Author: tirana

Partia Socialiste ka mbajtur online Komisionin për Edukimin dhe Median. Mbledhja u drejtua nga zv.kryetari Petro Koçi. Ai shpresoi që herën tjetër të gjendet një konsensus me opozitën për mbajtjen e mbledhjeve. Ndërkohë opozita më parë u mblodh në sallën e komisionit me prezencë fizike të deputetëve teksa kryetari Agron Gjekmarkaj deklaroi se mazhoranca nuk mori pjesë. ‘’Përshëndetje, zhvillojmë sot mbledhjen e komisionit online sipas vendimit të konferencës së kryetarëve. E qartë që përfaqësuesi i opozitës ka pretendim. Nuk është komisioni që zgjidh pretendimet mbi ecurinë e procedurave parlamentare, por konferenca e kryetarëve. Jemi të detyruar si shumicë, jemi shumicë…

Read More

Lezha u trondit dje nga ekzekutimi i oficerit të policië, Saimri Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ai e vrau efektivin me një plumb në zemër, ndërsa u rrethua nga policia pas 5 orë ndjekjeje i riu qëlloi veten me armë. Mëngjesin e sotëm edhe ai ndërroi jetë në spital pasi kishte qëlluar veten me pistoletë në kokë duke shkaktuar një plagë të parikuperueshme në tru. Policia e gjeti atë me shenja jete duke e nisur urgjentisht fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Tiranë, por mjekët nuk munden të bënin asgjë. Rama njihej si person problematik dhe pavarësisht…

Read More

Kryetarja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije Tsikhanouskaya përmes një postimi në Twitter, nga ku theksoi se do të diskutojnë me kryeministrin për rolin e Shqipërisë në OSBE, sa i përket krizës në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara. “Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri, më 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama. Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në @OSCE në lidhje me krizën e Bjellorusisë si dhe…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen në krye të detyrës së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri shkruan se ai pagoi me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve.“Prehu në paqe miku im i panjohur. Pagove me jetë, shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve!Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjen tonë gjithashtu”, shkruan Tahiri. Aldi Rama mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte në një makinë me 2 shokët e tij u ndalua nga policia e Lezhës. Në momentin ku efektivi i policisë, Saimir Hoxha i…

Read More

Pasi lobuan fortë pranë Ministrisë së Financave për të mos futur me detyrim në ligjin e ri për Sigurimet praktikën “bonus-malus”, tashmë kompanitë e sigurimeve duket se kanë kaluar në fazën e dytë të planit të tyre: Atë të sabotimit. Drafti fillestar i ligjit për Sigurimet e parashikonte aplikimin me detyrim të sistemit “bonus-malus” për shoferët e makinave, ku secili prej tyre do të paguante më shumë apo më pak “prim” sigurimi në varësi të sjelljes në rrugë. Më problematikët do të paguanin më shumë, kurse më të rregulltit, më pak. Por, për shkak të ndikimit të fortë të kompanive…

Read More

Lëvizjen e re brenda PD-së, e cila u prezantua sot nga Fatbardh Kadilli, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi e cilëson të pafrytshme. Patozi u shpreh se iniciativa Demokratike e Kadillit, nuk sjell asgjë të re përsa kohë është brenda partisë. “Nuk shikoj ndonjë kërcënim sepse grupimi që shpalosi idenë e re, tregoi sikur PD po zihet për ide. PD nuk është se nuk ka ide, por po ndjek një ide të keqe që e çon drejt greminës. Njëra palë thotë se kjo parti i takon Sali Berishës, ndërsa pala tjetër thotë se i takon atij që ka vulën e kryetarit.…

Read More

Edhe në këtë sezon të ri Interit i rikthehen makthet e vjetra të Champions League. Zikaltrit janë larguar me një barazim 0-0 nga Ukraina. Kampionët e Italisë kanë hyrë në fushë me një ndryshim në fanellat e tyre, teksa UEFA i ka kërkuar të heqin gjarpërin nga uniforma. Por me heqjen e tij, duket se Interi ka hequr edhe kafshimin helmues për kundërshtarin, që megjithëse i lehtë në letër ia ka bërë mbrëmjen tejet të vështirë. Nga mënyra se si rrodhi loja, ngjante sikur zikaltrit të kishin ndërruar fanellën me Shakhtar Donetsk. Kjo për faktin se frenat e ndeshjes i…

Read More

Në takimin e tij me Alvisën, Bruno hodhi kunja për Mikelën duke thënë se ajo është ‘zhgërryer’ me Argjendin. Kjo ka sjellë nervozimin e Mikelës, e cila i tha se ishte thjesht një prekje në këmbë. Debati degradoi dhe Bruno tha se nuk do e prekte kurrë një vajzë që e kanë prekur të tjerët. “Asnjëra nga ne nuk është e virgjër”, i tha Mikela. Bruno: Unë nuk e dua një femër që preket ashtu, unë s’kam ku ta prek atë se e ka prek Argjendi. Mikela: Bruno e kontrollon gojën? Ku më ka prekur Argjendi? Që më ka prekur…

Read More

Lezha u trondit sot nga vrasja e Oficerit të policisë Kriminale Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama. I ftuar në “Radarin Informativ”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë ku ka shpjeguar edhe të gjithë dinamikën e vrasjes. Fillimisht u raportua se 21-vjeçari Aldi Rama pasi e pa të pamundur arratisjen nga policia që e kishte rrethuar, tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten por mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me këtë veprim gazetari Artan Hoxha tregon se i riu ekziston mundësia që të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten dhe për pasojë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave të kanabisit në Ishull Lezhë. Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama. Deklarata e plotë e ministrit: Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni,…

Read More

Policia ka sjellë pamje nga operacioni për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau efektivin e Lezhës, Saimir Hoxha ditën e sotme. I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA. Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar.

Read More

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vetëqeverisje Vendore mblodhi përfaqësues të bashkive, shoqatave vendore dhe institucioneve qendrore për të diskutuar paketën me 11 projekt – akte të rëndësishme, si edhe për të ndarë zhvillimet më të reja në lidhje me arritje dhe projekte që ndikojnë pushtetin vendor.Bashkëkryetarja e Këshillit Konsultativ, Romina Kuko, dha lajmin e kalimit në qeveri të marrëveshjes midis Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë Shqiptare për projektin STAR 3. Gjithashtu, Znj. Kuko ndau me të pranishmit një nga arritjet e projektit të Asistencës Teknike të mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, më konkretisht platformën…

Read More