Author: tirana

Arben Ristani shprehet se Partia Demokratike po vuan nga kriza e lidershipit, ndërkohë që ka cituar dhe disa fjalë të ish-presidentëve dhe Presidentit Meta, për Bashën. Ai tha se mënyra se si Basha mori një vendim të tillë, ishte jo e duhura. “PD vuan krizën e lidershipit. PD ka pasur një lider që e ka çuar nga humbja në humbje, duke i lënë demokratët për 12 vjet në opozitë, duke krijuar dhe premisat për një opozitë të shtuar dhe pas 12 vitesh. Do i referohesha disa ish-presidentëve të Shqipërisë, Presidentit Topi, i cili ka thënë se Basha është një politikan…

Read More

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Durrës. Raportohet se makinë ka përplasur dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra. Makina drejtohej nga D.H ndërsa drejtuesi i motorit është identifikuar si N.K, 36-vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi po punon për zbardhjen…

Read More

Lodhje kronike Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë probleme me gjumin. Plakje të hershme ME një jetë të rregullt seksuale do të dukeni më e re në moshë dhe lëkura e fytyrës do të jetë më e shëndetshme. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa që është në të vërtetë. Probleme me lëkurën Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen…

Read More

Teksa eventi i famshëm i modës së Met Gala 2021 u zhvillua dje me shkelqim në Neë York, këngëtarja e njohur hip-hop Nicki Minaj tha në rrjetet sociale se nuk mori pjesë prej kërkesës së vaksinës COVID-19. “Ata donin që të vaksinoheshe për të qenë në Met. Por nëse vaksinohem, nuk do e bëj për Met,” shkruante Minaj për 22.6 milionë ndjekësit e saj në Tëitter. Ajo shkruante: “Do të jem aty pasi të kem bërë ca kërkime ne rrjet. Ndërkohë qofshi mirë me shëndet, mbani maska me 2 llastiqe që kapen te koka e te fytyra, jo nga ato…

Read More

Ata që kanë një diplomë Bachelor dhe duan të specializohen më tej në studime të nivelit shkencor a profesional, duke nisur nga kjo javë kanë mundësitë aplikojnë në sekretarinë e fakultetit që zgjedhin për të fituar mundësinë e shkollimit. Njësitë e Universitetit më të madh, atij të Tiranës kanë hapur thirrjet për pranimin e dokumenteve (paketa e plotë në tabelën përbri shkrimit). Pjesë e aplikimeve mund të bëhet çdo person që ka përfunduar me sukses studimet e ciklit të parë në Shqipëri a jashtë vendit, me kusht që diploma të jetë njehsuar, por shansin më të madh për t’u pranuar…

Read More

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë lamtumire, në Tiranë. Ceremonia e pritjes së kancelares gjermane është mbajtur në Pallatin e Brigadave. Gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama e ka nderuar Kancelaren gjermane Angela Merkel me ‘Ylli i mirënjohjes publike’. Lidhur me vizitën e Merkel, ka reaguar dhe ambasada Gjermane në vendin tonë, e cila e cilëson si mbrësëlënëse mikëpritjen dhe nderimet që ju bënë kancelares. “Një ditë e ngjeshur plot bisedime për Angela Merkel sot në Tiranë: Mikpritje nga Kryeministri Rama me nderime ushtarake, konferencë për shtyp, bisedime dypalëshe dhe shumëpalëshe me Kryeministrat e…

Read More

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Ata janë prindër të një vajze, Emit. Sot, çifti feston 2-vjetorin e martesës. “Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im”, shkruan Jonida në një postim në Instagram, dedikuar bashkëshortit, krahas disa fotove shkëputur nga dasma e tyre. Aktorja ka postuar edhe momentin më të lumtur në jetën e saj në çift, që është pikërisht një foto ku bashkëshorti i saj mban në duar vajzën e tyre të sapolindur. Para dy vitesh…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në…

Read More

Rey Manaj, sulmues i Shqipërisë dhe Spezia-s, ka folur në konferencë për shtyp për Kupën e Botës, aventurën e re dhe zgjedhjen për t’u larguar nga blaugrana-t dhe për t’u transferuar te skuadra italiane: Në lidhje me mundësitë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror: “Do të ishte historike. Kemi një grup të bukur, me një trajner me eksperiencë si Reja, do të ishte një ëndërr dhe një pikat më të larta të karrierës sime do të ishte Kupa e Botës. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme me Hungarinë dhe Poloninë, nëse fitojmë mund të shkojmë në play-off”. “Mund të…

Read More

Pas festës së 30-vjetorit, Luana Vjollca “u arratis” në Mykonos. Moderatorja po kalon disa ditë pushim në Greqi, nga ku poston shpesh foto e video në Instagram. Së fundmi ajo po shijon edhe jetën e natës, pasi me aq sa ka treguar ajo prej kohësh shmangte vendet me shumë njerëz. Teksa shfaqet duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se në Mykonos e krahasojnë me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara. “Këtu më thërrasin Sofia Vergara”, shkruan ajo krahas një fotoje të postuar në Instastory. Sa i përket televizionit, fansat kanë kërkuar një përgjigje…

Read More

Qeveria greke prezantoi një paketë të re, me masa strike e kufizime në udhëtime për personat e pavaksinuar, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar valën e 4 të pandemisë. Sipas rregullave të reja, personat e punësuar në sektorët publikë dhe privatë, që nuk kanë certifikatë që provon vaksinimit do të duhet të tregojnë testin negativ, të paktën 1 herë në javë për të hyrë ne vendin e punës. Të punësuarit në industrinë e turizmit, kateringut dhe atë të dëfrimit, bashkë me mësuesit dhe profesorët e universiteteve do të duhet të testohen 2 herë në javë. Qasja në restorante të…

Read More

Nisi sot turi i takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, e nisi turin me Lezhën, ku u bë kalimi i stafetës së drejtimit të këtij qarku nga Lindita Nikolla tek Blendi Klosi.Gjiknuri, duke shprehur konsideratën për punën e bërë nga znj. Lindita Nikolla në këto vite si drejtuese e Qarkut Lezhë, tha se është një vlerë e shtuar që Kryetarja e Kuvendit zgjidhet nga kjo zonë.“Ta shfrytezojmë këtë rast për t’i uruar suksese koleges, znj. Lindita Nikolla, e cila do t’ju përfaqësojë denjësisht. Ky është…

Read More