Author: tirana

Gjatë fjalës së tij në OKB, pa përmendur asnjë vend presidenti i SHBA Joe Biden tha se po kërcënohet infrastruktura amerikane kundër sulmeve kibernetike. “Ne do të ndjekim rregulla të reja të tregtisë globale dhe rritjes ekonomike. Ne përpiqemi të rrafshojmë fushën e lojës në mënyrë që të mos vihet artificialisht në favor të ndonjë vendi në kurriz të të tjerëve.Të gjitha fuqitë kryesore të botës kanë për detyrë, sipas mendimit tim, të menaxhojnë me kujdes marrëdhëniet e tyre në mënyrë që të mos kalojmë nga konkurrenca e përgjegjshme në konflikt.Ne nuk po kërkojmë një luftë të re të ftohtë…

Read More

35% e të rriturve flenë më pak se shtatë orë gjumë natën. Pavarësisht stresit apo shqetësimeve të tjera që mund të keni, ekzistojnë disa metoda që mund t’ju ndihmojnë të flini rehat natën, sipas “Bright Side”. Duke u shtrirë menjëherë në shtrat Në fund të një dite të ngarkuar, gjithçka që dëshironi të bëni është të vendosni kokën në një jastëk. Por krijimi i disa ritualeve relaksuese gjatë mbrëmjes mund të ndihmojë trurin të vendosë një hapësirë ​​midis ditës dhe natës dhe të flini më shpejt. Rutina e gjumit mund të përfshijë një meze të lehtë, një dush të ngrohtë…

Read More

Tani që vjeshta sapo ka trokitur, shumë femra po ankohen për rënien masive të flokëve. Një problem që na shqetëson të gjithave dhe shpesh zgjidhjen e gjejmë me suplemente që i marrim në farmaci. Megjithatë ne mundemi ta rregullojme këtë gjë duke shtuar disa elementë; ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik dhe të bëjmë një jetese normale. Më poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Spinaq, banane dhe limon: Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për…

Read More

Kompania Johnson & Johnson publikoi disa të dhëna që tregojnë se dhënia e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër koronavirusit siguron një përgjigje të fortë imunitare pas disa muajsh nga marrja e dozës së parë. Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj. Gjetjet treguan se një dozë e dytë prodhonte një përgjigje të shtuar imunitare tek personat nga mosha 18 deri në 55 vjeç. Rezultatet e studimeve nuk janë rishikuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës. Kompania njoftoi se ndodhet në…

Read More

Kërkesa që Kosova të ishte territor më vete në hartën e gjigantit botëror, Apple, u kthye para disa kohësh në një nga fushatat më të fuqishme të viteve të fundit. këtë kauzë u angazhuan yjet kosovare si Rita Ora e Dua Lipa, duke kërkuar vazhdimisht që vendi i tyre i origjinës, Kosova, të vendosej si shtet në hartat e Apple. Megjithatë, shënimi i emrit të shtetit të Kosovës në këtë apikacion erdhi pas një peticioni të shqiptarëve anembanë botës. Ndërkohë, zyrtarisht Apple e ka njohur dje territorin e Kosovës, që shfaqet në hartë, meqë ka lançuar sistemin e ri operues.…

Read More

Skuadra e Paris Saint Germain, ku luan futbolllisti i njohur Lionel Messi, do të përballet me Meci, të mërkurën në orën 21:00 në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue I. Mirëpo, sipas ‘Sky Sports News’, në këtë ndeshje pritet të mungojë Leo Mesi. Pas testeve mjekësore është zbuluar mavijosje e kockave në gjurin e tij të majtë. Në këtë mënyrë Mesi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij. Ndërkohë gjendja e argjentinasit do të vlerësohet përsëri dhe do të shikohet nëse mund të luajë kundër Montpeljes në fundjavë apo në mesjavën e ardhshme ndaj Manchester…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. “Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja”, tha ajo. Spiropali dhe Konjufca diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat e përbashkëta. Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali siguroi se do të ndjekë me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si…

Read More

Porsche 928, me të cilin Tom Cruise është shfaqur në vitin 1983 në filmin “Risky Business”, është shitur për një shifër marramendëse prej 1,98 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord për makinat sportive gjermane. Porsche doli në ankand së bashku me shumë automjete të tjera, por rrëmbeu të gjithë vëmendjen duke befasuar edhe ekspertët e automjeteve klasike. Rekordi i mëparshëm për shitjen e një makine Porsche 928 ishte 296 mijë dollarë në vitin 2016, Clubsport, një nga 5 të tilla të prodhuara më parë. Tashmë, kjo shifër…

Read More

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e…

Read More

Pas më shumë se një viti pritje është publikuar para disa ditësh albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West. Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë. Përmes këtij albumi, aludohet se Kanye West po hedh më shumë dritë për ndarjen nga Kim Kardashian. Thuhet se kënga “Hurricane” tregon tradhtinë ndaj ish-gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas prestigjiozes “Page Six”, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë. Përkundër tradhtisë,…

Read More

Sipas Agjencisë AFP Covid-19 ka vrarë të paktën 4,696,559 njerëz që kur shpërthimi u shfaq në Kinë në Dhjetor 2019. Të paktën 229,008,620 raste të koronavirusit janë regjistruar me shumicën dërrmuese të të infektuarve që shërohen nga virusi. Shifrat bazohen në raportet ditore të ofruara nga autoritetet shëndetësore në secilin vend. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se ndikimi më i gjerë i pandemisë mund të lidhet me një shkallë vdekshmërie tre herë më të lartë për shkak të vdekshmërisë së tepërt që lidhet drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19. Një numër i madh i rasteve më pak të rënda ose asimptomatike…

Read More