Amarda Toska është shprehur se për momentin nuk ka ndërmend që të rikthehet sërish në ekran në një emision të sajin. Ajo tha se tashmë biznesi është prioriteti i saj dhe i Ermalit, dhe padyshim edhe kujdesi për fëmijët e tyre. “Për sa kohë unë nuk e shoh më aq atraktive që të jem në përditshmërinë time të jem në TV. Më merr shumë kohë nga gjërat prioritare, ekrani nuk është më prioriteti im, është një botë që shkëlqen, që ka sfidat e veta, por sikur më ka ikur nga prioritetet. Nuk mendoj më si do të jem në TV,…
Author: tirana
Dy ditë më parë është ndarë nga në moshën 65-vjeçare intelektuali dhe pedagogu i fakultetit “Gjeologji Miniera”, Agim Sinojmeri. Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar sot presidenti Ilir Meta. “Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të. Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij. Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të…
Të harrojmë për çfarë shkuam në një vend, apo çfarë do të merrnim është një nga ndodhitë që na ka ndodhur të gjithëve dhe shpesh pyesim veten përse na ndodh kjo. Studiuesit që përdorin realitetin virtual si dhe vende reale kërkojnë të shpjegojnë pse truri duket se harron sende me rëndësi kur ndryshon konteksti i jashtëm i një personi. Shkencëtarët kanë kohë që kërkojnë të shpjegojnë pse ndodh që njerëzit ndonjëherë hyjnë në një dhomë për të bërë diçka të rëndësishme, por e harrojnë sapo mbërrijnë aty. Më parë, fenomeni i atribuohej “efektit të derës”, duke sugjeruar që ne priremi…
Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente, të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!” “Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret…
Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura. E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura. Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.Për shembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie. Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist.Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në…
Pas 45 ditësh punë intenstive dhe 2 vjet përgatitje mbyllet me sukses edhe Mural Fest 2021 organizuar nga Dekor Tirana dhe kuruar nga Helidon Doni Haliti dhe Kiriakos Losifidis. Artistë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj udhëtuan drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. Gjatë këtyre ditëve, artistët dhanë mesazhet e tyre përmes hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj u shkrinë me fasadat e godinave në Tiranë duke ridizajnuar hapësirat urbane dhe kthyer…
Brenda pak orëve policia ka goditur tre raste për narkotikë, ku është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar si dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas të huaj. Konkretisht në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër. Në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako kanabis, me peshë totale 20 kg. Po ashtu policia kufitare raporton se kanë ndaluar një makinë tip “Alfa Romeo” që drejtohej nga i V. K., si…
Një banor i zonës në Tiranë ku një ri theri me thikë mbrëmë të dashurën ganeze dhe u hodh edhe vetë nga pallati ka reaguar mbi ngjarjen. “Fëmijët ishin jashtë, të vegjëlit po luanin, u traumatizuan, vajza i tha nënës janë kukulla ato. Nipi më tha: Gjyshi kam një dhimbje gjoksi. Këtu nuk dihet se cfarë ka, duhen kontrolluar hyrje, këtu ka dhe makina me qera, nuk kontrollojnë kush hyn dhe kush del. Administratori i pallatit duhet të kontrollojë. Kaq di kam them. Unë jam shumë i indinjuar për këtë rast. Unë as se kam idenë, këtu çfarë nuk vijnë”,…
Kriza e karburantit në Britani detyron qeverinë të përdorë forcat e armatosura për të ndihmuar në përballimin e situatës. Që nga e hëna, personeli i forcave të armatosura në Britani të Madhe do të fillojë të transportojë derivate në pikat e karburanteve. Në një deklaratë nga qeveria britanike thuhet se rreth 200 ushtarë, 100 prej të cilëve shoferë do të sigurojnë mbështetje të përkohshme për të lehtësuar presionin mbi pikat e karburanteve. Ushtarët prej një jave kanë mësuar se si të mbushin cisternat dhe pikat e karburanteve dhe në mëngjesin e së hënës do të kryejnë dorëzimet e para. Gjithashtu…
Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të emigrantëve nga vendet e treta. Gjatë operacionit të koduar “Bristani”, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Finanza, janë arrestuar pesë shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e…
Fansat e Adele mendojnë se këngëtarja është duke përgatitur albumin e saj më të ri. Dhe ata kanë të drejtë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të vërejnë shenja dhe billborde me numrin “30” në pjesë të ndryshme të botës, dhe kjo i ka shtyrë të mendojnë se po bëhet fjalë për albumin më të ri të këngëtares britanike. Projekti më i ri i Adeles do të vijë përafërsisht gjashtë vjet pas albumit të saj të fundit të titulluar “25”. Vetë Adele 33-vjeçare nuk ka përmendur zyrtarisht se po sjell album të ri. Këngëtarja e famshme e ka bërë së…
Rastet e personave të infektuar me Delta edhe pasi janë vaksinar janë prezente dhe këtë e konfiromojë edh emjekët. Ndonjëherë këta persona janë asimptomatikë e në raste të tjera mund të përjetojnë simptoma të veçanta. Ndaj ekspertët sugjerojnë që përveç vaksinës e cila gjithësesi krijon nëj efekt lehtësues në organizëm, të kini parasysh edhe disa këshilla të tjera. Këtu futen edhe shenjat dalluese të variantit Delta të cilat mund t’ju ndihmojë në parandalimin e përhapjes tek të tjerës dhe kurimin e shpejtë. Ndiqni 5 shenjat kryesore që trupi juaj mund të përjetojë pas infektimit me Delta. Çfarë shenjash kanë të…