Ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka vendosur të bashkëdizenjojë katër koleksione në bashkëpunim me Nyden, prodhimin më të ri të markës ndërkombëtare “H&M”. FashionNetëork shkruan se koleksionit i ri që përmban kryesisht bluza sportive me mëngë të gjata (Hoodie), me modele e masa të ndryshme do të ketë të mbishkruar emrin Dua Lipa. “Dua është një nga artistet pop më të njohur në botë sot. Qëndrimi i saj i fortë dhe i ashpër, për të mos përmendur stilin e veçantë, e bëjnë atë të përshtatshme në mënyrë të përsosur për filozofinë e Nyden. Pamja dhe stili frymëzues i…
Author: tirana
Sipas një deklarate për mediat, deputetët e PD-së kanë depozituar këtë të enjte kërkesën për thirrjen në një seancën dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës në datën 4 Tetor. “Rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, kanë ndikuar në thellimin e varfërisë. Me këtë shqetësim, deputetët e PD kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit te Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës”, thuhet në deklaratë.
Gjykata e Gjirokastrës, ka dënuar me 6 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, biznesmenin Kristaq Kotro. Ky i fundit prej tre vitesh vijon të jetë në kërkim pasi është marrë një masë sigurisë “arrest në burg”, por ende dhe sot nuk është bërë e mundur arrestimi i tij nga policia. Vendimi për dënimin e Kotros është dhënë ditën e sotme në gjykatën e Gjirokastrës, ku gjyqtari Arben Dosti, ka deklaruar fajtor dhe më pas dënuar me 6 vjet heqje lirie biznesmenin Kotro për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar…
Dashi Fakti se jeni në humor për të bërë apo për të thënë diçka shokuese, nuk do të thotë se duhet ta bëni. Planetet ju paralajmërojnë se mund të përballeni me reagimin e ashpër të atyre që ofendoni. Demi Ndjeni sikur po vërdalliseni nga njerëz, të cilët në opinionin tuaj nuk e meritojnë postin që kanë. Duhet të bëni diçka. Ka mbaruar koha për fjalë, është koha për të vepruar. Binjakët Preferoni të shkoni në rrugën tuaj dhe të kryeni punët tuaja, por planetet ju paralajmërojnë se ky nuk është një opsion për ju. Duhet të pranoni se të punoni…
Në pikën kufitare në Merdare kanë arritur shtatë trupat dhe dy të tjerë të cilët janë ribashkim që i takojnë masakrës së kryer nga forcat serbe në Rezallë. Instituti i Mjekësisë Ligjore do të ekzaminojë sërish këta trupa, e më pas do të organizohet ceremonia e varrimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kanë për detyrë që para Serbisë të këmbëngulin për drejtësi dhe të dihet për fatin e mbi 1600 personave. “E madhe është dhimbja e kësaj dite, i dhimbshëm dhe i ftohtë ky ritakim i familjarëve. Nuk ka fjalë që mund të plotësojë boshllëkun për më te…
Mjeku i njohur, Edvin Prifti, ka kërkuar heqjen e vendimit, por Gjykata e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e tij. Prifti ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Fillimisht ai u ndalua pasi i doli emri në disa përgjime me sekretaren e gjykatës së Krujës për marrje ryshfet në këmbim të operimit të nënës. Më pas ai akuzohet se ka abuzuar dhe me tendera në QSUT. Madje atij i janë sekuestruar edhe pasuri në shuma monetare prej 250 mijë eurosh dhe 160 milion lekësh.
Një i rritur, ka nevojë për rreth 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të riparohet dhe të kryejë funksionet themelore biologjike. Por ndonjëherë, puna dhe mënyra e jetesës mund të ndikojnë tek aftësia për të fjetur. Mungesa e shpeshtë ose e zgjatur e gjumit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, duke rritur shanset për zhvillimin e sëmundjeve kronike. Nëse nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të reagojë. Këto janë shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm. Keni puçrra kudo Disa studime kanë sugjeruar se ekziston një lidhje midis privimit…
Disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Shkak duket se janë të shqetësuar për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave. Ndërkohë, i pyetur nga MCN, Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, tha se nuk kishte asnjë koment rreth lajmeve të publikuara. “Nuk mund të jap asnjë koment sepse deri tani nuk kam asnjë informacion dhe për këtë duhet të presim derisa të na vinë informacionet e sakta”, tha ai.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat dhe tensionet në Veri. Basha thotë se ai personalisht dhe PD do të mbështesin përpjekjet e SHBA dhe BE për një zgjidhje të përhershme për njohjen reciproke të Serbisë me Kosovën. Marrëveshja e sotshme në Bruksel për liderin demokrat është hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve. STATUSI NGA LULZIM BASHA Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin…
Ndërsa një ditë më parë PD paralajmëroi se do e padisë për shpifje, pas akuzave bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, aktivistja Evi Kokalari shfaqet në krah të kreut të shtetit Ilir Meta. Takimin Kokalari e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale duke ndar foto me Presidentin e Republikës. “Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të kandidatëve”, shkruan Kokalari, në postimin e saj, shoqëruar me foto krah Metës.
Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut, dhjetëra prindër firmosën të enjten një peticion që kundërshtonte mësimdhënien me orë të shkurtura dhe me turne për fëmijët e tyre. Peticioni i formuluar dhe shpërndarë në disa shkolla të kryeqytetit nga një grup prindërish, synon të nxisë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që të shfuqizojë udhëzimin për mësimin e shkurtuar në shkolla. Në formulimin e dokumentit prindërit kanë parashikuar bojkot të mësimit dhe më pas protesta para ministrisë, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh në një afat kohor 5-ditor nga dorëzimi i peticionit. Iva Çaushaj, një…
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se fenomeni kanabis ‘ka vdekur’ pavarësisht se në zona të caktuara ende ka kultivim të bimëve narkotike. “Është evidente që fenomeni si i tillë nuk është më në atë nivel shqetësimi që ka qenë, fenomeni ka vdekur në një farë mënyre, por kanë ngelur gjallë rastet. Rastet ju i ndeshni përditë në Angli, në Spanjë, në Francë, në Greqi, në Itali, gjithandej. Kjo është një luftë e pandalshme e krimit me ligjin,” u përgjigj Lleshaj për Euronews Albania.