Author: tirana

Anglia ka miratuar një ligj të ri, që i ndalon botox-in dhe rimodelimin e buzëve personave nën 18 vjeç. Ky ligj ka hyrë në fuqi nga sot dhe synon të mbrojë të rinjtë nga pasojat që mund të sjellin këto ndërhyrje. Por aktivistët thonë se rregullat nuk shkojnë aq larg. Vlerësimet e qeverisë tregojnë se deri në 41,000 procedura të stilit Botox u kryen në moshat nën 18 vjeç në Angli vitin e kaluar. Dhe analiza, nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, sugjeron se ka pasur deri në 29,300 procedura mbushëse dermale për nën 18 vjeç në 2017.

Read More

Kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, inauguruan shkollën e re 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Njësinë 9 në kryeqytet. Veliaj tha se ky investim i ri, përveç nxënësve dhe mësuesve do u shërbejë edhe banorëve, pasi do i japë një tjetër vlerë gjithë kësaj zone. “Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth. Bashkia paguan 50% të veshjes me kapotë, Bashkia paguan 50% ndërhyrjes në tarracë, Bashkia paguan 50% që të vihet një ashensor. E bukura të imponon një sjellje…

Read More

Gazetarja Aida Shtino ka reaguar për sherrin që po zhvillohet në distancë mes deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe aktivistes demokrate Evi Kokalari. Shtino shkruan e revoltuar se Salianji është askushi për ta quajtur njeri bosh Evi Kokalarin dhe të gjithë ata që nuk janë anëtarë të PD-së. Postimi i plotë: Miremengjesi miq ! Ju uroj nje muaj te mbare ! Nuk dua te flas e te shkruaj fare per politiken ketu ne Shqiperi , sepse jane nje zhgenjim i gjalle qe te gjithe, por cti bej, duke u bere gati per ne pune me degjojne veshet Salijanin qe flet…

Read More

Mëngjesin e sotëm u gjet në Himarë e dekompozuar nëna 74-vjeçare e peshëngritësit të njohur shqiptar, Pirro Dhima. Lajmin e konfirmoi dhe policia, e cila tha se kishte dyshime se 74-vjeçarja kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh. Ndryshe nga mesazhet formale të ngushëllimit, peshëngritësit Pirro Dhima i ka shkuar një mesazh ‘goditës’ nga aktivisti Ilir Hoxholli, i cili i kujton se ajo nënë që e bëri kampion sot u gjet e vetme e pajetë nga komshinjtë. Nëna e peshëngritësit të njohur shqiptar u gjet sot e dekompozuar në Himarë, zbardhet marrëdhënia e saj e vështirë me të birin, si nisën…

Read More

Zvicra synon të mbështesë financiarisht zhvillimin e vendeve më të varfra të BE-së në të ardhmen e afërt. Për këtë qëllim, Dhoma e Lartë e parlamentit vendosi se një total prej 1,3 miliardë frangash zvicerane (1,4 miliardë dollarë) do të financohen gjatë disa viteve. Paratë ishin në pritje për vite me radhë. Zvicra shpreson të jetë në gjendje të marrë pjesë përsëri në programin e kërkimit ”Horizon” të BE-së. Zvicra nuk është anëtare e BE -së, por merr pjesë në programet e BE-së dhe tregun e brendshëm të BE-së përmes marrëveshjeve dypalëshe. Sidoqoftë, marrëdhëniet BE-Zvicër janë ftohur pasi BE këmbënguli…

Read More

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre. Që nga marsi i vitit 2020, vetëm disa australianë dhe të tjerë janë lejuar të hynë në këtë vend, për shkak të rregullave strikte kundër koronavirusit. Udhëtimi jashtë ka qenë gjithashtu i ndaluar. “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison. Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80 për qind të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit. Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye…

Read More

Leximi i librave dhe shikimi i filmave të suksesshëm të Hollivudit, mund t’i bëjë disa prej nesh të besojnë se rrezatimi është një gjë e rrallë dhe e rrezikshme, që i kthen njerëzit ose në super-heronj ose në përbindësha të deformuar. Por në realitet, rrezatimi është përreth nesh gjatë gjithë kohës, madje edhe brenda trupave tanë. Por çfarë është saktësisht rrezatimi dhe sa prej tij është në trupin tonë? Rrezatimi përfshin shumë procese, ku secili na duket ndryshe. Në thelb, rrezatim kemi kur një objekt si Dielli, lëshon energji përmes grimcave ose valëve. Por kur shumë prej nesh i referohen…

Read More

Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet. Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit e Bashkisë së Tiranës, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarët, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth. Sikurse mund të shihni dhe fotot nga puna e nisur tashmë në terren, makineritë e rënda si dhe punonjësit kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë…

Read More

Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont. Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen përgatiti samitin e BE-së me vendet e Ballkanit. Më 6.10.2021 nën presidencën sllovene samiti zhvillohet në Brdo të Ljubljanës. Mesazhi i BE-së në këtë tur vizitash në të gjitha stacionet ishte i njëjti: merruni vesh me njeri-tjetrin, përpiquni edhe më…

Read More

Së shpejti shoferët do të kenë në dorë lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila sipas drejtorit të DPSHTRR-së, Blendi Gonxhes, do të ketë disa avantazhe. Gonxhja tregon se leja e re nuk do të ketë afat vlefshmërie, nuk griset apo dëmtohet nga lagështia, si dhe do të kushtojë më pak se ajo aktuale. Postimi i plotë: Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! AVANTAZHET direkte për qytetarët: – Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do…

Read More

Rozmarina duket se është çelësi i jetëgjatësisë, të paktën për banorët e fshatit të vogël bregdetar italian të Accarioli, ku më shumë se 20% janë afër 110 vjeç. Sekreti i jetëgjatësisë së tyre mund të fshihet në rozmarinën e bollshme që përdorin në gatimin e tyre, besojnë studiuesit amerikanë dhe italianë të cilët morën lejen për t’i ekzaminuar dhe monitoruar ato në mënyrë që të përcaktojnë faktorët e jetëgjatësisë së tyre. Bari përdoret gjerësisht në gatimin e këtyre italianëve shekullorë që kanë kaluar njëqind pa zhvilluar sëmundje kardiovaskulare ose demencë. Rozmarina ka veti tonik, antispazmatik dhe antiseptik, shkruhet në faqen…

Read More

Irani ka publikuar sot imazhe të transportit masiv të mjeteve ushtarake drejt veriperëndimit, për manovra ushtarake në kufi me Azerbaixhanin, megjithë kundërshtimet e këtij të fundit. “Manovrat do të nisin të premten me njësi artilerie, dronë dhe helikopterë”, njoftoi kreu i forcave ushtarake këmbësore të vendit, Gjeneral Kumars Heidari. Presideni i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev e quajti njoftimin e Teheranit event surprizues. “Çdo vend mund të mbajë manovra ushtarake në territorin e tij. Kjo është një e drejtë sovrane. por përse tani, përse pranë kufirit tonë?” tha Aliev për agjencinë turke Anadolu. Komenteve të tij iu përgjigj zëdhënësi iranian i mbrojtjes…

Read More