Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës dhe rritjes së tensioneve pas vendosjes së reciprocitetit për targat. Basha shprehet se aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit, teksa thekson mbështetjen për qeverinë e Kosovës dhe faktorin politik të angazhuar. Kreu i PD deklaron më tej se Shqipëria nuk mund të heshtë, por duhet të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. “Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri…
Author: tirana
Ditët e fundit Arbana Osmani ka udhëtuar drejt Italisë, dhe në fillim dukej si një “arratisje” për pak ditë pushim, para se “Big Brother VIP” të nisë transmetimin. Mirëpo, moderatorja zbuloi më vonë se arsyeja ishte vetë reality-shoë. Arbana ndau disa pamje, në ambientet e “Grande Fratello VIP”, ku ka takuar edhe dy nga autorët, Omar Bouriki dhe Alfonso Signorini. Në një postim në Instagram, në fund të vizitës, ajo i ka falënderuar që kanë ndarë eksperiencat dhe që i kanë pritur. Krahas përgëzimeve, ajo që ka marrë vëmendjen ka qenë një komenti i një ndjekëseje, e cila e ka…
Në studion e emisionit ‘Kjo javë’, në News24 ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati komentoi edhe përbërjen e qeverisë së re të kabintetit qeveritar “Rama 3”. Bushati tha se përbërja është ekskluzivitet i kryeministrit, ndaj e rëndësishme sipas tij është që ky kabinet të prodhojë rezultate dhe të ketë një mbështetje sa më të madhe. “Qeveria vjen në mandatin e tretë pas adresimit të dy sfidave, jo në mënyrë të plotë, sepse asnjë vend në botë s’mund të thotë se ka larë hesapet me pandeminë, apo me rastin e tërmetit. Vëmendja e opinionin publik natyrshëm është drejtuar drejt rimëkëmbjes së plotë…
Një vrasje horror ka ndodhur më 21 shtator në Londër të Anglisë, ku një shqiptar është masakruar me thikë dhe me sende të forta nga bashkëkombësi i tij, për shkaqe ende të panjohura. Ergys Koçi, 36 vjeç, është masakruar më thikë dhe është gjuajtur me sende të forta në kokë duke pësuar thyerje të kafkës nga shqiptari Briken Quni, 42 vjeç. Policia gjetur trupin e pajetë në një banesë, ndërsa arrestoi si autor 42-vjeçarin, i cili pritet të dalë para gjykatës. Nuk dihet se kush janë shkaqet që çuan 42-vjeçarin të vrasë bashkëkombësin e tij, por janë të shpeshta rastet…
Puntatën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, Olesia, Tea, Krista dhe Fatma kanë diskutuar për gjuhën e urrejtjes në rrjet, ku sigurisht secila prej tyre ka ndarë eksperiencat personale. Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, i është përgjigjur në emision, disa prej komenteve më negative, madje mallkimeve që ajo ka marrë që nga koha kur u bë e njohur në program. Ajo tregoi se “Vdeksh”, për të është pak, pasi komentuesit, me imagjinatën e tyre kanë shprehur edhe mënyrën sesi meriton të vdesë ajo dhe familja e saj. E prekur, Tea përmendi rastin që e kishte lënduar më tepër, komentet…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se mandati i tretë i PS nuk është një çek i bardhë. Bushati renditi disa elementë kryesorë, që sipas tij, PS duhet t’i ketë në fokus gjatë këtij mandati qeverisës, duke vënë theksin te reformimi i mëtejshëm i partisë. “Tani është e rëndësishme të kemi një imagjinatë të zhdërvjelltë dhe të shohim drejt një horizonti më të gjerë. Tani horizonti për ne është Evropa”, tha mes të tjerash ish-ministri. Pjesë nga intervista: Aktualisht që flasim a është PS parti me…
Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun, gjatë kohës së “Për’puthen”. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas. Madje, ish-konkurrentja hodhi dyshime se Mevlani ka vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Ky i fundit, iu kundërpërgjigj vetëm pak ditë më parë duke e fshirë atë nga YouTube. Luhatjet dhe “thumbat” vazhduan mes tyre dhe ndonëse u tha se janë ribashkuar diçka e tillë nuk ndodhi. Edhe pse tashmë u bënë kohë që janë ndarë, fansat nuk reshtin së pyeturi Ledjanën në lidhje me Mevlanin. Së…
–Një 56-vjeçar në Zagreb dyshohet se vrau 3 fëmijët e tij të mitur. Mediat e huaja shkruajnë se burri austriak, kishte lajmëruar në rrjete sociale që kishte si qëllim të vriste veten. Të afërmit e shqetësuar njoftuan policinë, e cila ndërhyri menjëherë duke gjetur në shtëpinë e tij kufomat e tre fëmijëve dhe 56-vjeçarin në gjendje tepër të keqe. Mjekët njoftuan se fëmjët kishin vdekur në një mënyrë të dhunshme, ndërsa babi i tyre u dërgua në spital për kujdes të mëtejshëm. Një nga tre fëmijët ishte vetëm 4 vjeç ndërsa dy të tjerët, binjakë, 7 vjeç. Babai i tyre…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, flet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në News24. Ish-ministri Bushati u ndal te marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, duke e ritheksuar se ishte i padrejtë vendimi i këtij të fundit për të mos e kandiduar atë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, raporton “BalkanWeb”. Ndërsa për faktin që ishte socialisti më i votuar për anëtar Kryesie, Bushati tha se “Do doja të theksoja që unë jam në Kryesinë e PS që prej 2011, është hera e tretë që zgjidhem në këtë…
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Kryeministri këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku ka folur për situatën aktuale në veri të vendit. “E kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet gjatë orëve të mbrëmjes”, tha Kurti. Ndryshe, në konferencën për shtyp, Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar…
Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në “Report Tv”, kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin. Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.…
Xhensila Myrtezaj vendosi që këtë herë të eksperimentojë me look-un e saj. Këngëtarja u shfaq krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në fotografitë e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Myrtezaj shihet me flokë të shumë të shkurtër, me baluke dhe me make up profesional, i cili ndryshe nga herët e tjera, përfshinte edhe quka fallco. Këngëtarja pozoi e veshur me sytjena të tejdukshme, me gurë, të cilat i tregonin gjoksin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë. Ndërsa në pjesën e poshtme, artistja kishte veshur një palë pantallona të zeza të gjata deri mbi gju, të…