Moderatorja e ‘Për’puthen’, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, në Top Channel, nga ku ka pranuar se është totalisht single. Bora u shpreh se është e angazhuar me shumë punë dhe koha që mbetet jashtë punës do mbetet për Arborin, djalin e saj, i cili ndodhet në klasën e dytë. “Jam single. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me…
Author: tirana
Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë feston sot ditën e lindjes. Bozo mbush këtë 2 Tetor 79-vjeçe, e megjithatë mosha nuk e ka detyruar ish-profesoreshën e Inxhinierisë së Ndërtimit të dalë në pension. Ajo do të përfaqësoje qytetarët e Tiranës gjatë legjislaturën parlamentare 2021-2025. Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin…
Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë. Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje. ‘Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërënditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe…
Partia Demokratike ka deklaruar sot se lidhja e mafies me politikën po pengon integrimin europian të vendit. Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se aq i ngushtë është lidhja mes mafies dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament. Sipas saj, kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE. POSTIMI Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik…
Policia e Lezhës u informua për të shtënat me armë zjarri në ishull Lezhë nga nëna e Kristjan Sherrit. Pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga Aldi Marku, shoku i tij telefonoi të ëmën për ti treguar se çfarë kishte ndodhur. I riu i ka rrëfyer nënës se po i vrisnin e në këtë mënyrë ajo ka lajmëruar sallën operative të policisë së Lezhës. Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit. Dy shokët e Aldi Ramës u…
Një 64-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 12 kilogramë kanabisi. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas hekurave ra Ndue Cara, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e drogës. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.
Ditën e sotme nis projekti për hidrocentralin e Skavicës, mes qeverisë Shqiptarë dhe një prej kompanive amerikane. Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, ka ndarë pamjet që vijnë nga Skavica, duke u shprehur se dita e sotme është historike pasi një nga gurët më të rëndësishëm po bëhet realitet. Në videon e ndarë nga ambasada në ‘Facebook’ shihet se ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja Belinda Balluku ndodhen në inspektim së bashku me inxhinerët. POSTIMI: Sot është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha…
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 700,000 persona të vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë. Kjo shifër është afërt me numrin e banorëve që ka kryeqyteti amerikan, Uashington, apo qyteti tjetër, Boston. Kjo shifër është raportuar më 1 tetor, derisa autoritetet shëndetësore amerikane regjistrojnë rreth 1,900 viktima në ditë me këtë virus. Megjithatë, numri i personave të infektuar në valën e tretë të pandemisë, ka nisur të zvogëlohet në periudhën e fundit. Numri i rasteve të reja arrin në rreth 112,000 në ditë, për dallim nga 116,000 sa ka qenë në fillim të muajit shtator. Mesatarja ditore e personave…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në organizimin për prezantimin e planit 2021-2023 të përgjigjes ndaj pandemisë dhe impaktit post covid-19. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu bëri të ditur se edhe muaji tetor, njësoj sikurse shtatori, do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin. Manastirliu: Brenda pranverës së vitit të ardhshëm duhet të kemi vaksinuar popullatën target dh më pas të vazhdojmë me dozën e tretë. Përgatitja jonë ka qenë në kohë rekord. Mos harrojmë si u gjend bota në ato momente, ishin të panjohura për ne, por me masat që u morën…
Policia e Durrësit ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Dy gra kanë përfunduar në pranga për prostitucion, një 39-vjeçar për kultivim narkotikësh, si dhe një 29-vjeçar për plagosje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin L. A, 39 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë Krujë për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë…
Presidenti Ilir Meta nga Pogradeci deklaroi se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që lidhet me të, duke marrë shkas që vendimi për shkarkimin e tij tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese. Në një prononcim për mediat ai tha se kjo është një çështje politike dhe se ai nuk ishte i shqetësuar. Duke u ndalur tek ‘Foltorja’, aksion që ka ndërmarrë ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi i PD-së, Meta tha se nuk pranonte që të komentonte zhvillimet brenda në asnjë forcë politike. Pritet qe me 14 tetor Komisioni i Venecias të japë një opinion për shkarkimin tuaj,…
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e djeshme. E gjithë vëmendja padyshim ka qenë tek ta dhe dasma madhështore me të ftuar VIP. Sigurisht këta të fundit janë shfaqur të veshur e të kuruar nga koka tek këmbët duke i dhënë rëndësinë e duhur eventit. E zeza ka qenë ngjyra që kanë përzgjedhur disa nga vajzat e ftuara dhe padyshim duken klas. Ndër to përmendim Amarda Toskën, Arilena Arën, Aurela Gaçen, Rezarta Shkurtën, Jonida Shehun, Alesia Xhemalajn etj. Në vazhdim ju sjellim disa nga fotot e të ftuarve dhe veshjet e tyre.