Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vokshi, në Forumin e Grave të PPE: Shqipëria, hapa mbrapa me demokracinë

11:52 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
890029ae dec1 48fb 961d c0d430001a86
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ngriti çështjen e ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Vokshi u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.

“8 vjet nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe, shtetin ligjor, ndërsa integrimi europian ka ngecur në vend, për shkak të keqqeverisjes. Kjo ka sjellë largimin e qindra mijëra shqiptarëve, përfshirë të rinjtë dhe profesionistët më të mirë. Në 8 vjet, kryeministri grumbulloi të gjitha pushtetet në një dorë. Ai kontrollon qeverinë, parlamentin, gjyqësorin, pushtetin lokal, një pjesë të madhe të medias dhe shoqërisë civile. Çdo pushtet që zotëron, si një autokrat në mes të Europës, Edi Rama e vuri në shërbim të karriges së tij për të marrë mandatin e tretë në mënyrë të paligjshme. Raporti i OSBE/ODIHR evidentoi shkelje të rënda, që konfirmon se shteti u vu në shërbim të PS”, u shpreh Vokshi.

Kryetarja e LDGSH njohu eurodeputetët, anëtaret e Parlamenteve të vende të BE-së me disa pika kyçe të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje.

“Krimi më i madh elektoral ishte nxjerrja e të dhënave personale të të gjithë votuesve. Ky operacion u drejtua nga AKSHI, agjenci nën varësinë e kryeministrit, në bashkëpunim me të gjitha ministritë, institucionet dhe PS, që kontrollon skemën e patronazhimit. Kryeministri dhe ministrat abuzuan me postin dhe pushtetin e tyre duke venë në dispozicion të fushatës elektorale të gjitha burimet njerëzore dhe financiare.Fondet e tërmetit, të shëndetësisë, legalizimet dhe punësimet elektorale u përdorën në mënyrë abuzive për blerjen e zgjedhjeve. Këto ishin disa nga arsyet pse një ndër rekomandimet kryesore të raportit të OSBE/ODHR i i drejtohet qeverisë: qeveria të marrë rë gjitha masat për të siguruar votë të lirë e të ndershme për çdo qytetar shqiptar”, -theksoi Vokshi.

Po ashtu, kryetarja e LDGSH-së shprehu shqetësimin e PD se “me Edi Ramën vendi po rrëshket çdo ditë drejt autoritarizmit dhe se krimi organizuar dhe oligarkia kontrollojnë vendimmarrjen e qeverisë”.

“Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, të PPE-së, të parlamenteve të vendeve tuaja, që të na mbështesin në kauzën tonë për rivendosjen e demokracisë, shtetit ligjor, ku në themel të qeverisjes të jetë vota e lirë dhe të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese”- u shpreh Vokshi në Forumin e Grave të PPE-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.