Author: tirana

Vaksinimi kundër Covid është një temë mjaft e diskutuar kohët e fundit, pasi qeveria ka vendosur detyrim të vaksinimit për disa kategori. Por a janë njerëzit të informuar sa ç’ duhet mbi vaksinën anti Covid dhe sa e sigurt është ajo? Biologu molekualr Eldores Sule ka shpjeguar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus sesi ndikon vaksina në organizmin e njeriut dhe cilat janë efeket anësore që ajo shkakton. “Elementet që ndodhen brenda një vaksine, hyjnë në organizëm.Nëse aplikojmë një vaksinë gjëja e parë që do bëjë përbërja që gjendet në vaksiën, mund të jetë një virus i dobësuar një virus…

Read More

21 vjeçari Aldi Rama duket se e kishte nisur herët përballjen e tij me drejtësinë! 3 vite më parë, asokohe vetëm 18 vjeç, por mjaftueshëm për të maturë për të vuajtur pasojat e veprimeve të tij, Rama dënohet për herë të parë. Më 29 korrik, e dashura e tij, e identifikuar si A.S., ka dënoncuar të riun për vjedhje dhe dhunë. Aldi i kishte marrë telefonin “Iphone 7” dhe për t’ja kthyer pas kërkonte 50 euro. Kur ajo ka shkuar në një parking për t’i dhënë paratë, nuk e ka marrë pas telefonin por vetëm dhunë. Aldi e kishte qëlluar…

Read More

Pasi mbaroi Për’puthen, Mevlani dhe Antonela rregulluan marrëdhënien mes tyre. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë një raport të mirë shoqëror. Mirëpo, së fundmi duket se diçka nuk ka shkuar sërish mirë. Antonela nuk e ndjek më Mevlanin në Instagram dhe kur u pyet për këtë në koment, ajo dha një përgjigje që nuk pritej. “Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit. Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.

Read More

Në muajt e fundit Greqia është goditur nga disa lëkundje sizmike në disa zona. Tërmeti i fundit u regjistrua mëngjesin e së hënës në Kretë ku la një të vdekur, disa të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara. Tërmetet nuk mund të parashikohen, por profesori grek Efthymis Lekkas nuk e përjashton mundësinë e një lëkundje të fortë sizmike 5.5 Rihter në Tebë. Sizmologët grekë me në krye drejtuesin e institucionit Efthymis Lekkas u mblodhën të mërkurën në mbrëmje për situatën e fundit dhe veçanërisht për Tebën duke vendosur të dërgonin një ekip në zonë për të vlerësuar situatën, por edhe…

Read More

Qeveria vendosi miratimin e rregullave dhe të procedurave për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë që ndërrojnë jetë në krye të detyrës. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, u vendos që të gjithë familjarët e të rënit në krye të detyrës do të përfitojnë para në formën e një ndihme të menjëherëshme financiare që s’duhet të jetë më shumë se 10 (dhjetë) paga në total. Përveç kësaj, pjesëtarët e familjes përfitojnë pension suplementar familjar, në masën 100% të pagës mujore, fëmijët trajtohen me bursë, ndërsa Garda trajton me prioritet aplikimin ose kërkesën…

Read More

Plot 669 të infektuar të rinj me Covid i janë shtuar sot Shqipërisë pas testimit të 4,835 qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht 13 pacientë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Në 24 orët e fundit mësohet se 936 qytetarë janë shëruar. RAPORTIMI I PLOTË: Janë kryer 4,835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 669 qytetarë, në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në…

Read More

Disa ditë më parë Aurela Gaçe zbuloi se është bërë bashkë me Stinen për të “rikthyer” edhe një herë në skenë Dr.Florin. Teksa ka publikuar në Instagram një foto me Stinen, ajo shkroi: ” PO VJEN …. “S . F. L” #StineFloriLela #Dr.Flori @stine_records #new#newsong #comingsoon‼️ Një nga këngët e shumta që po punoj për albumiin ri.” Dyshja ka bërë pjesë të këngës regjistrime nga këngët e papublikuara të Dr. Florit, duke e “rikthyer” edhe një herë në muzikë për dëgjuesit. View this post on Instagram A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial) Sakaq, së fundmi ajo ka zbuluar edhe…

Read More

Aktori i njohur Julian Deda, i cili është edhe një anëtar i Partisë Demokratike që ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka përgatitur “letrënbe lamtumirës” nga partia kryedemokratit. Në letrën e shkruar nga aktori, “Basha” i kërkon falje çdo demokrati për të gjitha vendimet e gabuara që ka marrë në kurriz të PD duke i shkaktuar dëme partisë, teksa pranon që në drejtimin e tij, PD duhet të bënte më shumë për qytetarët, ndaj ky ishte fundi i tij si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas Jul Dedës, këto fjalë duhet të thotë Lulzim…

Read More

“Big Brother VIP Albania” do ketë dy opinionistë që do komentojnë ndodhitë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Një lajm i tillë ka qarkulluar në media dhe është konfirmuar edhe nga producentja Lori Hoxha. Sikundër ju bëmë me dije ditën e djeshme, Top Albania Radio vjen me një edicion special për të zbuluar çdo detaj apo të pathënë më parë mbi çdo pyetje që mund të keni. Sot në orën 18:00 do të transmetohet për të gjithë dëgjuesit dhe fansat e këtij spektakli, intervista eksluzive e Jonida Aliçkollit me Lorin, gjatë të cilës Lori u është përgjigjur shumë pyetjeve.…

Read More

Ronela Hajati është një nga personazhet më energjike, funny dhe sigurisht të talentuara shqiptare. Dhe duket se e tillë Ronela ka qenë gjithnjë që në fëmijëri. Nëpër intervista këngëtarja ka thënë se ka pasur një fëmijëri vërtetë të lumtur, kjo falë marrëdhënies së prindrve të saj, duke i përcjellë vetëm dashuri dhe mirëkuptim. “Gjithmonë e qeshur, qejflie, një hap para, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin”- kështu e ka përshkruar veten Ronela dhe nuk i heqim asnjë presje. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instastory disa foto nga fëmijëria dhe adoleshenca…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë nesër takimin e radhës, në qytetin e Shkodrës. Takimi do të mbahet në sallën e Kinema Milenium në orën 18:00. Krah Berishës mësohet se do të jetë dhe Nard Nkoka, aleati i Bashës që së fundmi është rreshtua ashtu si shumë të tjerë, kundër tij. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i PDK-së, në një prononcim për Top news, ku deklaroi shkrutimisht: do të jem nesër me Berishën. Si aleat i PD do të jem neser atje”, tha ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare. Konferenca do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytetin e EBA-ve, Abu Dhabi, ku do të marrin pjesë liderë nga e gjithë bota. Gjithashtu Rama do të zhvillojë edhe disa takime me liderë të BE-së, mes tyre edhe me Kreun e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Read More