Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si…
Author: tirana
Kalimi i procesit të vetingut të gjyqtarëve në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse mandati i anëtarëve të KPK nuk zgjatet përtej 5 viteve të parashikuara në Kushtetutë, mund të zvarrisë edhe më shumë më shumë procesin. Kjo për faktin se KLGJ do të ketë nevojë për burime njerëzore shtesë për të përballuar shqyrtimin e çështjeve të gjyqtarëve në një kohë të arsyeshme. Nevoja për ndihmë në një situatë të tillë shprehet nga vetë KLGJ. “Në lidhje me kapacitetet e KLGJ për të vijuar procesin e vetingut dhe për të shqyrtuar çështjet në një kohë të arsyeshme, ju sqarojmë…
Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me më shumë se 21 kilogramë carfentanil – një opioid sintetik i fuqishëm që përdoret si qetësues për elefantët. Andres Jesus Morales, 30 vjeç, dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, u arrestuan në Perris më 14 shtator pas një kontrolli që u zhvillua në shtëpinë e tyre. “Nëse përzihen me ilaçe të tjera, 21 (kilogramët) carfentanil të kapur janë të mjaftueshme për të vrarë më shumë se 50 milionë njerëz,”- bëri me dije zyra e DEA amerikanë, duke theksuar se vetëm 2 miligram carfentanil mund të jetë vdekjeprurëse. Më 17 gusht, oficerët e…
Një modele profesionale për flokët, ka fituar 200,000 paundë dëmshpërblim kur një prerje e papërgjegjshme e flokëve në floktore e la pa punë e në depresion emocional. 42 vjecarja Aashna Roy, e cila ka punuar për kompani si Pantene, kishte më parë flokë të gjatë por në prerjen e fundit ajo ishte lënë me flokë të shkurtra të padëshiruara dhe me djegie në lëkurën e kokës. Në vitin 2018, ajo kishte shkuar në prej salloneve më të mira në Delhi, Indi dhe i kishte kërkuar stafit të sallonit brenda hotelit Maurya Sheraton, të shkurtonin flokët e saj 7 cm me…
Andi Artani dhe Atdhe Xharavina ishin dy prej djemve më të pëlqyer dhe të komentuar të “Për’Puthen”, në sezonin e dytë, dhe gjatë emisionit ata krijuan edhe shumë afrimitet. Mirëpo, pas daljes nga emisioni miqësia e tyre zgjati shumë pak, dyshja zbuluan se nuk ishin më miq por pa treguar arsyen. Së fundi Atdheu ka vendosur të tregojë shkakun se ata nuk kanë më shoqëri me njëri-tjetrin. Ai rrëfeu se ka qenë personi që ka pajtuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave të tyre në lidhje por pasi ata u ndanë, Andi kërkoi që të mos publikonte më foto me Jasminën…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, ku shihet ministrja e Arsimit, Evis Kushi në shtëpinë e Denisës në Xibrakë, teksa i ka dhënë librat dhe mjetet shkollore. “Ministrja Evis Kushi, vizitë tek Denisa e vogël në Xibrakë të Elbasanit, për t’u siguruar që vogëlushes nuk i mungon asgjë për të ndjekur rregullisht vitin e ri shkollor. Suksese Denisës dhe çdo nxënësi në datën 27 Shtator e në vijim🤗” shkruan Rama në postimin e tij. Kujtojmë që një vitë më parë Denisa e vogël humbi ditën e parë të shkollës pasi i mungonin mjetet shkollore dhe familja nuk kishte mundësi…
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një vizitë në një shkollë në Harlem me qëllim që t’ju vijnë në ndihmë fëmijëve të cilët kanë pamundësi ekonomike dhe që nuk mund të ushqehen nëpër shkolla. Meghan është fotografuar nga paparacët e veshur me një kostum që kapte vlerën e 10.000 dollarëve duke bërë që rrjeti të shperthejë në komente negative. Shumë prej ndjekësve u shprehën se kjo gjë ishte e papranueshme duke pasur parasysh mundësitë e pakta ekonomike të nxënësve të kësaj shkolle. Kishte po ashtu nga ata që i sugjeruan dukeshës që të vishte diçka më praktike. Ndërkohë përsa…
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë…
Në familjen e Genta Ismajlit sot ka festë! Partneri i saj turk, Hussein Usta, feston ditëlindjen dhe me këtë rast artistja na ka “qerasur” me disa foto mjaft të ëmbla. Ajo ia uroi Usta-s ditëlindjen përmes fotove të publikuara në InstaStory, ku dyshja shihen mjaft të lumtur së bashku. “Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar këngëtarja Dyshja po jeton ditët më të bukura pasi shumë shpejt do të bëhen prindër.
Ish-prokurori dhe ish-drejtuesi i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ka folur për dënimin e Adriatik Llallës, duke e cilësuar si një nga efektet pozitive që po prodhon Reforma në Drejtësi. Sipas tij, dënimi i ish-kryprokurorit do të forcojë besimin e shqiptarëve te drejtësia. Më tej, Hajdari foli për nevojën e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë, në mënyrë që të krijohet një ndarje dhe balancim i pushteteve, ashtu siç duhet të jenë në një demokraci funksionale. Ish-prokurori dha edhe propozimet e tij për ndryshimet që duhet të bëhen, teksa u shpreh se…
Një fëmijë rreth 4-vjeçar raportohet se është pickuar nga një gjarpër në Sarandë. Mësohet se fëmija i mitur ishte duke luajtur në një zonë të pyllëzuar teksa ndodhej tek gjyshja në fshat. Teksa luante fëmija është pickuar nga gjarpri. Fëmija 4-vjeçar është transportuar me urgjencë me anë të një helikopteri drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e fëmijës së pickuar nga gjarpri.
Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisin të hënën vitin e ri shkollor fizikisht në klasa. Janë 53 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me dy turne me orar të shkurtuar, 47 të tjera normalisht me një, ndërsa 22 shkolla do të funksionojnë me katër nënturne. Ndërsa është përjashtuar mësimi online. “Skenari i pare eshte qe shkollat do jene me një turn dhe orët mësimore 45 minuta. Skenari i dyti eshte qe te kemi klasa në dy grupe: grupi i parë 08:00-11:15 dhe grupi i dytë 11:45-15:00. Ndërsa 22 shkolla janë me 4 nënturne: grupi i parë 08:00-10:45…