Author: tirana

Pubikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1961 dhe janë pjesë e një dosje voluminoze me letra, raporte, informacione, relacione, udhëzime, peticione, etj., ku bëhet fjalë për fillimin e kontradiktave dhe prishjen e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Bashkimin Sovjetik, gjë e cila asokohe u ndje shumë tek studentët shqiptarë që asokohe ndodheshin me studime në shkollat dhe universitetet e Bashkimin Sovjetik, të cilët, sipas urdhrit të marrë nga Tirana, i ndërprenë studimet dhe prisnin udhëzimet për t’u kthyer…

Read More

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme: DEMI: Hëna është në shenjë dhe kjo është shumë e rëndësishme, në 48 orët e ardhshme do të keni hijeshi dhe aftësi për të menduar më shumë. Prej të enjtes trupi juaj do të jetë edhe më i fortë. Një presion më shumë nëse konsideroni anën ekonomike, për shkak të shpenzimeve, të cilat mund të kenë ndikuar në shtëpi, apo një avari. E hëna do të jetë një ditë e favorshme për marrëdhëniet sentimentale. LUANI: E hëna do të jetë shumë e fortë për ju, Hëna mund të shkaktojë…

Read More

Mund të duket si diçka nga filmi i ri i James Bond, por “Earth 300” është një super-jaht me ‘energji nukleare’ me ambicie të guximshme. Sipas EuroNews, edhe pse nuk është ndërtuar ende, ky jaht pa karbon është projektuar si një laborator udhëtues për shkencëtarët për të eksploruar oqeanet dhe për të trajtuar problemet më të mëdha mjedisore të sotme. Me hapësirë për 22 laboratorë, 160 shkencëtarë dhe 22 studentë, jahti do të furnizohet nga një “Reaktor i Kripës së Shkrirë”– një lloj i ri i ‘energjisë nukleare’ që është 100 për qind pa emetime. Ka edhe vend për turistë,…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo bën me dije se kemi hyrë në stinën e infeksioneve respiratore, shumica e të cilëve ngjasojnë me Covid, me lutjen që të mos teprohet në përdorimin e antibakterialeve/ antibiotikëve. Kalo shkruan se shenjat klinike si dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj, janë pothuajse të njëjta si për gripin stinor, ashtu dhe për Covid. Postimi i Kalos: Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të…

Read More

Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj, me breshëri armësh në Tuz. Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj. “Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë. Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja shqiptare Sheila Bakija është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, ndërsa nga të shtënat është plagosur rëndë dhe babai i vajzës. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ndërkohë që autori Ilir Gjokaj është larguar menjëherë nga vendi i krimit dhe ndodhet ende në kërkim nga policia. Mësohet se 19-vjeçarja e kishte denoncuar në muajin gusht partnerin e saj për dhunë, por ai nuk u dënua, pasi Prokuroria e Podgoricës u shpreh se në këtë rast nuk kishte vepër penale.

Read More

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit. Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze. Ai jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli, raporton BW. Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me…

Read More

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian, ndërsa një anëtar tjetër është shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta. Ndërkohë, sipas mediave italiane, operacioni i policisë ishte koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi i shqiptarëve për tu’ identifikua. Sipas hetimeve të policisë…

Read More

Vështirësitë financiare të shkaktuara nga kriza shëndetësore nuk e kanë ndalur mafian aspak, përkundrazi. Ky përfundim nxirret nga të dhënat e paraqitura nga gazeta financiare italiane “Il Sole 24 Ore” mbi aktivitetin e mafias në vend. Gjatë vitit të kaluar janë kapur në portet italiane dy herë më shumë drogë sesa në vitin 2019 çka do të thotë se kemi një rritje me 204%. Lufta kundër mafias është bërë edhe me komplekse pasi mafiozët përpiqen të qëndrojnë sa më shumë të padukshëm në mënyrë që të mos bien në sy nga policia . “Në gjashtë muajt e fundit kemi patur…

Read More

Nuk janë vetëm gratë që duhet të shqetësohen për tik-takun e orës biologjike. Meshkujt gjithashtu që presin të 40-at për t’u përpjekur që të bëhen baballarë mund të ulin shanset e të bërit prindër me më shumë se 1/3. Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt e moshës 40-42 vjeç me një partnere femër që është nën 30 vjeç kanë 46% shanse për t’u bërë prindër. Kjo përqindje është më shumë se 1/3 më e ulët se 73% tek meshkujt e moshës 30-35 vjeç. Ekspertët mendojnë se ADN-ja e spermës fillon të dëmtohet me kalimin e moshës, dhe kjo shpjegon…

Read More

Jamarbër Malltezi është në të njëjtën linjë me vjehrrin Sali Berisha, i cili e cilëson Lulzim Bashën se bën pazare me Kryeministri Edi Rama. Në një postim të fundit në rrjetet sociale Malltezi thotë se për të është investuar pafund për ta bërë kryeministër, por Basha mendon vetëm të bëjë pazarin e radhës me Ramën. “Trishtim: investo pafund e painteres për ta nxjerrë kryeministër, pengu vijo fokusin tek pazari me Ramën”,-shkruan Malltezi.

Read More