Ish-ministri i Jashtëm, anëtar i Kryesisë së PS-së, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në Veri të Kosovës pas vendimit për targat. Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Bushati flet për ngecjen e politikës së zgjerimit të BE-së, sikundër hezitimin e saj për të artikuluar pa asnjë ekuivok “njohjen e ndërsjellë”, si qëllimi final i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Bushatit, më shumë sesa për targat e makinave, kjo përplasje risolli në skenë nevojën e ushtrimit të reciprocitetit si bazë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. GJEOGRAFIA E ARMIQËSISË Përplasja për targat e makinave në…
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm janë kapur nga Policia në Portin e Vlorës, 15 klandestinë nga Siria. Emigrantët janë kapur ndërsa po tentonin të hipnin në një target në Portin e Vlorës për të lundruar drejt Italisë dhe hyrë në BE. Refugjatët e ardhur ilegalisht në vendin e tonë u dërguan në Komisariatin e Vlorës për t’u marrë në pyetje. Në Shqipëri rastet me kalimin e emigrantëve të paligjshëm janë të përditshëm. Vendi ynë konsiderohet si ‘tranzit’ për të kaluar më pas në shtetet e përcaktuara.
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi A.F është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“. Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës. Interpol…
Këngëtari i njohur, Mc Kresha dhe gruaja e tij Erzina do të bëhen sërish prindër. Edhe pse vajza e tyre është vetëm një vjeçe shtazënë çifti do të lumturohet sërish me një tjetër fëmijë. Prive ka mësuar se bashkëshortja e reperit është sërish shtatzënë. Erzina është disa muajshe shtatzënë, por gjinia e bebit ende nuk është bërë publike nga çifti.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë ditën e djeshme në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Përmes një postimi në facebook, ambasadorja Kim shprehet se ka kaluar një mbrëmje të mrekullueshme teksa ka postuar dhe disa foto nga momentet e kaluara mes artistëve shqiptarë. Kim shihet e qeshur në krah të këngëtarit të muzikës popullore Bujar Qamili, dhe artistëve të tjerë. “Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vinë, të Gramshit. Policia informon se një 35-vjeçar ka goditur me mjet prerës, sopat 27-vjeçarin me inicialet T.B. Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Personi i cili u qëllua me mjetin prerës tashmë ndodhet në spital, duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, 35-vjeçarit me banim në fshatin Kishtë, të Gramshit. Ai akuzohet për për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje. NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një…
Ditët e fundit është përfolur se Genta Ismajli është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Së fundmi, burime për “Prive” kanë zbuluar se këngëtarja është disa muajshe shtatzënë dhe po pret binjakë, gjinia e të cilëve ende nuk dihet. Sipas këtyre burimeve, Genta do të organizojë një baby shoëer pas disa ditësh, duke thyer heshtjen e pritjes së ëmbël.
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna. Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19. Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de…
Operacioni ‘Last Trip’ në Rinas ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ka pajisur një familje shqiptare me pasaporta false. Neard Myftari në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kundrejt shumës rreth 25.000 euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle çiftin K. M dhe S. A, dhe dy fëmijët e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë. Çifti shqiptar ka tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen. Policia arrestoi Myftarin pasi akuzohet për…
Prej më shumë se një viti, që kur nisën aksionet e bujshme të “Forcës së Ligjit”, e ashtuquajtura OFL, kemi parë disa raste që Gjykatat kanë rrëzuar Policinë dhe SPAK-un, duke kthyer pasuritë e sekuestruara. Kemi raportuar dhjetëra raste të tilla, që në një farë mënyrë tregonin një lloj dështimi të OFL-së. Por dje, nuk ishte Gjykata ajo që i doli kundër “Forcës së Ligjit”. Ishte vetë SPAK-u që u tërhoq. Madje, nga aksioni i parë që OFL-ja realizoi në zonën e Shijakut, ku rrethoi me shirit, duke vënë nën sekuestro kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit. Në këto…
Dy motra në Selanik kanë përjetuar makth nga nëna e tyre. Dy të rejat, e moshave 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre. Motra më e madhe, theu heshtjen duke folur me Mega për të zbuluar të gjithë makthin që ka përjetuar duke jetuar me nënën e saj. “Ata ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, është shprehur vajza 20-vjeçare. “Kishte netë kur nuk reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa më abuzonin. Unë nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja…
Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e djeshme në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. U konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh…