KreuKronikëSaimir Hoxha u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, revoltohet gazetari: Si nuk keni...

Saimir Hoxha u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, revoltohet gazetari: Si nuk keni turp, deri dje ia refuzonit gradën se kishte punuar për Topallin, e quanit të partisë tjetër

Gazetari Flamur Vezaj ka akuzuar zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit se nënkomisarit Saimir Hoxha që sot e shpallën “Dëshmor i Atdheut”, i kanë refuzuar gradën dhe e kanë ‘degdisur’ në disa sektorë vetëm sepse kishte punuar për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Në një postim në Facebook, Vezaj shton se të njëjtët njerëz që sot e nderojnë, dje e bënin me njollë dhe e quanin të partisë tjetër.

Postimi i Flamur Vezajt:

Po si nuk keni turp! E shpallet deshmore! Shume mire bete se u vra ne krye te detyres dhe kete e thote edhe ligji! Por si nuk e respektuat ligjin dhe te ndjerin e  shume te tjere si ai, kur ishin gjalle! Cfare hipokrizie! Nuk e kuptoje si nuk i vjen turp disa zyrtareve te larte te policise qe bejne homazhe  sot nderkohe qe jane po ata qe per disa vite ia refuzuan graden te ndjerit! Jo vetem qe ja refuzuan graden por e bene me njolle duke e degdisur ne disa sektor, vetem per kohen qe ka punuar me Topallin dhe e quanin te partise tjeter! Po sa punonjes te policise qe nuk kane njohje me zyrtare te policise e te partise i refuzonin graden me arsye qesharake prej vitesh! E kur bien deshmor, thoni, ishte i “ndershem e profesioniste”, e nderkohe nuk e gradonit se nuk ka lidhje e njohje me pushtetin! Pra nje Sa-i-mir bie deshmore ne luften kunder kanabisit dhe po te njejten dite nje Sa-i-mir tjeter fiton “pafajesi” nga drejtesia e re per akuzat e kultivimit te kanabisit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img