Mospërmbajtja urinare është një gjendje jashtëzakonisht e zakonshme në mesin e grave që mund të bëhet fatale dhe kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet. Çfarë është saktësisht kjo gjendje? Trupi i njeriut ka disa funksione komplekse të cilat drejtojnë trupin. Ruajtja dhe zbrazja e urinës është një koordinim kompleks midis fshikëzës dhe uretrës dhe shqetësimet në sistem për shkak të lindjes, plakjes ose kushteve të tjera mjekësore mund të çojnë në mosmbajtje urinare. Mosmbajtja urinare thjesht nënkupton rrjedhjen e urinës, për shkak të muskujve të dobët të legenit ose simptomave të tjera si dëshira për të urinuar, pamundësia për të…
Author: tirana
Është shumë bukur të shkosh në shtrat menjëherë pas një dushi të nxehtë. Por nga pikëpamja mjekësore, larja para gjumit nuk është mënyra më e mirë për të mbyllur natën tuaj. Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Lexoni më poshtë arsyet pse dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa keni menduar dikur: Ju mund ta keni të vështirë të flini në gjumë lehtë Bërja e një dushi të nxehtë pak para se të mbështetni kokën në jastëk mund të duket relaksuese, por në realitet, mund të shqetësojë…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Policia njofton se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përplasur një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur përballë spitalit, ndërsa të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Durrës/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen…
Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka reaguar sërish për paralajmërimin e Ramës dje se vendi rrezikonte rritje të çmimit të energjisë. Pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha shtroi disa pyetje publike për Ramën, duke shtuar se ku shkoi reforma në energjetikë? Mes të tjerash ai tha se PD-ja nuk do të tërhiqet, por do të përballet me këtë fatkeqësi. “Përshëndetje të dashur gazetarë. Sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupi të PD. Në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çmimi i energjisë dhe paralajmërimi i tellati të djeshëm. Çmimi i karburanteve rëndon te…
Policia e Tiranës ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i plotë: Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Gj, 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij; J. M, 24 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M, 29 vjeç, pasi ka tentuar të…
Afganistani rrezikon të përballet me një krizë të madhe të energjisë elektrike pas marrjes së pushtetit nga telabenat. Fox News raporton se qeveria e talebanëve nuk ka bërë asnjë hap para për të shlyer faturat e blerjes së energjisë elektrike nga vendet fqinje duke bërë që ato të ndërpresin furnizimin. Kjo pritet të fusë vendin në një krizë të madhe, ndërsa aktualisht janë paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike edhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Qeveria e mëparshme kishte nënshkruar kontratat me vende si Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani për të blerë energji elektrike, por talebanët nuk kanë paguar asgjë duke e…
Pjesë e debatit në rubrikën “Trotuar” për rritjen e divorceve ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila zbuloi arsyen se pse ajo mund të ndahet nga partneri i saj. Teksa në një tabelë të zezë ishin shkruar disa arsye të ndryshme, Shqipja shënoi “për ekonominë”. “Çfarë do lloj gjëje nis nga ekonomia. Janë një serë faktorësh që e bëjnë një çift të ndahet. Në momentin që femra nuk mbahet nga mashkulli apo do gjëra bazike, meshkujt luajnë me shokët bixhoz, nuk ju japin vëmendjen e duhur, i lënë pas dore dhe nuk punojnë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”. “Kur…
Kylie Jenner është një nga më të preferuarat e familjes Kardashian dhe zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para. Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat. Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, Tik Tok dhe Twitter kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur. Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale. Pamjet tregojnë kostumet me pjesë…
Deputetët të Partisë Demokratike, kanë kërkuar që të Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme që të diskutohet nisma ‘Open Balkan’. Kjo nismë është marrë nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçic. Gjatë fjalës së tij, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar këtë nismë, një projekt të Beogradit. “’Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosovës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet…
Shoferët e cisternave të naftës të ushtrisë po dalin në rrugët e Britanisë së Madhe, për herë të parë, për të furnizuar pikat e karburanteve të goditur nga kriza. Rreth 200 ushtarë, gjysma e tyre shoferë, janë vendosur për të shërbyer në operacionin ”Escalin”, pavarësisht se ministrat këmbëngulin se situata po lehtësohet. Trupat, në pritje që nga fillimi i javës së kaluar, fillimisht do të përqendrohen në Londër dhe Juglindje, ku mbeten mungesat më të mëdha. Ato përfshijnë anëtarë të Regjimentit III të Mbështetjes së Logjistikës të cilët u trajnuan me kompaninë logjistike të industrisë së naftës ”Hoyers”, në Essex.…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim boksierin shqiptar, kampionin në versionin IBF, Florian Marku, për të cilin tha se me triumfin e fundit në Londër bëri krenarë të gjithë shqiptarët. Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës. “Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia – e kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë”, u shpreh ai. Veliaj zbuloi…
Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ngriti çështjen e ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Vokshi u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor. “8 vjet nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe, shtetin ligjor, ndërsa integrimi europian ka ngecur në vend, për shkak të keqqeverisjes. Kjo ka sjellë largimin e qindra mijëra shqiptarëve, përfshirë të rinjtë dhe profesionistët më të mirë. Në 8…