Moderatorja Ester Bylyku, gjithmonë pret rrëfimet e papritura të të ftuarave të saj në emisionin ‘Glamour Zone’, por këtë radhë ajo rrëfeu vetë një histori të ndodhur disa vite më parë. “Kur kam qenë në një bar po më shihte një vajzë, por nuk mendova gjë, se besoj, s’më shkonte mendja. Isha me dy shok dhe njëri më tha po të ngacmon, mendova jo, po gjithsesi ju afrova pak më shumë atij shokut , që të mendonte se e kisha të dashur. Më pas shkoj në tualet dhe kjo më ndjek në tualet, por unë nuk e shikoj. Unë hap…
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme, më 28 shtator. Presidentja e Komisionit Europian pritet që të zhvillojë një takim nesër në mëngjes me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Mësohet se së bashku me Ramën do të marrë pjesë ne inagurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe kopshtin ‘Europa’ financuar nga fondet e Bashkimit Europian. Lajmi u bë me dije nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca, pak ditë më parë, pasi Presidentja e KE njoftoi nisjen e një turi në Ballkanin Perëndimor në fund të këtij muaji. “Presidentja Von der Leyen…
Presidenti francez Emanuel Macron, duket se nuk po iu shpëton incidenteve të pahijshme në publik. Disa muaj pasi një i ri tentoi ta qëllonte me shuplakë, sot, një tjetër i ri mori një vezë në dorë dhe e lëshoi në drejtim të presidentit. Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, servilizëm ndaj SHBA-së? Gjekmarkaj nxjerr prapaskenat dhe parashikon çfarë do të ndodhë brenda PD-së Ngjarja ka ndodhur në panairin ndërkombëtar të Gastronomisë. Menjëherë më pas, autoritetet janë future në veprim dhe kanë arrestuar djalin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” folësin, gazetarin, moderatorin dhe regjisorin e mirënjohur, Dhimitër Gjoka: “Në vlerësim të punës shumëvjeçare dhe kontributeve të tij të vyera si folës, moderator dhe regjisor. Me mirënjohje ndaj kontributit të spikatur si profesionist, i çili me zërin e tij energjik dhe aftësinë e rrallë në drejtimin e shumë emisioneve të lajmeve, u shndërrua në njërën prej figurave më të dashura të publikut shqiptar” Kryetari i Shtetit, duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne, u shpreh: “Jam i lumtur, që jemi sot së bashku, për të vlerësuar një…
Pretendenti për kancelar i Social-Demokratëve Gjerman Olaf Scholz, deklaroi se partia e tij kishte një mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë. Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel? Scholz, një socialdemokrat u thekur në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg. Kandidati social-demokrat për një periudhë të gjatë ka shërbyer si krye bashkiak i Hamburgut dhe aktualisht ministër i Financave, në kabinetin e drejtuar nga Merkel. Shpeshherë është konsideruar si robot, për mënyrën e tij sesi dhe flet dhe reagon, jo rrallëherë pa emocion… “Së pari,…
Greqia është goditur mëngjesin e të hënës nga një sërë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai i 6 ballëve. Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë. Ndërkohë, mediat kanë publikuar foto e video nga pasojat e tërmetit. Në video, shihet se si produktet e supermarketit kanë rënë në dysheme, ndërsa në një tjetër, ka fiksuar momentin e lëkundjeve, ku një makinë i bindet lëvizjes së tokës. Kujtojmë, se përveç dëmeve materiale, të paktën një person humbi jetën në ishullin grek të Kretës, si pasojë e tërmeteve. Ekipet e shpëtimit mbërritën…
Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit ‘Big Brother VIP’, detaje të reja kanë dalë në dritë pavarësisht se po tentohet që gjithçka të mbahet surprizë. Sëfundmi është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club”. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se ky program i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema. Për Dojnën ky është një rikthim në ekran, pas një pauze të gjatë, kohë gjatë së cilës i është përkushtuar angazhimeve private. “Big Brother Vip” fillon në tetor, ndërsa edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani.
Në vitin 2019, një 17-vjeçare nga Fushë-Kruja u rrëmbye nga 7 persona, të cilët e droguan dhe e përdhunuan. Adoleshentja përdorej si prostitutë nga disa persona që kanë abuzuar me radhë. Në atë kohë, policia veproi pas denoncimeve dhe kapi të gjithë djemtë që abuzuan me të. E pas bujës së madhe mediatike, gjithçka ndryshoi. Teksa u duk se 17-vjeçarja dhe familja e saj kishin mbrojtjen e duhur, duket se nuk është aspak ashtu. Me kalimin e muajve, personat që abuzuan me 17-vjeçaren u liruan nga burgu. Kërcënimet ndaj saj dhe familjes së saj ishin të mëdha për të tërhequr…
Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në zyrën e AKR për të takuar kryetarin Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Kosovë. Ndryshe nga liderët e tjerë, Rama ka përqafuar Pacollin dhe ka shprehur gëzimin për takimin me të. Pacolli është tashmë dhe investitor në Shqipëri pasi kompania e tij fitoi garën për aeroportin e Vlorës. Po ashtu ai vendosi të ndërtojë banesa në Krujë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rreth mesditës së 23 shtatorit në një shtrat të spitalit të Vlorës, ku sapo kishte kryer një operacion, zemra e Brisildës ndali. Ajo ishte vetëm 23 vjeçe dhe pas la dy fëmijë të mitur, ku më i vogli po lufton me Leuçeminë. Vdekja mesa duket ishte akti i fundit i jetës së saj gjithë drama. Në adoleshencë përjetoi divorcin e vështirë të prindërve dhe dhunën në familje, e cila arriti deri aty sa e martuan pa dëshirë. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo shkon nuse në një derë, ku nuk u mirëprit, por u dhunua sistematikisht, derisa u braktis mes…
Autoritetet e Aeroportit “Nënë Tereza” njoftojnë të gjithë udhëtarët që duan të shkojnë në Spanjë, se ky shtet ka ndryshuar rregullat për fluturimet hyrëse. Për të shkuar në Spanjë duhet të keni marrë të dyja dozat e vaksinës dhe kjo e fundit të jetë e njohur nga EMA dhe OBSH. Me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë: – Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat…
Mediave serbe nuk u kanë shpëtuar komentet e Ramës nga Kosova për Serbinë. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin. Në median e mirënjohur serbe shkruhet se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte. Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.