Author: tirana

Mësohet se në moshën 75-vjeçare është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja. Sipas njoftimit të familjes së tij, Boja ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, ndodhur para disa ditësh. Për vdekjen e Bojës ka shkruar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. “Në 1991 Rexhep Boja zgjidhet kryetar (Myfti) i Bashkësisë Islame të Kosovës, funksion të cilin e ushtroi për tri mandate rresht deri më 2003. Rexhep Boja është ndër themeluesit e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndët: Fikh dhe Dave. Gjithashtu, ka qenë dekan i këtij fakulteti në periudhën…

Read More

Vizita e fundit e kancelares gjermane Angela Merkel, përpara se të largohet nga politika po zhvillohet në Shqipëri. Merkel ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në 14 shtator të këtij viti. Iniciativa e pagëzuar si “Procesi i Berlinit” është ndërmarrje e kancelares gjermane, e cila tashmë po mbush dy dekada në pushtet. Ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Merkel e ka vizituar vendin tonë në…

Read More

“Tani nuk ka më asnjë dyshim. Në Kryeqytet po qarkullon një vrasës serial. Pavarësisht se Policia e Shtetit ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, burime të brendshme të saj pranojnë, në anonimitet, se e tërë Policia e Shtetit është në këmbë, në kërkim të një vrasësi serial.” Prisni, mos u trembni para kohe! Në të vërtetë, vrasësi serial qarkullon vetëm nëpër faqet e romanit më të ri thriller GJITHÇKA QË KE, të autorit Enkelejd Lamaj. Kryeqyteti, për momentin, është i qetë. Por, në Kryeqytetin e romanit GJITHÇKA QË KE, ka një vrasës që ka qëndruar në errësirë tërë jetën.…

Read More

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës. Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama. Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij…

Read More

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ka qenë zyra e shtypit pranë Kryeministrisë që ka shpërndarë pamjet nga takimi ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Merkel që u mbajt në Pallatin e Brigadave. Takimi në fjalë zgjati rreth 45 minuta. Më pas dy liderët iu drejtuan Tirana Biznes Park, ku do te mbahet edhe nje takim me lideret e Ballkanit.

Read More

Shqipëria, që është angazhuar të marrë deri në 4 000 refugjatë nga Afganistani, po strehon disa qindra prej tyre në vendpushimet përgjatë bregdetit të Adriatikut, shkruan Andrew Higgins për “The New York Times”. Një studente e Mjekësisë, në një ekstazë të shkaktuar nga trauma pas një jave nën sundimin e talebanëve dhe tri ditëve të terrorit duke pritur një fluturim nga aeroporti i Kabulit, në ditën e parë, në shtëpinë e saj të re, vështroi nga dritarja dhe pa Statujën e Lirisë. “Për një moment, mendova se mos ndoshta isha në Nju Jork”, tha Tahera, një studente 21-vjeçare. “Por, statuja,…

Read More

Teksa e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua te vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama, kamerat fokusuan edhe disa momente të sikletshme. Në kohën kur eskorta e Merkel u ndal në hyrje të Pallatit të Bridagave, ku jashtë priste edhe kryeministri Edi Rama, bodyguard nuk po hapte dot derën e makinës ku ishte zyrtarja gjermane. Pasi provoi disa herë që ta hapte, më në fund dera e ‘Mercedes Benz’ u ‘bind’ dhe më pas doli nga mjeti kancelarja. Po ashtu, një tjetër moment pikant ishte dhe mosrakordimi i kryeministrit Edi Rama…

Read More

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka pasur të lehtë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, ka qenë presioni amerikan që e ka detyruar Bashën të marrë këtë vendim. Blendi Fevziu: A mund ta bënte në një rrugë pak më gjithëpërfshirëse? A mund të thërriste Berishën të jepte argumentet e tij përpara grupit? Agron Gjekmarkaj: Procedura në vetvete që ka zgjedhur Basha nuk më bind, nuk më duket parimore, por nga pikëpamja morale ai ka treguar një fuqi si lider, një përgjegjësi të madhe dhe ai e…

Read More

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti kryeministri Rama.Dy zyrtarët gjatë takimit të tyre nuk harruan edhe rregullat për shkak të pandemisë, ndërsa u përshëndetën me një takim të grushteve. Pasi u ulën në poltronët e tyre, siç…

Read More

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë sot planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit. Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave. Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program. JCVI ka dhënë më parë se dhënia e dozave shtesë mund të fillonte në shtator. Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi janë kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm me automjetet e tyre. Sipas policisë ata u kishin marrë 200 euro secilit me premtimin për kalimin drejt vendeve të BE. Në pranga janë vënë S. R., 29 vjeç, banues në Tiranë, T. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 26 vjeç, banues në Librazhd, ndërkohë që po punohet për kapjen e P. M., B. M. dhe N. Q. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për…

Read More

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Rinas. Kancelarja u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20. I pari me të cilin do të takohet kancelarja do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritja do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel. Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale…

Read More