Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë, 22 shtator, prokurorin e Tiranës, Dritan Gina, për shkak të probleme me pasurinë. Gina nuk ishte i pranishëm në dhënien e vendimit pasi nuk u lejua nga Garda të hynte për shkak se nuk kishte me vete kartën e identitetit.
Author: tirana
Gjykata Penale me tre anëtarë në Volos dënoi dje një 25-vjeçar shqiptar në mungesë, sepse ai publikoi një video të një të mitureje në një faqe pornografike, për t’u hakmarrë ndaj saj sepse u ndanë. Sipas mediave greke, 25-vjeçari nga Shqipëria u akuzua për posedim dhe publikim të materialeve pornografike për fëmijë, ai u dënua me 4 vjet burg, një gjobë të cilën nëse nuk e paguan ai do të vuajë edhe gjashtë muaj shtesë ne burg. 25-vjeçari u akuzua se më 16 korrik 2020, ai postoi një video me momente intime që kishte me një të mitur greke, në një…
Ylli i filmave porno, Shona River, ka filluar të tregojë nëpërmjet një podcast historitë e karrierës së saj dhe pakkush është çuditur kur ka mësuar se mes atyre që shoqëroheshin me 29-vjeçaren, janë edhe futbollistë. “Kam dalë me tre futbollistë të Mançester United. Në një periudhë edhe njëkohësisht”, shpjegoi hungarezja duke kujtuar se si kishte qenë edhe eskortë luksi jashtë karrierës së filmave porno. Ajo nuk zbuloi se kush ishin këta futbollistë të “djajve të kuq”, por tregoi një histori interesante me një prej tyre. “Kam qenë eskortë për lojtarët e Mançester United. Njerëz të famshëm dhe të pasur. Mendova…
Nga Lorenzo Vita “Il Giornale” Marrëdhënia midis Greqisë dhe Turqisë, përbëhet zakonisht nga momente tensioni, të ndjekura nga periudha qetësie pak a shumë të dukshme. Një lëvizje e vazhdueshme me ulje-ngritje, si ajo e detit që ndan dy brigjet e Egjeut, dhe që shënon kulmin sa herë që Athina dhe Ankaraja lëvizin anijet e tyre për të kërkuar depozitat e naftës dhe gazit, apo thjesht për të treguar muskujt e tyre. Kjo është ajo që po ndodh edhe aktualisht, kur pas disa muajsh “paqe”të dyja vendet ndodhen serish në pozita luftarake. Arsyet janë të shumta, dhe është e pamundur që…
Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe ka kritikuar hapur qeverinë e tij dhe reformat në bujqësi duke e fajësuar për ikjen e punëtorëve nga Shqipëria dhe rrënimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë. “Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë. Rroga e referuar nga INSTAT aty është vetëm 35. 580 lekë…”- shkruan ndër të tjera Braçe. Sipas Braçes ky rrënim ka nisur në vitin 2018 ku sipas tij “një politikë fiskale vrau punën e qindra mijëra bujqëve…”
Tone të ashpra pati mes vajzave të Përputhen, Mikelës dhe Adës pas takimit të kësaj të fundit me Brunon. Teksa Ada po komentonte takimin e saj me Brunon dhe shpjegonte faktin pse mbante një libër në dorë gjatë takimit, Mikela nuk mbajti nervat. “O idiote, je injorante fare, kur të flas unë kthe kokën këtej, mos më kthe mua kurrizin,” tha Mikela. “Kujt i thotë kjo kështu, do e nxirrni apo ta nxjerr unë jashtë,” tha Ada. Ato gati sa nuk u kapën me duar, por ndërhyri Bruno për t’i ndarë.
Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë. Në këtë mënyrë, Mesiq komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Duke folur…
Sipas të dhënave sa më shumë televizor të shihni në moshë të mesme, aq më shumë rrezikohet shëndeti i trurit në vitet pasuese. Studimet e përdorën shikimin e televizorit si një masë për të matur kohën e shpenzuar duke qëndruar ulur. Gjetjet e studiuesve treguan se njerëzit që shihnin televizor në mënyrë të moderuar ose të tepruar, përjetuan një rënie më të madhe të aftësive njohëse, patën një vendimmarrje më të dobët dhe një kontroll jo të mirë të muskujve. Studiuesit gjithashtu zbuluan se ndikimi i aktivitetit fizik nuk ishte i mjaftueshëm për të luftuar këtë ndikim negativ. Por kjo…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar video të xhiruar me dron nga rruga që të çon në Sarisalltik të Krujës. Rama shprehet se nuk është ndonjë rrugë e Francës apo Spanjës. Ai shton se me pamjen e saj kjo rrugë ka pritur dhjetëra garues të huaj me makinat e shpejta “Nuk është një rrugë e Francës a Spanjës, rruga e Sarisalltikut në Krujë, që me pamjen mahnitëse të gjarpërusheve dhe me sigurinë optimale, ka pritur dhjetra garues të huaj me makinat e shpejta”, shkruan Rama.
Inter bën përmbysjen e çmendur përballë skuadrës së Fiorentinës.Takimi për javën e 5-të të Serie A nxori fitues skuadrës zikaltër me shifrat 1-3. Një 45 minutësh që foli tërsisht për skuadrën e Fiorentinës, që nuk e la skuadrën zikaltër të merrte frymë. Skuadra e Simone Inzaghit e kishte të vështirë të organizohej,ndikuar nga kundërshtari që me një presing të lartë gjetën golin me anë të Sottil. Në minutën e 23′ Gonzalez del bukur në krahun e djathtë duke asistuar për sulmuesin 22-vjeçar që nuk e pati të vështirë të shënonte. Inzaghi si duket i ka shkundur lojtarët e tij, sepse…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë, duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në takimin e sotëm në Fier, Berisha iu drejtua ambasadores duke i thënë se ka një dosje për të vetëm me shpifje. “Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.
Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar. Eksperti i turizmit, Aurin Tare tregon në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë. Ndër të tjerë, Ivanka shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG. Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës. Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu. “Ishte një vizitë private Zbritën në Tiranë dhe…