Author: tirana

Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar këtë të diel shqiptarëve me një mesazh të rëndësishëm, që lidhet me krizën energjetike, që sipas tij, ka prekur gjithë tregjet botërore. “Nuk kërcënon jetë njerëzish, por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative, që mund të ketë efekte tronditëse. Kriza e energjetikës sapo ka nisur të japë shenjat e saj në tregjet botërore. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë, jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit po afron bashkë me dimrin dhe rritjen e natyrshme të nevojës për ngrohje. Kjo krizë e re na…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentin Frank-Walter Steinmeier me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Meta shkruan se Shqipëria mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai ka falënderuar po ashtu presidentin gjerman për mbështetjen që Gjermani po i jep Shqipërisë në Procesin e Berilinit duke hapur një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian…

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale që pas daljes nga paraburgimi, pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri. Ajo publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Në të, këngëtarja shihet së bashku me vajzën e dytë, Alayah, e cila nis klasën e parë. Fjolla zgjodhi një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme të vajzës së saj, së cilës i bëri një dedikim: “Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël.…

Read More

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në pranga në Lushnjë. Operacioni, një bashkëpunim mes strukturave të DVP Fier, komisariat të Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana bënë te mundur arrestimin e të riut Gledis Mehalla. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 dhe kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Lushnjë Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një…

Read More

Lista e futbollistëve kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanon në Spanjë. Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë. Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas…

Read More

Moderatorja Gerta Heta erdhi këtë fundjavë në një rrëfim për emisionin ‘Fitstation’, në News24, me Çenkuela Hasën! Në një intervistë në ambientet e punës në radio, Gerta foli për familjen, projektet e reja, dhe për aktualitetin në media. “Si e sheh unë bëj 3 punë, në 2 media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak, imagjino më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathët të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam…

Read More

Kryeministria reagon pas lajmit të publikuar nga media prestigjioze britanike “The Sun”, ku thuhej se “emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar. Kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen sipas këtij plani, ndërsa emigrantët të qëndrojnë në Shqipëria”. Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, mohon prerë që Shqipëria të kthehet në kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që kapen në Britani, duke e cilësuar lajmin e “The Sun” si të pavërtetë. Në një reagim në rrjetet sociale, Endri…

Read More

Një skandal ka përfshirë Kishën Katolike në Francë. Sipas një raporti mijëra pedofilë kanë vepruar brenda kishës që nga viti 1950. Hulumtimi i komisionit që publikoi raportin kishte zbuluar midis 2,900 dhe 3,200 priftërinjve pedofilë ose anëtarëve të tjerë të kishës. Jean-Marc Sauve tha për agjencinë e lajmeve AFP se raporti i plotë i komisionit do të dalë të martën pas dy vitesh e gjysmë kërkimesh bazuar në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me dëshmitarët. Raporti, për të cilin Sauve tha se është 2,500 faqe, do të përpiqet të përcaktojë numrin e shkelësve dhe numrin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes. Bonusi i bebes është një program i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë. Statusi i kryeministrit: “Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga #BonusiBebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me…

Read More

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytetet Braziliane për të protestuar kundër presidentit të vendit Jair Bolsonaro. Protestat u organizuan nga partitë opozitare dhe sindikatat dhe bien saktësisht një vit para zgjedhjeve të vendit. Bolsonaro aktualisht po mbetet prapa në sondazhet e opinionit. Shumë brazilianë janë të mërzitur nga trajtimi i presidentit ndaj pandemisë – më shumë se 600,000 njerëz kanë vdekur. Demonstratat u zhvilluan në më shumë se 160 rajone dhe qytete të Shtunën. Pamjet tregojnë protestuesit që mbajnë shenja, duke bërë thirrje për largimin e zotit Bolsonaro. “Ky president që është atje përfaqëson gjithçka që është e…

Read More

“Vrasja” e një pule ka vendosur përballë ligjit një 66 vjeçar nga Radostina e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së 66 vjeçarit me iniciale P.A, i cili ka qëlluar një pulë, që lëvizte në oborrin e shtëpisë. Një veprim i tillë, mesa duket, ka shqetësuar fqinjët te cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Uniformat blu pasi kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes kanë konstatuar shpendin e ngordhur në tokë, ndërsa kanë kryer edhe verifikimet për armën e gjahut që kishte përdorur 66 vjeçari, e cila rezultoi me leje. Pas verifikimeve shtetasi me inicialet P.A është proceduar penalisht, ndërsa materialet i…

Read More

Në kuadër të ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Bundestsgut, Wolfgang Schäuble. Përmes letrës së saj në këtë ditë të veçantë për Gjermaninë, ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin tashmë të njohur në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, çka u konfirmua edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, më 14 shtator të këtij viti. Nikolla shtoi se marrëdhëniet e bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman do të zgjerohet e fuqizohet më…

Read More