Author: tirana

Televizioni serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjës në Rudnicë është tërhequr nga aty dhe janë vendosur në Rashkë. Sipas informacioneve të N1, as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë. Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinjë, teksa policia e Kosovës e bëri ndërrimin në ora 12:00. Ndërkaq, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Read More

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për tensionet Kosovë-Serbi. Kodheli siguron se nuk ka për të patur konflikt pasi KFOR është aty për të siguruar kufijtë dhe paqen. Lidhur me ultimatumin e Vuçiç, Kodheli thotë se askush nuk i vendos kushte NATO-s teksa deputetja e PS i jep të drejtë Kosovës në këtë histori shtuar dhe reciprocitetin e targave. ‘’Besoj se vizita e kryeministrit Rama ka qenë sa e domosdoshme dhe mesazhe të rëndësishme. Qëndrimi i Shqipërisë është ai, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Nuk i…

Read More

Kolla është një nga simptomat e ftohjes që i mundon shumë ata që preken prej saj dhe rrufës. Shurupi është një nga produktet që merret në farmaci kundër kollës, por ju mund të provoni një metodë natyrale për ta qetësuar atë. Ju duhen katër përbërës: një lugë gjelle xhinxher, një lugë gjelle miell, një garzë dhe një ngjitës letër Përzieni miellin me mjaltë që të krijohet një pastë, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin e mbetur. Bashkojini xhinxherin masës. Vendoseni mbi garzë dhe mbështeteni në gjoks. Ngjiteni me ngjitës sipër që mos të lëvizë. Për fëmijët, mjafton ta mbajnë dy…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur pas homazheve të mbajtura në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që u vra dje në krye të detyrës. Rama tha se është një çast i rëndë për të gjithë dhe i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij. Ai theksoi se mbështetja financiare nuk e kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo…

Read More

Anemia e pashpjegueshme, humbja e papritur e peshës, gjak në jashtëqitje dhe dhimbje të forta të barkut janë vetëm disa nga simptomat e pranisë së baktereve në trup që mund të shkaktojnë probleme në stomak. Helicobacter pylori është një bakter rezistent që gjendet në mukozën e stomakut të njeriut, në plagët në gojë, shtresat e dhëmbëve dhe jashtëqitje. Ai është bakteri i vetëm që mund të mbijetojë në një mjedis acidik me sasi të vogël oksigjeni dhe mund të çojë në probleme të gjata me stomakun. Bakteri Helicobacter pylori tek të infektuarit në 95 deri 100 për qind të rasteve…

Read More

Babai 21-vjeçarit Aldi Rama që vrau oficerin e policisë në Lezhë, ka reaguar sot për herë të parë në një lidhje me emisionin ‘Shqipëria Live’, për ngjarjen e rëndë që i tronditi të gjithë. Ai tha se u “tmerrua kur mori vesh se djali i tij kishte vrarë një polic”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”. “Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar u vra, mbetën…

Read More

Nën/komisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Ministri Bledi Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti. “Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut, dhe njëkohësisht qeveria po bën trajtimin financiar të familjarëve, dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Djemtë do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kurti tha se uron dhe shpreson që atje të gjendet zgjidhja. Kurti, ndër tjerash, tregoi po ashtu propozimin që e mori të hënën nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici. Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin…

Read More

Presidentja e KE, Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të kosovës. Ajo tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit. Von der Leyen kujtoi se vetë vjen nga një vend i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, por dhe vetë BE nisi si bashkëpunim tregtar. Si hap të parë, Presidentja e KE propozoi menjëherë ç’tensionimin e situatës. ‘’Së pari, çështja që po i shohim aktualishtnë kufi, më lejoni të reflektoj së pari rreth kësaj. Ndërsa ne flasim këtu, negociatorët…

Read More

Të paktën 24 të burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të martën në qytetin më të madh të Ekuadorit, në një seri trazirash vdekjeprurëse të burgjeve këtë vit të nxitur nga përplasjet midis bandave rivale të drogës. Sipas “WP“, dhuna shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat rivale shkëmbyen zjarr me armë dhe përdorën ekskplozive për të vënë nën kontorll një pjesë të burgut kryesor të Guayaquil, bëri me dije policia. Të paktën pesë nga të burgosurit u vranë duke u prerë kokën, u tha gazetarëve gjeneral Fausto Buenaño, një komandant i policisë…

Read More

Flet bashkëshorti i 47-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Pogradecit. Mësuesja A.Bazelli humbi jetën pak minuta pasi kishte mbërritur në spital e shoqëruar nga familjarët, pasi nuk ishte ndjerë mirë. Sot familja ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit. Ndërkohë në një prononcim për gazetaren Lorena Kodra, bashkëshorti i saj Luan Bazelli deklaron se gruaja ishte me shëndet të mirë dhe se ka humbur jetën nga mjekimi. Ai tregon se 10 minuta pasi kishte bërë një gjilpërë ka dhënë frymën e fundit. “Zonja ime ishte me shëndet të mirë, të akuzoj…

Read More

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka zbuluar se Presidenti serb, Vuçiç është me grip prandaj dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Sipas Brnabiç, Vuçiç ka një tension të tmerrshëm prej situatës në Kosovë dhe as pushon, por as nuk fle natën. Më tej ajo thotë Presidenti serb ka ende stres dhe sistemi imunitar i është dobësuar shumë. “Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte…

Read More