Author: tirana

Pas një shtyrje më shumë se dy vjeçare për shkak të tërmetit dhe pandemisë COVID19, INSTAT do të nisë më 4 tetor fazën pilot të censit të popullsisë dhe banesave. Ndërsa projekti real do të nisë në vitin 2022. Për fazën pilot, janë zgjedhur 15 zona në 9 bashki të vendit dhe të dhënat që do të rezultojnë do të shërbejnë në funksion të Censit real të regjistrimit të banesave dhe popullsisë. Buxheti që kërkon ky projekt është afro 8.3 milionë euro. Sipas bazës ligjore, qytetarët që refuzojnë të japin informacionin e kërkuar do të gjobiten deri në 100 mijë…

Read More

Një 39 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se është arrestuar R.S, i cili jetonte në L’Aquila. Policia e ka kapur pasi ka kontrolluar dy persona që dilnin nga shtëpia e tij, të cilëve iu gjetën disa doza kokaine. Ndërkohë, pas kontrolleve në shtëpinë e shqiptarit, policia gjeti kokainë dhe 1 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm, pasi 39-vjeçari ishte i papunë.

Read More

Administrata e Presidentit Biden, propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e imigrantëve pa dokumenta të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA. Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj. Një përfituese e programit DACA me prindër shqiptarë ndau historinë e saj me Zërin e Amerikës. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci në Nju Jork, Daiana Lilo tregon se çfarë do të thotë të rritesh nën…

Read More

Kohët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për vitaminën D dhe përfitimet e saj në organizmin tonë, por ka një përditësim. Nëse mbështeteni te një konsum i konsiderueshëm i kafesë, reduktoni aftësinë e trupit për ta përthithur dhe përdorur vitaminën. Sipas një studimi të bërë nga një staf mjekësor në Kinë e Brazil, sa më shumë kafeinë të pinin 13.000 njerëzit e moshave 30-47 vjeç që morën pjesë, aq më shumë shtohej mungesa e vitaminës D në organizmin e tyre. Studimi ka për synim të thellohet edhe më tej në grupmosha, megjithatë ky është sugjerimi i deritanishëm. Gjithsesi,…

Read More

Kryetarja e Misionit të OSBE/ODIHR, Urzula Gaçek mbërriti në PD për të dhënë rekomandime për përmirësimin e reformës zgjedhore. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në hyrje të PD mungoi Oerd Bylykbashi, deputeti që ka drejtuar reformat zgjedhore për shkak të ekspertizës në këtë fushë. Rezervat për mënyrën se si po propozohen reformat nga selia blu, por edhe vendimi për të qenë në krah të Sali Berishës, duket se mjaftuan që Lulzim Basha reformën zgjedhore t’ja besojë Enkelejd Alibeajt. Deputeti demokrat ishte mbrëmjen e sotme në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Durrës. Përpos Bylykbashit, figurat e tjera në krah të…

Read More

Partia Demokratike do të padisë për shpifje aktivisten Evi Kokalari, e cila sot në krah të Sali Berishës nga Durrësi u shpreh se Lulzim Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar. Por, selia blu në një reagim për mediat e cilëson shpifje duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme. “Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse…

Read More

Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje! Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.Nëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!Sipas ekspertëve gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit. Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut. Ka disa mënyra për të evituar ose për…

Read More

Aldi Rama, vrasësi i policit Saimir Hoxha humbi jetën në spital mëngjesin e së mërkurës. Ai jetonte në Lezhë me gjyshin e tij pasi prindërit ishin divorcuar dhe jetonin të ndarë. Dëshmitarët thonë se fëmijëria e tij ishte e trazuar edhe nga një akt makabër të cilin ai e ka parë më sytë e tij kur ishte vetëm 9 vjeç. Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, në sy të dy djemve të tyre, Rufan Rama e ka dhunuar bashkëshorten në mënyrën më çnjerëzore. Fillimisht ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Basha, për të cilin tha se ka afera të përbashkëta me kryeministrin Rama në Portin e ri të Durrësit. “Ne jemi vend anëtar i NATO. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodet, të miratohet, të marrë pëlqimin nga aleanca e Atlantikut të Veriut, kështu që mund t’u them ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si krye kreu i Meduzës, siç i them unë Edi Ramës, dhe pengu i tij, se i kanë më duket aferat…

Read More

Gjatë diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pati një përplasje të fortë mes Inna Kollçakut dhe dr. Skerdi Farias, i cili u “kryqzua” nga shumë personazhe të njohur pas statusit ku iu bënte thirrje burrave “të investonin te femra e tyre”. “Investo te femra jote do të thotë që ti nuk lejon gruan të marrë vendim për veten e saj. Kjo do të thotë që nëse partneri im mendon se buzët e mia nuk janë mjaftueshëm për atë, të shkojë të gjejë një grua tjetër. Çfarëdo të thuash ti, mua nuk ma çbën vetbesimin tim. Viktimë…

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimeve që ka pasur sot në Bruksel me qëllim të shtesnionimit të situatës në veri. Bislimi ka thënë se është arritur një draft final dhe pritet e njëjta të miratohet edhe nga pala serbe, para se marrëveshja të quhet si e finalizuar. Bislimi ka thënë për RTK-në se janë dakorduar që nga e hëna Kosova dhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave. Kjo ka thënë Bislimi është e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për lëvizjen e lirë. Pika e tretë e marrëveshjes…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme dhënien e një ndihme prej 5 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë Saimir Hoxha. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”. Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Vijon…

Read More