Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura.
E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura.
Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.Për shembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie.
Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist.Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog.
Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh?
Vështirësi me kontrollin e emocioneve
Stresi, ankthi, zemërimi e të tjera ndjesi të këtij spektri mund t’i përjetoni shpesh gjatë një dite për shkak të bashkëjetesave në vende të ndryshme, profesionit apo gjendjeve shëndetësore.
Megjithatë sipas ekspertëve është e rëndësishme të jini të vëmendshëm në përsëritjen e këtyre episodeve të mbushura me emocione negative.
Inati dhe zemërimi shpesh është një tregues i sëmundjes së depresionit e kjo ndodh më shumë tek burrat.Mos kontrollimi dhe zgjatja për periudha të gjata të këtyre emocioneve reflektohet në ndjenja negative që personi ka me veten e tij.
Tek fëmijët kjo simptomë reflektohet në ndjenja dhune dhe agresiviteti ndaj të tjerëve.
Keni performancë të dobët
Jeni në punë apo në shkollë dhe shihni se rezultatet tuaja kohët e fundit janë më të dobëta se zakonisht?
Kjo mund të jetë një shenjave problemeve emocionale dhe psikologjike.
Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë memorien, përqendrimin, t’ju bëjnë të keni më pak energji që rezulton në më pak kënaqësi dhe apati gjatë punës.
