Ngjarja më e përfolur gjatë ditëve të fundit mes Kozak Braçit dhe reperit Stresi, ka marrë tjetër kthesë pasi ky i fundit i nxori bisedën e zhvilluar për lirimin e Kozakut nga njerëzit e Fabio Dushkut. Pak këtyre biesadave menjëherë Kozak ka reaguar duke e quajtur Stresin si tradhëtar, pasi ky i funit ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi njerëzit e Fabio Dushkut e morën peng. Më tej Kozak tha se shumë shpejt do të publikojë dosjen e Hamzait, duke premtuar se aty do ketë prova në lidhje me sherrin e zhvilluar. Kozak dhe Fabio Dushku ishin miq…
Author: tirana
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin. Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400. Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35. Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s. Presidenti…
Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi akuzohen se goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit një shtetas. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.18 në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se ka dyshime se pas një konflikti të çastit shtetasit me inicialet B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H. Grupi hetimor po punon…
Lamtumira e Cristiano Ronaldo-s nga Juventus nuk ka qenë pa polemika. Mes gjërave më të përfolura ka qenë postimi me të cilin CR7 ka përshëndetur tifozët bardhezi në Instagram. “Grazzie a tutti”, “Grazzie Juventus”, ka shkruar portugezi (ose dikush tjetër për të) në profilin e tij, duke u tallur nga bota e internetit për gabimin (fjala grazie, që do të thotë faleminderit në italisht, shkruhet me një ‘z’). Këtë herë gabimi është shfaqur në postimin me të cilin Ronaldo ka dashur të komentojë ndeshjen e fundit në Premier League të Manchester United, i mundur nga Aston Villa. “Ky është vetëm…
Për disa kompani prodhuese të vaksinave është krijuar mundësia e fitimit të disa miliarda dollarëve më shumë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për shpërndarjen e dozave shtesë të vaksinës kundër COVID-19, për të forcuar mbrojtjen e amerikanëve ndaj virusit. Sa do të fitojnë prodhuesit varet nga sa e madhe do të jetë shpërndarja në treg. Cilët duhet të marrin një dozë përforcuese ishte një vendim që u shoqërua me debat ndërsa këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kaluan dy ditë këtë javë duke shqyrtuar provat. Drejtorja e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky miratoi shumicën e kategorive…
Tirana do të presë një grup reporterësh të rinj nga gjithë Ballkani, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së. Për këtë konkretizuar këtë nismë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco dhe Ministrin e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, biseduan mbi programin e kësaj iniciative dhe kalendarin e aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Tirana do të kthehet në një histori suksesi të Kryeqytetit Evropian të Rinisë. “Në mes të Tetorit do të fillojmë me pritjen e gazetarëve të rinj nga gjithë Ballkani, nën…
Fitorja e Floran Markut mbrëmjen e djeshme, i cili u shpall kampion bote në peshat e mesme i ngriti peshë zemrat e gjithë shqiptarëve. Por pas karrierës së lavdishme të Florian Markut qëndron edhe një grek. Bëhet fjalë për trajnerin e tij, Georgios Armagos, i cili e ka spikatur që të vogël Florianin. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë boksierit shqiptar, jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek. Pas fitores ai i ka hedhur mbi supe edhe flamurin shqiptar djaloshit të guximshëm, si për të përçuar mesazhin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me liderët e subjekteve opozitare në Kuvend. Ai ka pritur në takim në zyrën e tij në qeveri kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. “U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë…
Pas dy incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri të Kosovës të dielën raportohet të jetë e qetë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë, që ka qëndruar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, thotë se në orët e mëngjesit të ditës së diel janë parë dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovë. Por, në përgjithësi raportohet se gjithçka është qetë dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës. Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, për të shtatën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura edhe njësitë speciale…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ‘thumbuar’ përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadoren amerikane Yuri Kim, në lidhje me deklaratat e fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Manjanit, Yuri Kim sulmon Berishën se i bën presion SHBA, pasi ish-kryeministri shqiptar ka hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit. Postimi i plotë: Pyetja që shtrohet është: Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret “nongratat” e tjerë?! Padyshim që përgjigja është e dukshme: Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit. Në fakt e drejta për të apeluar gjyqsisht çdo vendim…
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që viti i ri shkollor të nisë më 27 shtator. Ajo bëri të ditur se më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind. “Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga…
Nëpërmjet një video-mesazhi për fillimin e vitit shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve. “Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, – shprehet ministrja. Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. “Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin,” – u…