Aplikacionit TikTok i është rritur ndjeshëm popullariteti vitet e fundit dhe shumica e përdoruesve të tij janë fëmijë dhe adoleshent. Madje këtë vit ,TikTok, është aplikacioni më i shkarkuar në botë dhe gjatë këtyre muajve ka bërë një sërë ndryshimesh për të mbrojtur veten nga problemet me privatësinë. Garantuesi i privatësisë në Irland, ka hapur hetim për TikTok, i cili do të shqyrtojë qartë trajtimin e informacioneve të fëmijëve nën 13 vjeç. Kjo nuk është hera e parë që garantuesi irlandez heton çështje të tilla. Në tetor 2020, ai njoftoi hetimin për trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve nga…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë, me vendosjen e reciprocitetit për targat nga Prishtina zyrtare. Rama i jep të drejtë Kosovës, por sugjeron që të shmanget bumerangu i ngrirjes së konfliktit. Sipas tij Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë. “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.
Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:00. Sipas të dhënave, tërmeti prej 3.9ballësh ka ndodhur 22 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër. Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë. “Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël’, tha Rrapo Ormeni në një studio televizive.
Marrëveshja e rinovimit midis Franck Kessié dhe Milanit ende mungon. Para ndeshjes kundër Juves, drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, Paolo Maldini, komentoi negociatat: “Ne kemi biseduar me agjentin e tij prej një viti e gjysmë, do të ketë mundësi të tjera për ta bërë këtë”. Tashmë ka shumë evropianë të mëdhenj, që po e monitorojnë situatën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari në fjalë është një nga objektivat e Barcelonës (gjithashtu Pogba), por konkurrenca është e fortë. Për “Presidentin” kuqezi ka interes të shtuar edhe nga Juventus, PSG dhe më të mëdhenjtë e Premier League:…
Nga Lee Jong-Wha Në orët e vona të 30 gushtit, trupat e fundit amerikane dolën jashtë aeroportit të Kabulit, duke përfunduar tërheqjen e ushtrisë amerikane, dhe duke e lënë Afganistanin në një kaos të madh në duart e talebanëve të pamëshirshëm. Regjimi fundamentalist islamik ka rimarrë kontrollin e vendit 20 vjet pasi një pushtim i udhëhequr nga SHBA e rrëzoi atë për shkak se strehonte Al-Kaedën dhe udhëheqësin e saj Osama bin Laden, përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Rikthimi i rregullave të ashpra fondamentaliste islamike, e ka vënë seriozisht në rrezik jetën e grave dhe qytetarëve të…
Një vatër e re zjarri është regjistruar në Qafe Plloçë, Pogradec. Sipas gazetares Lorena Kodra mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 5 dynymësh me shkurre. Në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimeve të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar të gjithë televizionet që të bëjnë kujdes me përmbajtjen e programeve që transmetojnë. Në nisje të sezonit të ri, AMA bën me dije se ajo që duhet të jetë prioritet janë fëmijët dhe se trajtimi i tyre si të rritur, apo si gjenerues të emocioneve të panevojshme në emisione, janë dukuri që duhet të shmangen, qoftë në transmetimet e drejtpërdrejta apo ato të regjistruara. AMA shton se OSHMA-të duhet të kenë parasysh kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Gjithashtu…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër- Han i Hotit, ku janë përplasur dy mjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë. I riu dyshohet se ishte duke ngarkuar materiale në një automjet, aty ku për fat të keq, është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Enkelejda Hoxhën. GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet më 28 shtator ora 13:00, ndërsa në seancë do të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim. SPAK ka kërkuar akt ekspertimin e 3 laptopëve të Enkelejda Hoxhës. Vijon…
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po e shijojnë në maksimum romancën e tyre. Pas konfirmimit të lidhjes së tyre, ata kanë bërë shfaqjen e parë publike në “Festivalin e Filmit në Venezia” për të vijuar më pas dhe me eventin madhështor “Met Gala” ku dukeshin shumë të lumtur së bashku. E teksa ata vazhdojnë të na ëmbëlsojnë me momentet e tyre së bashku, Ben Affleck ka diçka për të thënë publikisht për Jennifer Lopez. “Unë jam i mahnitur nga ndikimi i Jennifer në botë. Më së shumti, si artist, unë mund të bëj filma që ndikojnë te disa njerëz. Jennifer…