Author: tirana

Miqësitë janë një dukuri shumë e rëndësishme, por edhe komplekse njëkohësisht. Ato na ofrojnë një burim kënaqësie të jashtëzakonshme. Por nganjëherë,kur ballafaqohemi me fundin e një miqësie, kjo gjë na shkakton një dhimbje shumë të madhe. Në një studim e ri të botuar në “Evolutionary Behavioral Sciences”, studiuesit realizuanintervista 40 minutëshe gjysmë të strukturuara me 20 pjesëmarrës (të një moshe mesatare 35 vjeç) në një laborator universitar. Në total u kryen 2 studime, që synonin të kuptonin pse njerëzit i japin fund miqësive të tyre. Studimi i parë përbëhej nga intervista të gjata të kryera nga studiuesit. Sapo përfundonte çdo…

Read More

Edhe 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vaksinat sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Mes të tjerash kryeministri Rama shprehet se me këto doza të ardhura sot, numri total ka arritur në mbi 2 milion vaksina. Postimi i Ramës: Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se nuk e përjashton rikthimin në krye të partisë Demokratike të Shqipërisë. “Është në dorë të anëtarësisë. Sigurisht që nuk e përjashtoj veten. PD duhet të hapë një debat të fortë” tha ai mbrëmjen e sotme në Syritv. Ish-kryeministri rrëfeu mbrëmjen e sotme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës. Lideri historik i PD-së u shpreh se do i drejtohet anëtarësisë për të votuar nëse vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ishte i drejtë apo i gabuar. Më pas, ai tha se do të pranojë vendimin…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha të jepte dorëheqjen nga PD pasi humbi zgjedhjet në vitin 2017. Ai tha se Basha nuk pranoi, por u fut në zgjedhje dhe fitoi ndaj Eduard Selamit. Berisha u shrpeh se pas humbjes së zgjdhjeve në vitin 2021 nuk i kërkoi sërish dorëheqjen, pasi e dinte se Basha nuk do ta jepte. “Në 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen por nuk e bëri. U fut në votim dhe fitoi. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurrt, por kërkova…

Read More

Ditën e sotme u bë zyrtare përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, apsi në shkresën e PD-së drejtuar Kuvendit, emri i ish-kryeministrit nuk ishte pjesë e atij grupi. Ndërkohë Berisha i ftuar në “Syri Tv” u shpreh se ka 3 arsye përse vendimi i Bashës është anti ligjor. Ai tha se është anëtar i Grupit të PD. Berisha: Çfarë thotë statuti, masat disiplinore ndaj drejtuesve i merr Këshilli Kombëtar me 2 të tretat ndërkohë këshilli shkarkon vetë kryetarin 50 +1 e shkarkon detyra Deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD, jua…

Read More

Ish-anëtar i Kryesisë së PD Çlirim Gjata, u shpreh se përplasja mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrit, Sali Berisha, mund të çojë deri në shpërbërjen e kësaj force politike. Gjata tha se primare aktualisht është se si mund të ndalet kjo që po ndodh me Partinë Demokratike. “Lufta brenda PD duhet të ndalojë. Sepse mund të ndodhë se edhe nëse administrata aktuale amerikane mund të mbështesë 100 % në zgjedhjet e ardhshme Partinë Demokratike, pyetja që shtrohet është: a do të kemi ne PD atëherë? Ndaj dhe si Basha edhe Berisha duhet të gjejnë mënyrën se si të ndalet…

Read More

Egli Tako, partnerja e Olsi Bylykut, do të festojë ditën e nesërme ditëlindjen e 24-të dhe këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Mirëpo, përveç kësaj, Egli tregoi se kjo nuk do të jetë si të gjitha ditëlindjet e tjera, pasi është infektuar me Covid-19. Në një postim në Instastory, Tako shkroi: “Për të qenë e sinqertë, nuk jam shumë entuziaste për ditëlindjen… Pasi vuajta me ankthin dhe depresionin, tani rezultova pozitive me Covid-19. Thonj të parregulluar, flokët, qerpikët, vetullat, trajtimet për t’u ndjerë si vajza e ditëlindjes si çdo vit…

Read More

Analisti Mustafa Nano shprehet se presidenti Ilir Meta e ka futur idenë në kokë se amerikanët janë shumë të rëndësishëm. Sipas tij, ky është shpjegimi pse Meta ndryshoi menjëherë pas zgjedhjeve. Pjesë nga intervista në MCN Tv: Presidentin Meta e shohim disi më të qetësuar, por pavarësisht se dekretoi zotin Rama për ministrat kërkoi informacion nga Prokuroria. Si e shihni pozicionin e zotit Meta pas daljes së Berishës nga skena? Ky rol ka ndryshuar më herët menjëherë pas zgjedhjeve kemi parë Metën të transformuar në mënyrë automatike dhe për shkak të fitores së Ramës dhe zvogëlimit të peshës së LSI.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me publikun për herë të parë detaje që kanë shënjuar jetën e tij, që nga fëmijëria e hershme deri në ditët e sotme, momente të pazbuluara që e kanë kthyer pas në kohë për t’i rrëfyer me të njëjtin përjetim. I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, në “Top News”, qytetari i parë i Tiranës kujton disa prej vështirësive që si shumë prej familjeve të vuajtura shqiptare në fundvitet ’90, e kanë bërë të jetë ai që është sot. “Kam pasur një fëmijëri të lumtur. Jam rritur me dy prindër model. Por…

Read More

Blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht dhe nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mevlani, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka zgjedhur të komnetojë në një psotim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen. Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të. “Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një orej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen. “Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj.

Read More

Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit, të cilët kanë thyer masën kryesore anti-COVID, atë të mbajtjes së masës mbrojtëse në ambiente të brendshme. Deputeti i PS, ka publikuar disa sekonda nga seanca e mëparshme e Kuvendit, ku shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha duke grisur fletën e votimit, pa maskën anti-COVID! Duke marrë për shembull kryedemokratin, Braçe ka thumbuar të gjithë deputet që nuk e mbajnë maskën, duke e konsideruar të padrejtë për të gjithë qytetarët që janë të detyruar ta zbatojnë se në të kundërt gjobiten. “Ndryshe as mos i kërkoni me njerëzve të…

Read More

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës. “Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo. Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare…

Read More