Author: tirana

Buka Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Omletë me vezë Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi është shumë e pasur me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhet me vaj. Drithërat Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo,…

Read More

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, nënkryetari Alibeaj zbuloi disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD, dhe që duhen hetuar. Pjesë nga deklarata e Alibeajt: Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon. Disa nga çështjet që duhen hetuar: Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte. Disbursimi i parakohshëm…

Read More

Rastësi ose jo, fill pas takimeve të Von der Leyen me Kurtin e Vuçiç njoftohet marrëveshja në Bruksel. Presidentja e KE momentalisht ndodhet në Serbi teksa ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE. Tashmë jo bën thirrje që dialogu të vijojë për një zgjidhje përfundimtare për reciprocitetin e targave. STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin.Dialogu tani duhet të vazhdojë.

Read More

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se marrëveshja është arritur pas dy ditëve intensive të diskutimeve mes dy palëve. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it. Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë sa vijon: – Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të…

Read More

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Klaudio allias Drini Kroj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Policia thotë se 42-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në zonë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët narkotike, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po kush është Klaudio allias Drini Kroj: I arrestuari njihet me pseudonimin “Pipuli”. Ai është dënuar edhe dy herë të tjera më herët. Arrestimi i parë ka ndodhur në vitin 2013, ku është dënuar me 3 vite…

Read More

Një tornado e fuqishme ka kaluar mes për mes qytetin gjerman Kiel, ku pas vetes la dëme të mëdha material, si dhe 7 të plagosur. Tornado, shihet teksa shkul shtëpitë nga themelet. Ekipe të shumta kanë dalë në terren për të monitoruar situatën. Qytetarët kanë publikuar këtë moment dhe shihet pamja e tornados nëpër rrjete sociale dhe kjo dukuri natyrore është përsëritur disa herë në këtë rajon të Gjermanisë në këtë vit. https://twitter.com/TheInsiderPaper/status/1443273123487485954

Read More

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat e fundit që tregojnë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në Europë. Sipas saj, tashmë janë mbi 200 mijë shqiptarë që në 8 vitet e fundit kaë aplikuar për azil në kontinent dhe kanë braktisur atdheun. Për Tabakun, Shqipëria e Ramës vetëm shkretohet dhe tashmë rrezikon edhe një nga pikat për çeljen e negociatave. STATUSI NGA JORIDA TABAKU Shqipëria e Ramës është një Shqipëri që shkretohet. 🛑 Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave. 📍 Kriteret e vendosura…

Read More

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë. Sportisti dhe partnerja e tij Elona, janë bërë prindër të një djali, që e kanë pagëzuar me emrin Luis. Lajmin e ka konfirmuar vetë dyshja, përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale. “Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit. Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekës të futbollistit. Ylli i Kombëtares së Shqipërisë në anën tjetër muaj më parë u largua…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normative nr. 3, datë 18.1.2021”, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti. Duke u ndalur në marrëveshjen e re me…

Read More

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha në një bashkëbisedim me gazetarët se bizneset janë të detyruara të lëshojnë faturë. Ajo tha ndër të tjera, se administrata tatimore po ndërmerr një fushatë në terren për fiskalizimin, duke i shpjeguar bizneseve të gjitha proceduarat e saj. “Sa i përket evazionit fiskal, është e vërtetë që qeveria mori një nismë për anulimin e gjobave ndaj fiskalizimit. Bizneset janë të detyruara të lëshojnë një faturë. Dukuria që ju thoni nuk rezulton. Administrata tatimore po ndërmerr një fushatë të gjerë në terren, sa i përket fiskalizimit. Muaj pas muaji, të ardhurat e administratës kanë qen…

Read More

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka dalë në një konferencë për shtyp fill pasi INSTAT nxori të dhënat e rritjes ekonomike me 17.9% në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me të njëjtin për 2020. Ahmetaj thotë se shifrat nuk janë më shenja, por trend i konsoliduar i shërimit ekonomik. Ai garanton se Rimëkëmbja ekonomike do të jetë priroritet kryesor i qeverisë deri në arritjen e rritjes ekonomike vjetore prej 4.5%. Për më tepër, Ahmetaj rendit se të gjithë sektorët kanë shënuar një rritje dyshifrore përgjatë periudhës së 3 muajve prill, mars, qershor ndërsa paralajmëroi se qeveria ende ka shumë…

Read More

Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj, i cili vrau veten pasi ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha dy ditë më parë. E ëma e viktimës ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.

Read More