoshte për shkrimtarin nuk ishin të vërteta. Sipas Zhitit, ai është sulmuar padrejtësisht nga njerëz me poste të padrejta. Më tej, ish deputeti i referohet dosjes së tij, të cilin e siguroi Bujar Nishani duke u shprehur se e përdori për arsye oligarkike. Zhiti e cilësoi Nishanin si një president të papërgjegjshëm dhe se në vend solli dhe katastrofa të tjera që…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mullet, ku ka rënë nga lartësia një 24-vjeçar teksa punonte në një objekt në ndërtim. I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbetet e paqartë se si ka ndodhur rrëzimi i 24-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Ish-deputetja e PD, Albina Deda i është drejtuar me një letër të hapur Lulzim Bashës, ku e paralajmëron që të largohet sa më shpejt nga partia demokratike. Deda shkruan se demokratët e kanë mbështetur pasi mendonin se pas tij qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, por këtë të fundit ai e qëlloi pas shpine. “Ti ishe askush dhe në sajë të dr.Berishës u shndërrove në pionierin që parashutoi aty ku të tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!”, shkruan ndër të tjera Deda.
Një burrë në SHBA ka filmuar pranë shtëpisë së tij momentet shokuese kur një aligator gjigant doli nga uji për të gëlltitur një tjetër “më të vogël” nga lloji i tij, rreth 1.7 metra të gjatë. Duke komentuar në rrjetet sociale, Taylor Soper shpjegonte se aligatori gjigant u ngrit nga uji për të kapur si ushqim individin e species së tij që po qëndronte në breg. Sopet, baba i dy fëmijëve, tha se pamjet mund të vlejnë për dokumentaret e National Geographic dhe se u xhiruan pranë kopshtit të shtëpisë së prindërve të tij. Ai tha: “Kjo ndodhi sot pranë…
Ish-deputeti i PD Fatos Hoxha deklaron se interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”. Duke komentuar luftën e brendshme mes Berishës dhe Bashës, ish-deputeti Hoxha nënvizon se moto e lëvizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja” nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit. Postimi i plotë: “Ndarje “ apo “Bashkim”? Interesi i demokratëve të…
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin dhe ka arrestuar 7 mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Shumë shoferë janë konstatuar me shpejtësi përtej limitit të lejuar nga 134 km/h në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan deri në 161 km/h në Rrogozhinë – Kavajë si dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Ndërsa të tjerë janë konstatuar duke i dhënë makinës me telefon në dorë. Nga kontrollet e orëve të…
Testi i praktikës për infermierët dhe specialistët e tjerë të diplomuar në shkenca mjekësore teknike do të zhvillohet në javën e fundit të muajit tetor. Rezultatet pozitive të këtij testi janë vendimtare për të vijuar më tej procedurat e konkurimit për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit si: infermier, fizioterapist mami, logopedi, teknik mazherie, dhe teknik laboratori, si në strukturat mjekësore publike, ashtu edhe në ato private. Autoritetet e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë kanë detajuar tashmë edhe datat konkrete në të cilat do të zhvillohet vlerësimi i aftësive praktike për secilin prej këtyre profileve. Sipas afateve të vendosura…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare shqiptare, Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. E reja është vrarë në shtëpinë e të atit, ku plumbat kanë plagosur dhe këtë të fundit, ndërsa nuk është kursyer as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati. Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës,…
Një sulm me çekiç ka ndodhur në Londër, pak orë më parë. Nga sulmi brutal kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët, menjëherë pas sulmit, janë transportuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën shëndetësore. Sipas BBC, nga informacionet e marra nga policia, një burrë 38-vjeçar sulmoi dy gra, njëra në të 20-tat dhe një në të 30-at, me një çekiç në Regent Street rreth orës 22.45 të Premten. Burri më pas hyri në një pijetore në Glasshouse Street dhe sulmoi një grua, të moshës 40 vjeç dhe një burrë rreth të 50-ve. Personeli i sigurisë e mbajti…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe,…
Pritej të ishte e vështirë përballja e Burrelit me Besën, por fusha tregoi të kundërtën. Ndonëse vinte nga tri ndeshje pa shënuar gola, djemtë nga Burreli ia arritën që të marrin tri pikët përballë skuadrës së Besës, një ekip me mjaft kualitete . Loja sot në “Liri Ballabani” tregoi se skuadra e Patushit do të jetë kockë e fortë për ekipet e tjerë. 5 gola të bukur, të shënuar nga Farruku, Çema, Hasa e Stafa faktuan se matjanët fituan me meritē sot ndaj Besës. Ndeshja u ndoq nga mijëra tifozë në stadiumin e rehabilituar nga Bashkia Mat. Në fund të…
Ekspertja e fushatës së vaksinimit, Silva Bino ka komentuar situatën aktuale të Covid në vend. Ajo ka deklaruar se qeveria ka vendosur një grup ekspertësh për të vlerësuar dhe analizuar efektet e mundshme anësore të vaksinimit. Ky grup do të punojë në bazë të një platformë të veçantë. Bino e cilëson të paprecedent vaksinimin masiv, pasi është kërkuar një angazhim totali gjithë strukturave të posaçme për mbarëvajtjen e fushatës së vaksinimit në vendin tonë. “Ky vaksinim masiv është i paprecedent , përgatitje për këtë lloj vaksinimi është e paprecedentë, sepse ka kërkuar një angazhim total të të gjitha strukturave të…