Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha nga Fier, teksa e cilësoi aparimor, të pabesë duke e cilësuar aktin e tij amoral. Ai kujtoi se shqiptarët janë një komb i besës dhe se as Amerika nuk e vlerëson pabesinë. I pyetur nga një militant se çfarë do të bëhet me kreu ne PD, Berisha i kërkoi Bashës të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Ai pati dhe një këshillë për deputetët e PD. “Lul Basha, peng Basha më mirë të themi do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk e ka bërë kush kurrë,…
Author: tirana
Pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës, Konjufca, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. “Pata rastin ta falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ministrit Sveçla në emër të Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme dhe të pakursyer të Kosovës në përballimin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 si dhe në situatën e krijuar nga zjarret në veri të vendit, si dëshmi se i jemi gjendur e do t’i gjendemi gjithmonë njëri-tjetrit në…
Ish-kryeminstri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim lidhur me vendimin e DASH për shpalljen non grata nga SHBA. Berisha thotë se Kim i ka thënë kreut të PD Basha se ish-kryeministri ka dosje, por bën sikur nuk i di. Ish-kreu i PD thotë se në ato dosje janë raporte me informacione të pasakta që janë marrë nga media dhe qeveria “Rama” “Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh se habiten se si njerëzit bëjnë të paditurin. më lejoni të them këtu para shqiptarëve, zonja ambasadore e ke thënë këtë por i ke thënë dhe diçka tjetër.…
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në Fier ka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Basha. Ai tha se i ka kërkuar dorëheqjen në vitin 2017 pasi u bë shtojcë e Edi Ramës. “Çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo gjë që keni sjellë në zyrën time, i kam thënë çdo gjë. I kam thënë në 2017 jep dorëheqjen. Me këto që ke bërë ti nuk ngrihesh. Bëre kauzë në fushatë me Edi Ramën duke u bërë shtojcë e Edi Ramës. Gjatë fushatës erdhi këtu tek ju, i bëtë një pritje të jashtëzakonshme. Në…
Për një Parti Demokratike më të bashkuar’, ish kryeministri Sali Berisha nis takimin me demokratët në qarkun e Fierit. Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Tiranë, ku Berisha pret që të bind demokratët për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. “Kemi një fjalë të urtë më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Ndaj dhe ne ndalemi këtu. Çështjen time personale do e shpjegojë por kurrë nuk kam dashur të implikojë asnjë person përveç meje. Të nesërmen e kam…
Tirana është lëkundur nga dridhjet e një tërmeti këtë të martë. EMSC raporton se magnituda e tërmetit ka qenë 3.9. Shikoni reagimin gazetares Besmira Pelushaj e cila ishte në transmetim në drejtpërdrejtë gjatë edicionit informativ të orës 16:00 në RTV Ora, kur u ndjenë lëkundjet e tërmetit. Dy vite më parë, në 21 shtator 2019 gazetarja Pelushaj ka qenë sërish në transmetim të drejtpërdrejtë kur u ndjenë lëkundjet e shtatorit.
Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson ditët e sotme në Shqipëri si më të vështirat në 30 vitet e fundit. Për Berishën, nuk është vetëm një regjim të cilin e konsideron kakistokraci, por Rama i ka futur tashmë thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha. Ai thotë se Rama ka marrë peng kreun e opozitës dhe çdo minutë, orë e ditë u vret të ardhmen shqiptarëve. ‘’Se këtu s’ka siguri, se këtu s’të konsiderojnë të ardhmen. Rama u vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve. Miqtë e mi, asnjë komb, asnjë vend, nuk…
Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë. Duke qenë se në datën 2 Tetor fillon Big Brother Vip, banorët e vjetër kohët e fundit po ftohen nëpër emisione të ndryshme për të folur dhe njëherë rreth eksperiencës së tyre gjithashtu dhe duke dhënë opinion, se çfarë mendojnë për formatin e ri, i cili do filloj së shpejti. I ftuar te Shqipëria Live, Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit Big Brother 2, flet për eksperiencën e tij. Unë e kisha bërë shumë të qartë ,…
“Vdekja e kalit” një film që u duk si një revolucion në vitet ’90, ka ardhur sërish për publikun shqiptar i restauruar, teksa Premiera është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Parkun Olimpik. Përveç publikut të pranishëm, emocionet e filmit u ndjenë dhe tek protagonistët, të cilët shprehën për News24 kënaqësinë e restaurimit të tij. Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës dhe është realizuar më 1992 me interpretimin brilant të aktorëve: Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Tunka Kurti, Fitim Makashi etj. Aktori Timo Flloko shprehet për News24 se ajo çfarë mund të korrigjohej është bërë…
Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar mbi fjalimin e mbajtur në OKB nga presidenti Biiden. Me një postim në Twitter si shkruan se në asnjë moment Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi. Ai shprehet se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e tij nuk e ka përparësi të partnerizohet me Balkanin. “Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”- shkruan ai në Twitter.
Personi më me ndikim në botë për vitin 2021, Britney Spears, vendosi të mbyllte llogarinë e saj në Instagram para pak kohësh. Britney Spears u tha fansave të saj se do ta mbyll llogarinë e Instagram-it, por do të rikthehet shumë shpejti, dhe këtë tashmë e ka bërë pas vetëm gjashtë ditësh. Ajo kishte deklaruar se po largohet nga rrjetet sociale për të festuar fejesën e saj me Sam Asghari. “Mos u shqetësoni miq…thjesht po marr një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do kthehem shpejt” ,- shkroi këngëtarja në Twitter. Ajo është rikthyer në Instagram me…
Kur e pyetën për lojën e Barçës, që ndaj Granadës u reduktua në një seri të gjatë krosimesh për Luuk de Jong dhe Gerard Pique që hyri në minutën e 75-të për të bërë qendërsulmuesin, Ronald Koeman u përgjigj: Është e thjeshtë, shikoni listën e lojtarëve të grumbulluar, çfarë duhet të bëjmë? Të luajmë tiki-taka ku nuk ka hapësirë? Bëmë atë që duhej bërë, provuam ta ndryshonim ndeshjen në një mënyrë tjetër. Nuk kemi lojtarë që të kalojnë kundërshtarin një për një apo në shpejtësi. Nuk mund të them më tepër. Kjo është situate te Barcelona, ku pas disfatës poshtëruese…