Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi ata, tentuan t’i jepnin ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës 2 klandestinëve. Arrestimi i 22-vjeçarit S. P., është bërë në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, pasi ai ishte duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford” ë emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu është shpallur në kërkim 23-vjeçari A. J. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Tentuan t’i jepnin ndihmë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp në vizitën e tij në Kosovë, tha se të dyja vendet, i kanë bërë të gjitha detyrat e kërkuara për t’u hapur negociatat për në BE, në rastin e Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave në rastin e Kosovës. Rama theksoi se këto dy zhvillime nuk varen nga ata, por nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian. “Dekada që sapo kemi hyrë i gjen shqiptarët në rajon më të fortë dhe me një mundësi më të madhe për të shpalosur potencialin e tyre. Shqipëria është në një pozicion që s’e ka pasur asnjëherë më…
Sot në rrethin e Matit nisi viti i ri shkollor për 5050 nxënēs, të cilët janë akomoduar nē 49 objekte arsimore. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. “Suksese të gjithë fëmijëve që nisin sot shkollën dhe të gjithë atyre që rikthehen! Të mbarë e paçi rrugën e dijes.” shkruan Malaj Bashkia Mat prej kohësh ka treguar kujdes për rehabilitimin e shkollave tē të gjitha niveleve. Janë lyer, meremetuar, është rregulluar sistemi energjik dhe hidraulik kudo. Po ashtu janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha klasave
Ka përfunduar mbledhja e dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në Prishtinë. Në fund të mbledhjes, dy kryeministrat kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, ku i pari ka folur kryeministri kosovar, Albin Kurti. “Mandatet e të dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë plot sfida. Përballja me pandeminë, me variantin eksploziv Delta, rimëkëmbja ekonomike, janë disa prej sfidave tona, për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Ne i gëzohemi tej mase zhvillimit në Shqipëri. Për realizimin e këtyre sfidave, qeveria dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Dy qeveritë tona kanë…
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar i akuzuar për dhunë në familje. Në njoftimin e tyre thuhet se Kujtim Metaj 34 vjeç nga fshati Frakull e Madhe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, E. M. Sakaq, është proceduar penalisht Xhezmi Muçaj, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Fier Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, procedohet penalisht një tjetër për zjarrvënie. •Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 34 vjeç,…
Ish-biznesmeni italian, Davide Pecorelli, ka vendosur të rrëfejë për median italiane “La Nazione” muajt e zhdukjes në Shqipëri, ku inskenoi vdekjen e tij në Pukë brenda makinës së tij të djegur, por që u shfaq në një varkë në ishullin Montecristo. Pecorelli treogn bisedën me priftin shqiptar, duke u shprehur se pikërisht ky i fundit i ka propozuar të inskenojë vdekjen dhe të kërkojë thesarin. Teksa flet për borxhet dhe thekson se “pandemia më shkatërroi”, ish-biznesmeni italian shprehet se nuk do ta zbulojë kurrë emrin e priftit shqiptar. A kishit humbur gjithçka financiarisht? Situata ime ishte dramatike, unë futa në…
6 fitore në 6, 16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, shifrat e këtij Napoli janë thjesht perfekte. Ekipi i Spallettit po kalon një moment magjik, janë të pandalshëm në fushën e lojës duke “mbretëruar” të vetëm në krye të Serie A. Stafi drejtues kujdeset që në çdo dalje publike të mos e lakojnë fjalën titull duke mos dashur të shtojnë presion mbi ekipin por një nisje e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 2017/18, atë vit luftuan deri në fund me Juven për titullin kampion. Tifozët po shijojnë në veçanti një super Osimhen, sulmuesi nigerian ishte sërish…
Presidenti Ilir Meta iu uron një vit të mbarë të gjithë nxënësve që nisin sot vitin e ri shkollor. Teksa publikon një foto i ulur mes nxënësve në bankat e shkollës, Meta uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! “Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës! Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të…
Sipas exit poll-eve Afërdita Suka, e cila garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman. Referuar exit poll-eve kjo parti ka arritur të fitojë një numër ulësesh të konsiderueshëm, prej 114 të tilla ose 14.3% të votave. Ajo postoi rezultatin në profilin e saj në Facebook duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të largojnë menjëherë policinë speciale dhe barrikadat në veri të Kosovës. Borell është shprehur se po vazhdon të ndjekë nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se sipas tij, është i papranueshëm çdo provokim i mëtejshëm ose veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara. “Unë vazhdoj ta ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqet. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme…
Teksa situata në veri të Kosovës nuk është qetësuar ende, banori i Bërnjakës, Kosta Milovanoviq, po e konsideron Njësinë Speciale, si pjesë edhe të serbëve të veriut. Në një prononcim për Ekonomia Online, Milanoviq, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës. “Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mungesës së tij në takimin që kryeministri Albin Kurti mbajti sot me krerët e PDK dhe LDK-së për situatën në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan se: “i jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri”. Haradinaj thotë se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon…