Author: tirana

Sali Berisha, ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, do të mbajë sot një takim në qytetin e Durrësit. ‘Foltorja për PD’ do të zhvendoset sot në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që ta presin në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu. Ky është takimi i katërt që mban Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë…

Read More

Qëndrimi i paligjshëm dhe kërkesat e pabazuara për azil nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor po shkaktojnë diskutime mbi pezullimin e udhëtimit pa viza në BE. Mësohet se sipas një dokumenti të bërë publik nga EUobserver Gjermania e ka bërë këtë kërkesë më 27 shatator. Në dokument, Gjermania ‘u turpërua’ me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ajo gjithashtu rendit Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet kryesore me probleme. “Sipas statistikave kriminale për vitin 2020 vendet partnere të BE dhe vende të Ballkanit si Shqipëria dhe Serbia janë në 10 vendet që dhunojnë ligjet ndërkombëtare”- shkruhet në dokument. Ajo regjistroi rritje…

Read More

Pas tërmetit të fortë 5.8 i shkallës Rihter që goditi dy ditë më parë Greqinë, disa lëkundje të tjera sizmike janë shënuar në Kretë. Ashtu siç raportojnë sizmologët, këtë lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të madh. Sipas mediave greke një tërmet i dyfishtë ndodhi mesditën e së Mërkurës në Kretë dhe shqetësoi përsëri banorët e Arkalochori, ku ka shumë ndërtesa që kanë pësuar dëmtime serioze. Vlerësimi fillestar për tërmetin e parë ishte 4.3 të shkallës Rihter. Lëkundja e dytë sizmike është regjistruar në orën 14:54, dhe ishte me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Të dy dridhjet e reja u përqendruan…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike sapo ka përfunduar takimin me anëtarët e OSBE/OHDIR. Para gazetarëve Basha ka mbajtur fjalën e tij dhe ka ripërsëritur dhe njëherë se zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura dhe shprehet se zgjedhjet e fundit ishin masakër zgjedhore. “Raporti konfirmon shkrirjen e shtetit dhe të partisë. Ai konfimron gjithashtu masakrën zgjedhore dhe vrasjen e demokracisë”-the Basha.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar një shkrim ku flet për mënyrën e vendosjen dhe mungesën e debateve brenda forcave politike. Me anë të një shkrimi në Facebook, Bylykbashi heq një vijë paralele mes zhvillimeve në Shqipëri me ato në Britaninë e Madhe, duke sjellë shembullin sesi deputetët e Partisë Konservative në vitin 2019 kundërshtuan planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Madje kërcënuan me një votim kundër qeverisë së tyre. Ndërkohë që përmend datën 8 dhjetor, Ditën kombëtare të Rinisë, e cila shënon edhe vendosjeb e pluralizmit në…

Read More

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj meta, reagon për vrasjen e oficerit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, që tronditi mbarë opinionin publik, teksa u ekzekutua gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë. Në një postim në ‘Facebook’, Dom Gjergj Meta shkruan se rritja e kriminalitetit vitet e fundit ka vënë në rrezik shumë ekuilibra socialë dhe ekonomikë. Sipas Ipeshkvit të Rrëshenit, “Dy ndër kategoritë që po ndjejnë peshën e madhe të kësaj batërdie janë të rinjtë e familjeve të varfëra dhe me probleme si dhe policët e thjeshtë të terrenit. Ndërsa kategoritë më të paprekura janë kryet…

Read More

Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, drejtuesit e shërbimit të kardiokirurgjisë, ekspertët e shëndetit publik dhe strukturave të kujdesit parësor si dhe përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, u kanë bërë apel qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare përmes jetesës së shëndetshme dhe kontrolleve periodike tek mjeku. Duke folur për një nga programet parandaluese, që është Kontrolli Mjekësor Bazë, Ministrja Manastirliu tha: “Jam e kënaqur të them që përgjatë këtij muaji më shumë se 36 mijë qytetarë u janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe kanë kryer kontrollin mjekësor bazë. Kjo është një e dhënë absolutisht…

Read More

Dashi Komoditeti i shtëpisë, miqve dhe familjes do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë në çdo kohë shqetësuese ose të pasigurt. Njerëzit që kujdesen më shumë për ju gjithmonë kanë një mënyrë për t’ju kujtuar se gota është gjysmë e mbushur, jo gjysmë e zbrazët. Demi Nëse keni ndonjë plan të ardhshëm udhëtimi, sigurohuni që të keni përfunduar të gjitha detajet nesër. Konfirmoni datat dhe vendndodhjet, kontrolloni dy herë rrugët dhe orët e udhëtimit. Mund të ketë një ndryshim që ju bën të rimendoni një aspekt të udhëtimit tuaj. Binjakët Nesër do t’ju duhet të nxitoni për të marrë atë që…

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dha mesazhin e tij në ceremoninë e lamtumirës të nënkomisariat Saimir Hoxha, i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Në fjalën e tij, kryepolici Veliu tha se vrasja e nënkomisariat është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët, por edhe për të gjithë policinë, por sipas tij, është edhe një burim force për të vijuar luftën ndaj krimit. “Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mesazhe e komente nga dje e sot të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Të nderuar familjarë…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya. Në një postim në ‘Facebook’, shoqëruar dhe me fotografi duke shtrënguar duart me Tsikhanouskaya, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se i ka uruar asaj suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Postimi i Metës: Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe 66 raste të reja të infektuarish me virusin. Sa i përket të shëruarave ato janë 221, duke e dërguar numrin që prej fillimit të pandemisë në 153.893. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të…

Read More

Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë. Plumbi ka përshkruar kokën e të riut, ku mjeket e traumës nuk kanë kryer operacion për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda. Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkaktoi edhe vdekjen 21-vjeçarit rreth orës 05:35.

Read More