Author: tirana

Ditën e sotme kancelarja Angela Merkel zhvilloi vizitën e fundit zyrtare në Shqipëri. Ajo u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni solemne ku nuk munguan as medaljet. Në lidhje me vizitëne saj ka reaguar së fundmi edhe Erion Braçe per të cilin Merkel është një zonjë grua, e fortë dhe mjaft modeste. Më tej ai shton se Shqipëria i është mirënjohëse për mbështjetjen që ajo i ka dhënë dhe e falenderon me zemër për gjithçka që ajo ka bërë.

Read More

Një studente për doktoreshë është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike. 23 vjeçarja Ana Fantaziu, u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxorri armën. 28 vjeçari Roman Vlasă, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi në 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja. Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasă, i cili përshkruhej…

Read More

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve. Golin për Djajtë e Kuq e ka realizuar Cristiano Ronaldo, në minutën e 14’. Ronaldo scores the first goal of the Champions League season 😤 @brfootball(via @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/qSv9Ct9HP8— Bleacher Report (@BleacherReport) September 14, 2021

Read More

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.200 bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera. Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë. Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të…

Read More

Kanceri i prostatës është një nga llojet e zakonshme të kancerit që gjendet tek meshkujt e moshuar. Për shkak të natyrës së saj indolente, shumica e popullsisë mashkullore nuk janë në dijeni se problemi që kanë mund të shkojë dhe në faza tepër të avancuara. Kështu, kanceri i prostatës duhet të zbulohet në një fazë të hershme. Lexoni për të ditur shenjat dhe simptomat e kancerit të prostatës, si dhe mënyrën se si diagnostikohet ky lloj kanceri. Sipas Dr. Tanveer Abdul Majeed, Onkolog Kirurgjikal, Zen Multispecialty Hospital, Chembur, hetimi më i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm bazohet në vlerësimin e…

Read More

Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku foli për largimet e kryedemokratit në 2017. Ai tha se Berishës i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori. POSTIMI I PATOZIT “HALLALL TË GJITHA, VETËM MOS NDALONI! Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017. Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë…

Read More

Ekspozimi në diell, yndyra e shkaktuar nga nxehtësia dhe produktet e kremit kundër diellit, kanë dëmtuar lëkurën tonë, duke bllokuar poret. Kjo është arsyeja pse eksfolimi është hapi i parë dhe themelor për një fytyrë të pastër. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të kalojmë disa minuta nga koha jonë dhe të përgatisim një maskë të bërë në shtëpi të bazuar në kafe dhe përbërës që do t’i japin lëkurës sonë shkëlqimin e lakmuar. Kafeja ka shumë veti të dobishme për lëkurën tonë. Ajo vepron si një eksfolues natyral dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe toksinave,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të. Merkel duke iu drejtuar Ramës, tha se gjithçka shkoi mirë, ndërsa shtoi se shpreson ta takojë Ramën në Slloveni. Ndërkohë Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë. Pjesë nga biseda: Rama: Gjithçka në rregull? Merkel: Cdo gjë është në rregull. Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia. Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë. Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.…

Read More

Edi i “Për’puthen” ka qenë në qendër të mediave ditën e sotme. Disa foto të publikuara nga “Kryefjala.com” tregojnë konkurrentin në një nga clubet e Tiranës ku shihet duke u argëtuar nën shoqërinë e një vajze, e cila nuk njihet nga prapa por duket se nuk është asnjëra nga konkurrentet e programit. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë apo ka qenë një flirt i momentit, por fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Edi, teksa një detaj ka ngritur dyshime se ai mund të jetë përjashtuar nga programi. “Pista” që ka…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bën thirrje për protesta. Me anë të një postimi në Facebook, numri dy i kësaj force politike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë dhe të shpëtojnë vendin nga gremina. vasili Sipas Vasilit, çdo minutë e Rilindjes në pushtet do të thotë grabitje e pronës publike. “Ky denoncim, demaskim dhe proteste në çdo çast, kudo, në çdo shesh, rrugë, familje, bar a treg i hapur është një Mision Shpëtimi Kombëtar”, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili, ndërsa thekson se ky mision është detyra, që na kane ngarkuar qindra mijëra votues shqiptare.

Read More

se Ronaldo mbajti një fjalim si pjesë e fillimit të tij javën e kaluar. Portieri i Djajve të Kuq, Lee Grant e konfirmoi atë pas shënimit të CR7 kundër Newcastle të shtunën, por ai nuk do të zbulonte saktësisht atë që u tha. “Ai ngrit, ai ishte i shkëlqyer, padyshim që nuk do të zbuloj përmbajtjen e asaj që tha, por ishte interesante,” tha Grant për ‘talkSPORT’ . Çfarë i tha Ronaldo skuadrës? Ashtu si Grant, Ole Gunnar Solskjaer dhe pjesa tjetër e ekipit kanë heshtur për këtë fjalim. Megjithatë, “gazeta Sun” pretendon se e di se çfarë tha Ronaldo…

Read More

Aksionet në prodhuesin e syzeve “Safilo Group SpA” u rritën deri në 14% të hënën pasi influencuesja e modës në Instagram, Chiara Ferragni nënshkroi një marrëveshje me kompaninë italiane. “Safilo” do të projektojë, prodhojë dhe shpërndajë linjën e parë të syzeve të markës Ferragni, të cilat do të dalin në shitje në janar 2022. Që nga shtatori i vitit 2018 aksionet u rritën në nivelin më të lartë. “Safilo përfaqëson jo vetëm përsosmërinë në syze, por gjithashtu, ngjashëm me markën time, një shembull i shkëlqyer i shpirtit italian,” tha Ferragni në një deklaratë . Kjo është hera e dytë që…

Read More