Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy zyrtarët, Halit Shehun dhe Fitim Frrokun. Të dy këta shtetas u arrestuan pasi Farruku, me pozicion shef finance në Këshillin e Qarkut i premtoi Shehut se do e punësonin kundrejt pagesës si mësues pranë Zyrës Vendore Arsimore Dibër. Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga Shehu, me pozicion Specialist Pyjesh, kundrejt Frrokut, kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre, si dhe duke bllokuar provat materiale.
Author: tirana
Ditë historike është quajtur kjo e sotmja nga ambasada amerikane për shkak të fillimit të projektit të Skavicës, bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane, Bechtel.Skavica ka qenë ëndërr e disa dekadave shkruhet në këtë postim ndërsa janë bërë publike dhe pamje nga vizita e vetë ambasadores Kim në Kukës ku u shënua dhe nisja e punimeve për HEC.Kim lajmëroi se 3 prioritetet e SHBA-vë në Shqipëri demokracia, mbrojtja dhe biznesi do të jenë fokusi i punës së saj:“Sikur jeni në dijeni unë jam shprehur se ne kemi 3 prioritete: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje një ditë më parë vetëm…
Nëna e peshëngritësit shqiptar Pirro Dhima, e cila u gjet e pajetë dje nga fqinjët në shtëpinë e saj në Himarë, u përcoll sot për në banesën e fundit. Në nderimet e fundit të nënës së tij, sportisti shqiptar, i cili u kthye nga Amerika për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, është parë i prekur, ndërsa nuk ka mundur të mbajë lotët. 75-vjeçarja Lefterie Dhima kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë dhe trupi i së ndjerës kishte filluar të dekompozohej. Sipas njoftimit të policisë ajo kishte ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Aktori Gentian Zenelaj ka shpërndarë një video epike në rrjetet sociale nga dasma e aktores Rudina Dembacaj dheb ish-deputeti Mark Frroku, ku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme. Teksa po këndonte Aurela Gaçe, aktorin e kanë filmuar pa mendje duke shijuar perfomancën e këngëtares së njohur. “Eh ku ma gjete telin o @aurelagaceofficial E dua shumë këtë këngë”, ka shkruar Genti krah videos ku duket se ka kërcyer e kënduar me gjithë zemër. I xhiruar tërësisht pa mendje, në hesap të vetë e me shaminë në dorë, kjo video e Gentit është pëlqyer shumë nga ndjekësit e tij, të cilët…
Një debat i fortë është shkaktuar ditët e fundit në rrethin politik pas bashkimit të aktivistes së PD-së shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari me ‘Foltoren’ e Sali Berishës. Nisur nga këto përplasje, Kokalari ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se këtë javë ka mësuar kush janë monstrat e vërtetë, nga më vulgarët e deri tek më gënjeshtarët e inatçijtë.about:blank Aktivistja ka paditur për shpifje portale si FaktorPlus dhe analistë e gazetarë si Ilir Demaliajn, Dritan Demirajn, Frrok Çupin dhe Kolec Traboinin. Në mesazhin që ka publikuar sot në Fb, Kokalari shkruan: “Një gjë është e qartë…
Kundër kreut të PD Lulzim Basha në betejën me Sali Berishën është pozicionuar edhe këshilltari i tij Martin Henze. Ky i fundit përmes një postimi në “Twitter” i ka kërkuar Bashës të dorëhiqet për 3 arsye. Sipas tij ai ka shkelur statutin, ka bërë marrëveshje me Ramën dhe për afera në SHBA. “Më e rëndësishmja, kryetari jep dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, marrëveshjes me Ramën dhe transaksionit ilegal financiar në SHBA, e ndjekur nga një fotografi me Trump”, shkruan Henze. Ishte vetë Berisha ai që e akuzoi fillimisht Bashën se po bashkëpunonte me…
Europol ka finalizuar një mega-operacion, falë të cilit kanë rënë në pranga 330 persona nga 27 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në periudhën 15-18 shtator, dhe në të janë shënjestruar persona për vepra të ndryshme penale si trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore. Pas informacionit të publikuar nga Europol më 28 shtator, këtë të shtunë, Policia e Shtetit njoftoi edhe për rolin që ka luajtur gjatë këtij operacionit, të quajtur “Ditët e Përbashkëta”. Në Shqipëri janë arrestuar 19 persona, ndërsa është nisur procedim penal ndaj 18 të tjerëve, ndërsa një person është shpallur…
Ronald Koeman luan shansin e fundit në stolin e Barcelonës. Trajneri holandez, nëse “blaugranat” nuk bindin në transfertën e vështirë të “Wanda Metrolpolitanos”, kundër Atleticos së Madridit, sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga detyra. Atletico-Barça, e cila nis në orën 21:00, është një nga përballjet kryesore të kësaj të shtune, që do të transmetohen në ekranin e SuperSportit. Pas zhgënjimit në Champions, ku katalanët morën humbjen e dytë radhazi, me të njëjtin rezultat 3-0 (i mposhti Benfica), shkarkimi i Koemanit u shty përkohësisht, pasi trajneri që do të emërohet nuk do të mund të bënte magji për sfidën…
Edmond Spaho i është përgjigjur deputetit Ervin Salianji për deklaratat që ky i fundit bëri në “Radar Informativ”. “PD i dha gjithçka, çfarë kërkon më Mondi”, tha mbrëmë Salianji, ndërkohë që Spaho iu bashkua “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Spaho e cilëson si “Mitrolozin e Partisë”. “Cfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?” Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi…
Një zjarr ka përfshirë ullishtet dhe pemtaritë në fshatin Bestrovë të Vlorës. Siç shihet dhe në pamje, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, ku 6 efektivë po punojnë për neutralizimin e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht në këtë zonë.Ky është zjarri i dytë që ka përfshirë sipërfaqe me ullinj dhe pemë frutore në këtë zonë, ku vetëm pak ditë më parë një zjarr i madh ra në fshatrat Panaja dhe Bestrovë
Pak minuta më parë është larguar kamioni i fundit i protestuesve serbë nga Jarinja. Pas largimit të kamionit, rrugët janë të lira për qarkullim të automjeteve. Ndërkohë në pikën kufitare ndodhen trupat e KFOR-it.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Disa prej vipave të ftuar në dasmë publikuan foto nga ambient përrallor. Fustani që kishte zgjedhur artisja shqiptare ishte i bardhë me mëngë të gjata, një ndërthurje e modernes dhe klasikes dhe flokët zgjodhi që t’i mbante të kapura bisht. Disa prej vipave shqiptarë të ftuar ishin Orinda Huta, Turjan Hysko apo Aurela Gace. Ndërsa atmosfera u ndez akoma edhe më shumë nga Klajdi Haruni. Dekori që ishte zgjedhur nga Dembacaj dhe Frroku ishte me lule dhe kristale, ndërsa në dasmë kishte muzikë të zhanreve të ndryshme, nga…