Author: tirana

Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara. Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian,për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm Buprofezin. Insekticid që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara,…

Read More

Shumica prej nesh e dimë se nuk duhet të kemi pajisje elektrike në dhomën e gjumit, gjatë natës. Hulumtimet e vazhdueshme e konfirmojnë këtë, ndërsa një studim që u përqëndrua në lidhjen midis përdorimit të gjumit celular dhe natës, gjeti mënyrën se si e ndryshon atë duke penguar personin të pushojë. Më konkretisht, një grup njerëzish u ekspozuan ndaj rrezatimit të barabartë që marrim kur përdorim celularin, ndërsa një grup tjetër u vendos në kushte të ngjashme, por me ekspozim të rremë. Rezultatet e studimit treguan se ata që ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit të vërtetë, i duhej më shumë…

Read More

Filmi i mirënjohur shqiptar, “Vdekja e Kalit” vjen i restauruar. Në premierën e tij, shfaqur mbrëmjen e së hënën në ambientet e Parkut Olimpik, vetë aktorët protagonistë të tij, e konsideruan një premiere e dytë. Aktorja Rajmonda Bulku teksa tregon prapaskenat e xhirimeve thotë se kanë pasur shumë komplekse, veçanërisht gjatë skenave me puthje. Teksa e vlerëson maksimalisht mesazhin që përcjell ky film, Bulku thotë se ndihet e lumtur që ka qenë pjesë e tij. “Ishte një premierë e parë për mua nga ana artistike emocionale. Nëse në premierën e parë ishim në një kompleks gjërash qoftë edhe për idenë…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter lëkundi vendin pasditen e së martës. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të Klosit në orën 16:04 minuta, por lëkundjet u ndien deri në Tiranë. Sizmologët thonë se kjo është një vatër e njohur.Koiçidenca e këtij tërmeti lidhet me faktin se ai u shënua në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë me lëkundjen e 21 Shtatorit 2019 i cili kishte një magnitudë më të madhe me 5.8 Rihter dhe epiqendër në Detin Adriatik. Sizmologët thonë se lëkundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Tërmeti i 2 viteve më parë shkaktoi dëme të…

Read More

Arben Ahmetaj ka marrë sot zyrtarisht stafetën nga Damian Gjiknuri si drejtues politik i socialistëve të Vlorës. Në deklaratën e tij për media, Ahmetaj u shpreh se është i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë peng nga kjo detyrë ai u shpreh me batutë se nuk ka pengje sepse akoma nuk ka dalë në pension. “Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. PS është vazhdimisht e gatshme për zgjedhje që të marrë gjithmonë rezultatin fitues sepse ka…

Read More

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas aplikimit të reciprocitetit nga ana Qeveria e Kosovës lidhur me targat e automjeteve të Serbisë, ka thënë se BE-ja po vazhdon të monitorojë situatën në teren. Ai ka bërë thirrje që të dyja palët [Kosova dhe Serbia] të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe menjëherë të zvogëlojnë tensionet. Stano ka thënë se BE edhe gjatë ditës se djeshme ka deklaruar se liria e lëvizjes është gur themeli i Bashkimit Evropian. “Si e tillë, Kosova dhe Serbia presim ta promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon”, tha ai. “Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht…

Read More

Ekspertët në Greqi thonë se me hapjen e shkollave pritet të ketë rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve. “Vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë që dikush që preket nga COVID të shtrohet në spital ose të ndërrojë jetë, edhe në qoftë se është i infektuar me mutacionin Delta”, nënvizuan dy profesoresha të njohura, anëtare të komitetit kombëtar të vaksinimit. Ajo që shton përhapjen e mutacioneve është mungesa e vaksinimit. Virusi gjen terren, devijon dhe pëson mutacione, thonë ato. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ekspertët thonë se deri më tani 12 milion doza…

Read More

Teksa sezoni i ri ka startuar dhe klubet janë konsoliduar disa trajnerë që jemi mësuar ti shohim çdo sezon kanë vendosur të bëjnë pushime të gjata. Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane nuk ndërmorrën asnjë iniciativë të re për të drejtuar ndonjë ekip pasi mbyllën sezonin e shkuar. I pari në fakt pati shumë sukses pasi fitoi Seria A me Interin, por disa ditë më vonë dha dorëheqjen teksa emri i tij ka qenë i lidhur me stolin e Arsenal ose Totenham. Gjithsesi ai gjatë gjithë verës është parë në brigjet lindore italiane teksa së fundmi ka vizituar Liverpool.…

Read More

Nje i moshuar, Kadri Kamberi ka treguar devotshmerine e tij ndaj Berishes, teksa eshte shprehur se nuk deshiron te vdese pa pare ate kryetar te PD. Qytetari-Berishës: Kadri Kamberi quhem, jam anëtari i vjetër. Kush ka lindur e nuk ka vdekur, por ishalla nuk vdes pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së, edhe njëherë në qeveri. Kjo qeveri po na nxin jetën, nuk dëgjojmë dot lajmet. Më falni ka njerëz që flenë në kasolle. Mos paça vdekje pa iu parë edhe njëherë në krye të PD-së!

Read More

Dashi Gjatë kësaj të mërkure do të arrini rezultate mjaft të larta në sferën profesionale, por edhe në atë sentimentale. Do të jetë një ditë e mbushur me kënaqësi të shumta. Demi Do të keni vështirësi në përqendrimin në punë. Mendja juaj do të fluturojë gjetkë, gjë që do të sjellë pengesa në punë. Në dashuri, partneri do të shfaqë hapur ndjenjat që ka për ju. Binjakët Në punë një person do t’iu gjendet shumë pranë, por nga ana tjetër do flasë pas kurrizit tuaj. Në çift pasioni dhe intensiteti, do të jenë në periudhën më të mirë të tyre.…

Read More

Mikela dhe Ada janë përfshirë në një debat të ashpër në studio. Gjithçka nisi nga fakti që Ada shkoi me libër në takimin me Brunon. Gjatë debatit, vajzat gati patën përplasje fizike, por Bruno u ngrit në këmbë për t’i ndarë në mënyrë që debate të mos agravonte. Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë. Ada: Nuk dua të të flas fare. Mikela: Je injorante fare. Ada: Je ti injorante. Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh. Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo… Mikela: Mos më kthe…

Read More