Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u kursye të fliste hapur në konferencën për shtyp me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kur erdhi fjala për situatën në veri të Kosovës. Pozicioni i Serbisë që kërkon afrimin me BE-në, pa lëshuar sakaq aleancat me Rusinë e Kinën, të cilat përkundrazi po i forcon, u theksua hapur nga shefi i ekzekutivit kosovar. “Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një marrëveshje të vjetër. Fatkeqësisht, Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca dhe mjete luftarake siç janë tanket…

Read More

Ditën e sotme me 3 vota pro dhe 2 kundër, Autoriteti i Konkurrencës ka votuar kundër gjobitjes së kompanive që rritën çmimin e miellit në vendin tonë. Ish-zv/kryeministri, Erion Braçe shkruan se ndihet i shokuar me vendimin e komisionit të konkurrencës të cilët votuan kundër gjobitjes së kompanive për rritjen e çmimit të miellit në vendin tonë. Gjatë statusit në Facebook, Braçe shkruan se është shumë shqetësuese për familjet e varfra shqiptare rritja e çmimit të bukës, ndërsa bëri thirrje për gjobë ndaj këtyre 4 ndërmarrjeve private.

Read More

Parlamenti Evropian ka nominuar zyrtarisht disidentin rus Alexei Navalny për çmimin e këtij viti të të drejtave të njeriut “Sakharov”. “Është jetike që ne në Parlamentin Evropian të konfirmojmë mbështetjen tonë të pamëshirshme për Navalny dhe të theksojmë se mirëqenia e tij është përgjegjësi e Putin,” tha Peter van Dalen, një eurodeputet i qendrës së djathtë holandeze në seancë të hënën. Dyshohet se Putin u përpoq të vriste Navalny me helm, pastaj e burgosi ​​me një sërë akuza.

Read More

Në Allianz Stadium luhet supersfida mes Juves dhe Chelsea. Të dyja ekipet vijnë me moral të lartë pas dy fitoreve në ndeshjet e para. FORMACIONET ZYRTARE: Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Bernardeschi. Chelsea: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Marcos Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku.

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini përjetoi një periudhë të vështirë gjatë pushimeve të saj verore në Greqi, kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua. Ai tani është lënë i lirë dhe ish-missi 35-vjeçar në një dokumentar për “Antena Stars” në Rumani, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur bashkëshorti përfundoi nën prangat e autoriteteve greke. “Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile, të cilin nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. I thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në…

Read More

Trupi i pajetë i Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha do të tërhiqet nesër nga tezja e tij. Kur kanë kaluar më shumë se 14 orë nga momenti që Rama ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës ku dhe po kurohej pasi qëlloi veten në kokë me armë zjarri, është bërë ‘i gjallë’ një prej familjarëve. Tezja e Ramës do të paraqitet nesër për të marrë trupin dhe për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit. Dy prindërit e tij ndodhen gnë Greqi, babai në burg, i dënuar përjetë, ndërsa e ëma jetpnte në vendin fqinj,…

Read More

Einxhel Shkira, ka pasur një reagim të fortë ndaj medias mbrëmjen e shkuar.Ajo në Instagram Story ka shkruar statuse të gjete dedikuar ‘injorancës mediatike’ dhe sesi çdo gjë bëhet për klikime. “Injoranca dhe negativiteti po i mbyt shqiptarët. Se di kur do vij dita të merren me punët e veta, të shohin problemet reale dhe mbi të gjitha kur do vij dita të lënë rehat tjetrin…E keqja më e madhe është kur këtë injorancë se ke vetëm mes njerëzve të rëndomtë e të pashkolluar, por dhe midis intelektualëve tanë të dashur e masivisht në media. E gjen te ata që…

Read More

Qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të vaksinuar të paktën 10 për qind të popullsisë në çdo vend të botës, deri në fund të shtatorit, nuk do të mund të përmbushen, sipas shifrave të fundit të organizatës së Kombeve të Bashkuara. OBSH, që u ka bërë thirrje vendeve më të pasura të dhurojnë më shumë vaksina për vendet në zhvillim, ka paralajmëruar se dhjetëra vende, kryesisht në Afrikë, nuk janë askund afër vaksinimit të 10 për qind të popullsisë së tyre. “Ne kemi nevojë për një angazhim global sot për të mbështetur vaksinimin e të paktën 40 për…

Read More

Gazetari Flamur Vezaj ka akuzuar zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit se nënkomisarit Saimir Hoxha që sot e shpallën “Dëshmor i Atdheut”, i kanë refuzuar gradën dhe e kanë ‘degdisur’ në disa sektorë vetëm sepse kishte punuar për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Në një postim në Facebook, Vezaj shton se të njëjtët njerëz që sot e nderojnë, dje e bënin me njollë dhe e quanin të partisë tjetër. Postimi i Flamur Vezajt: Po si nuk keni turp! E shpallet deshmore! Shume mire bete se u vra ne krye te detyres dhe kete e thote edhe ligji! Por si nuk e…

Read More

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në kryeqytet. Përmes një njoftimi për mediat OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Mësohet se stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-16:00, ku do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:Pjesërisht: Rruga “Besim Alla”, rruga “Siri Kodra”, rruga “Vath Kokalari”

Read More

Robert Berisha u kritikua pasi postoi një foto të vajzës Rene, për ditën e parë të shkollës. Ndjekësit e kritikuan për veshjen e vajzës, por nuk ngelën pas as disa portale. “Suksese qika jeme dhe urime dita e parë. Të don babi shummmm”,- shkroi Roberti. Ai sot, hodhi një story ku sqaron veshjen e vajzës dhe i drejtohet një faqeje Instagram-i. “Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë o ju që merreni me vipa të bllokut, me fëmijë mos u merrni…

Read More